Shpirti i smuar i nje shoqerie sjelle pasoja te medha kombetare e njerezore

Politika dhe grupacionet e ndryshme politike, fetare, profesionale, shkencore, familjare e individuale, te cilet e posedojne nje shpirt te smuar, me doemos sjellin pasoja te medha kombetare e njerezore ne pergjithesi. Brenda atij shpirti qe e posedon shoqeria, bashkejetojn edhe shpirtrat e grupacioneve te permerndura me larte. Te gjithe shpirtrat ne fjale, qe bashkjetojne ne mesin e nje shoqerie me shpirt te smuar, infektohen me ate smundje shpirterore qe e posedon shoqeria dhe e perhapin gjithnje e ma shume, edhe pse disa bejne perpjekje qe ta sfidojne kete smundje infektive shoqerore, qe mos te infektohet shpirti i tyre i paster dhe i shendetshem.
Kur shpirti i nje shoqerie eshte i smuar, kjo shoqeri nuk ka guxim te perballet me ndryshime, me risi, nuk i perballon dot sfidat qe i dalin para, sepse i mungojne aspiratat, vullneti, deshira, kombengulesia, guximi dhe projektet per ti quar proceset perpara. Kjo shoqeri nuk i beson te tashmes dhe te ardhmes, nuk ndjehet pjese e nje organizimi shoqeror, pjese e nje pergjegjesie per te miren e kombit, vendit dhe shtetit, pjese e nje pergjegjesie kolektive, pjese e nje sakrifice te interesave personale, ne dobi te atyre shoqerore e kombetare.
Shoqeria jone shqiptare gjithnje e me shume po perfshihet nga ky shpirt i smuar dhe shume i lige, ku gjithnje e me shume po humbet besimi tek e ardhmja e kesaj shoqerie, tek e ardhmja individuale, familjare e kolektive. Nuk pranohen ide te reja, ndryshime te mundeshme e te domosdoshme per vendin, nuk merren pergjegjesi kolektive, personale e kombetare. Gjithnje e me shume njerezit po fokusohen rreth interesave personale egoiste, ne dem te atyre shoqerore e kombetare. Askush nuk merr pergjegjesi te mirefillt per interesat e pergjitheshme shoqerore e kombetare. Kjo shoqeri po ecen gjithnje e me shume drejte rrugtimit, ku secili eshte fokusuar me pergjegjesit qe i posedon, drejte mireqenjes personale e familjare, duke harruar tersisht pergjegjesine kolektive e kombetare per interesat e veta egoiste.
Secila shoqeri e cila ka ece rrugtimit te vete me nje shpirte te smuar, ka falimentuar me pasoja e me gjakderdhje te medha. Shembuj te tille, neper periudha te ndryshme historike, ishin fundosjet me pasoja e gjakderdhje,. te shume perandorive te ndryshme neper periudha historike.
Nje shoqeri e smuar shpirterisht e humb rrugen e saje te zhvillimit, perparimit dhe persosjes ne baza kolektive, shoqerore, kombetare, familjare dhe individuale, sepse nuk posedon me kurrfar force, qellime e projekte, per ti quar proceset e zhvillimit perpara. Ne vende te aspiratave te verteta per zhvillim e perparim te barabart e te gjitheanshem shoqeror e kombetar, vershon me parulla boshe e te pakuptimta te cilat i shkatrrojne idealet e nje shoqerie, idealet e nje kombi, e nje grupacioni politik e fetar, profesional e shkencor, familjar e personal.
Simptomat e nje shoqerie te smuar jane, korrupcioni, amoraliteti, trafikimi me qenje njerezore, trafikimi i substancave narkotike, devalvimi dhe poshtrimi i drejtesise, ekonomise, shendetesise, edukimit, arsimit, bujqesise, tregtise, devalvimi i punsimit, papunesia fare, punesim ne baza partiake, e jo ne baza te shendosha profesionale, devalvimi i emrimit te atyre njerezve neper pozita dhe pergjegjsi shoqerore e kombetare, te cilet nuk i meritojn ato pergjegjesi, shkatrrimi i pasurise shoqerore e kombetare ne favor te interesave personale, pergatitja e sherbimit policor qe te sherbej ne baza partiake dhe nje numur i pa fund i smptomave te smundjes shpirterore qe e karakterizojne nje shoqeri e cila eshte e smuar shpirtnisht.
Lexuesi im i dashur, per ta sheruar nje shpirt te smuar shoqeror, me pare duhet te nisemi nga vetevetja, qe ta ndertojme nje shpirt te shendetshem e sa me te paster personal, profesional, familjare, institucional, shkencor, politik, fetar, kombetar dhe shtetnor. Per ndryshe do te fundosemi edhe vete ne plehrat e pa fundme, te smundjeve shpirterore qe e kane perfshire nje shoqeri te smuar. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje