Kure i vleresojme tjeret nuk eshte mire te jemi tendencioz ne vleresime

Bindjet tona per njerezit i formojme permes te verejturit te thjeshte e sistematik, permes thash e themeve e paragjykimeve, me tendenca te ndryshme dhe ne baze te saje i gjykojme ata, per te mire apo per te keqe. Vleresimet per njerezit, te cilat mbeshteten ne te verejturit e thjeshte, ne thash e theme e ne paragjykime me tendenca te ndryshme, nuk jane te sakta, sepse nuk mbeshteten ne argumente dhe fakte te verteta bindese e te verifikuara, te cilat dalin permes te vrejturit sistematik shkencor, por jane nje fushate e ulte me tendence per ta perbaltur personalitetin e dikujt, duke e ngritur veten ne dem te tjereve. Fatkeqesisht çdo gjykim qe e bejme per njerezit, ma shume mbeshtetemi ne te dhenat qe i marrim permes te verejturit te thjeshte, thash e themeve dhe paragjykimeve tendencioze, se sa ne te dhenat e argumentuara qe dalin nga te verejturit sistematik shkencor, te kontrolluara mire e te verifikuara ne kohe. Qasja e verojtimit te thjeshte, na bene te gabojme shpesh gjate vleresimit tendencioz te njerezve, per te mire apo per te keqe, duke i perforcuar pozicionet tona personale, kundra e pro tjereve . Sa shume ka marr hov dhe sa shume po zene hapsire dita dites, vleresimi tendencioz ne mesin e shoqerise sone kombetare, pro e kontra tjereve, per ti pozicionuar favorshem interesat dhe autoritetin personal.
Lexusi im i dashur, nuk eshte mire ti gjykojme tjeret ne baze te verejturit te thjeshte, thashe e themeve dhe ne baze te paragjykimveve, sepse vleresimet tona dalin shume subjektive, shume qesharake, te pa argumentuara dhe tersisht genjeshtra, qe behen ne dem apo ne favor te autoritetit te tjereve, per interesa personale. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje