Respekti mes femres dhe mashkullit po devalvohet

Per tu shkeputur sa me shume nga niveli i botes se kafsheve, femra dhe mashkulli, ne mesin njerezor duhet te respektohen sa ma njerezisht e moralisht mes veti, qe ta kemi nje shoqeri te shendetshme, te zhvilluar e ma produktive. Femra dhe mashkulli qe respektohen, perkrahen, bashkpunojne me njeri tjetrin pa prapaskena te motivuara nga egoja e ndjenjes seksuale, tregojne nivelin e tyre, se sa te njerezishem e te ngritur jane ne raport me njeri tjetrin e me veteveten. Mashkulli dhe femra qe nuk trajtohen njerezisht mes veti, i kane humbur virtytet njerezor dhe jane tretur pas botes se deformuar seksuale , e cila gjithnje e me shume po i konkuron njerezishmerise dhe nderit tone personal, familjar e kombetare.
Sote gjithnje e ma shume, ka tendence mes gjinise femrore dhe mashkullore, te vleresohen mashkulli dhe femra vetem nga kendveshtrimi i botes seksuale, duke i lene pas dore shume vlera qe i posedojne keto dy gjini. Si, vlerat shpirterore, morale, kombetare, intelektuale, humane, shendetesore, profesionale, bashkeshortore, familjare dhe prindore, qe duhet ti posedojne ne nivel te duhur te dyja palet. Me nje fjale gjithnje e ma shume po behet mode, nderrimi i partnereve, bashkjetesa me partnerin, divorcet mes tyre, vetem e vetem per ti plotesuar deshirat e pa fundme dhe te deformuara seksuale. Ky vrap i pakontrolluar, gjithnje e me shume, po e dehumanozon çdo raport njerezor mes mashkullit dhe femres, mes detyrave, obligimeve e pergjegjesive, qe duhet ti kene ndaj njeri tjetrit, qe mos ta eksplorojne njeri tjetrin pameshirshem e ne menyre te eger, duke e lene me shpirte te thyer e te shkatrruar tersisht, njera pale tjetren dhe femijet e tyre. Kesaje dukurie i thuhet tersisht, zhveshje nga obligimet e pergjegjesite qe dalin ndaj njeri tjetrit. Kuptohet viktime ma e madhe e ketij raporti te deformuar njerezor eshte femra, te ciles po i qiten kushte nga te gjitha anet qe te viktimizohet me dashje e pa dashje.
Sa ma e ulte vetedija e nje shoqerie, sa me e ulte baza ekonomike, sa me e madhe vareferia, papunesia, aqe me shume humbet shpresa, shtohet stresi, humbet besimi ne vetevete, ku personit nuk i mbetet gje tjeter vetem te merret me ato sjellje e veprime te cilat e manifetojne gjendjen ma stresuese dhe shpirtin e smuar. Ne pamundesi qe te gjendemi sa me drejte neper situata te ndryshme njerezore, ne jipemi pas atyre rrugeve qe na deformojne ma se shumti, si qenje te vetedijshme shoqerore dhe vertete bijme ne pozita qesharake e te ulta, si alkoholiqar, si te droguar, si te pamoralshem, duke ia kthyer shpinen te gjitha gjerave ma njerezore qe nga vetevetja, familja, shoqeria, profesioni, vendi i punes dhe kombit ne pergjithesi.
Lexuesi im i dashur, nese kemi deshire te shkeputemi nga bota e kafsheve dhe te dallojme ne raport me te, duhet ta respektojme sa me njerezisht palen e kundert gjinore, njejte ate mashkullore dhe ate femerore, duke i humanizuar sa ma shume raportet ndernjerezore mes veti. I juaj, mesuesi Ise

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje