Për ta ndryshuar gjendjen e pavolitshme kombëtare, duhet ndryshuar më parë sjelljet tona
Me keto sjellje qe po i bejme, nuk ndryshohet per te mire gjendja e kombit tone, perkundrazi thellohet e keqja edhe me shume. Çdo gjendje e cila na rrethon, shkak e ka sjelljen tone per ato qe pasojne.
Nuk mundet assesi te ndryshon per te mire gjendja jone kombetare, me sjellje te korruptuara, perqarese ne baza partiake, fetare dhe regjionale, me sjellje nenshtruese e poshtruese ndaj pushtueseve tane, me sjellje dinake, cinike e injorante ndaj miqeve tane, te cilet na perkrahen ne ditet me te veshtira. Nuk mbahen miqte me sjellje e veprime te korruptuara, duke lulzuar korrupcioni dita dites, trafikimi i supstancave narkotike,militantizmi partiak e diktatura. Nuk mbahen miqte me shitjen e pasurise se perbashket kombetare, me legjitimimin e krimineleve serb neper strukturat tona shoqerore, politike e shtetnore, me themelimin e zajednicave serbe, me falje tokash serbo-malazezeve dhe maqedono-grekeve duke i ndryshuar vijat kufitare ne dem te tokave tona.
Cili prej miqeve tane, tani per tani e mbrone themelimin e Bashkesise se Komunave shqiptare me kompetenca shtetnore te shqiptareve ne trojet e veta ne Greqi, Maqedoni, Serbi dhe te shqiptareve ne Mal te Zi. A i pranojne keto shtete Asociacione te tilla, sado presion te kene nga tjeret, edhe pse krahasuar me perqindjen serbe ne Kosove, perqindja e shqiptareve eshte shume fish me e larte ne trojet e veta te pushtuara nga serbo-malazet dhe nga maqedono-greket?! Cili prej fqinjeve tane pushtues e pranon demarkacionin e kufinit, te thellohet ne teritorin e tyre, edhe pse ky teritor eshte i mbuluar mbi 50% apo 100% me trojet tona, siq po pranojne politikanet tane te mjere ne koke e ne shpirte?! Cili prej miqeve do te na perkrah, tua marrim trojet e tyre fqinjeve tane?! Cili prej miqeve do te na perkrah, siq po i perkrahin fqinjet tane pushtues sllavo-grek dhe po u apin perparesi per pranimin e tyre ne Europe, edhe pse duar e kembe i kane te lyera me gjakun e popujve te ballkanit, e sidomos me gjakun e shqiptareve?!
Lexuesi im i dashur eshte e kote pritja, qe te ndryshohet diçka per te miren e kombit tone, me keto sjellje qe po i bejme si komb, si politike, si shtet, si histori e si teritor gjeografik, duke u nenshtruar marrezisht e poshtersisht ndaj pushtueseve tane, ndaj kerkesave te Europes e nderkombetareve pergjithesisht, edhe kur nuk kane aspak te drejte, me kerkesat dhe qendrimet e tyre. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!