Kur ndjehem e kur nuk ndjehem i suksesshem e pozitiv ne mendime

Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime, sa do pasuri te kem, e sado grada shkencore, tituj e pozita, kur e perjetoi dhembjen e popullit t’im, qe po e shkaktojne pushtuesit sllave serbo-malazez dhe ata maqedono-greke. Ndjehem i suksesshem e pozitiv ne mendime kure me shkon mendja dhe rritet deshira e vullneti, qe se bashku me popullin tim ta fitojme lirine, unitetin kombetar e vellezeror dhe bashkimin e trojeve ne nje shtet shqiptar, qe ti eliminojme njehere e mire perqarjet ne baza politike, fetare, intelektuala dhe ne baza regjionale, te mos na sundojne e nenshtrojne lehte pushtuesit tane. Ky eshte suksesi ma i madh dhe mendimi ma pozitiv i imi dhe medoemos duhet te jete edhe per shqiptaret si komb.
Ndjehem i suksesshem dhe pozitiv ne mendime kur interesat kombetare i ve ne balle te prioriteteve te mija dhe nuk i shkeli e nuk i abuzoi ato per interesa personale, duke menduar pozitivisht se, cilat jane mundesite e mija personale qe ta jap edhe une, sa do pak kontributin t’im kombetar gjithnje ne vetepermbajtje nga cdo keqeperdorim, uzurpim dhe mashtrim, per te uzurpuar dy e me shume vende pune, ne dem te tjereve, duke u pasuruar permes rrugeve jo ligjore.
Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime kur profesionin t’im nuk kam mundesi e kushte te volitshme ta ushtroi me deshire e me vullnet, qe t’i perjetesoi e ti perjetoi te mirat e tije se bashku me popullin t’im.
Ndjehem i suksesshem dhe pozitiv ne mendime atehere kur une si mesues e jap kontributin tim per shkollen shqipe duke punuar ne edukimin dhe aftesimin e nxenesve e studenteve mbi baza te mirefillta kombetare, shkencore dhe mbi baza morale e njerezore, gjithnje duke ua ngjalle e perforcuar deshiren dhe vullnetin e forte te tyre per punen, mesimin, diturine, respektin, modestine, guximin dhe dashurine per atedhe e per liri, per familjen e per veten e tije. Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime sado pasuri te kem, grada, tituj e pozita,atehere kur i perjetoi thelle ne shpirte keqeperdorimet e popullit t’im nga politika shtetnore, nga partite politike, nga grupe te ndryshme fetare, nga abuzimi me drejtesine dhe ligjet e saje, ekonomine, shendetesine, arsimin, biznesin dhe fusha tjera me rendesi shoqerore e kombetare. Ndjehem i suksesshem e pozitiv ne mendime duke hedhur drite sa do pak mbi keto keqeperdorime dhe duke menduar per nje politike ma kombetare e ma shtetnore ne sherbim te vendit e te kombit, duke menduar per nje drejtesi te pa anshme per t’i mbrojtur te drejtat ne menyre te barabart per secilin, pa dallim feje e politike, pa dallim race e gjinie, pa dallim moshe dhe pa dallim pozite, duke menduar per nje mjekesi me humane, me efektive, qe mbeshtetet gjithnje e me shume ne parimet etike te Hipokratit, per nje ekonomi te zhvilluar per interesa te te gjitheve, pa keqeperdorime, uzurpime dhe pervetesime te paligjeshme te asaje, per nje edukim e arsimim me cilesor qe i ploteson kerkesat me te domosdoshme te gjeneratave te reja, mbi supet e seciles varet shpresa e te ardhmes tone kombetare. Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime kur neper shkollat tona e univerzitete leshohen deftesa e diploma me pare, ipen tituj e grada shkencore pa merita fare, sipas klaneve e perkatesive familjare e miqesore, kure hapen shkolla e univerzitete private pa kurrfar kriteresh, pa kurrfar cilesie e pa kurrfar kuadri adekuat.
Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime atehere kur kurset dhe trajnimet e shumta organizohen mbi baza te perfitimit e shperlarjes se parave, mbi baza te mashtrimit sa per tu marr para atyre qe i frekuentojne keto kurse e trajnime , me shprese se do te pergatiten per jeten e tyre. Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime, kur kurset e trajnimet i mbulojne ata qe nuk kane as pergatitje e as kritere profesionale per kurset dhe trajnimet qe i bejne, per ta dhene kontributin tyre ndaj kursisteve e te trajnuareve, te cilet paguajn para te majme dhe humbin kohe per keto kurse e trajnime, qe fare pak te mos them aspak, po tregojne suksesin e tyre per te cilin edhe funksionojne.
Lexuesi im i dashur, keshtu fillon e vazhdon pafundesisht ndjeshmeria apo mosndjeshmeria e sukseseve dhe mendimeve pozitive, per nje pjese te njerezve. Per pjesen tjeter, Zoti e befte mire! I juaj, mesuesi Ise


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje