Statusi i femres ne shoqerine shqiptare eshte i neperkembur

Qe nga perfundimi i kohes se materirkatit femra nuk e ka statusit te cilin e meriton ne mesin e nje shoqerie. Ajo po neperkembet nga te gjitha menyrat dhe personaliteti i saje nuk po respektohet si personalitet i barabart me mashkullin. Kjo gjendje e pa barabart, dukshem po manifestohet edhe ne ditet e sotme ,ne mesin e shoqerise sone shqiptare. Nese gjysma e kombit nuk e gezon lirine e plote dhe trajtimin e barabart, assesi nuk ka mundesi te perparoi shoqeria jone, vendi, fushat e ndryshme jetesore politiko- shoqerore, familjare dhe individuale e kombetare. Kur e theme kete jam plotesisht i bindur, se e tere bota njerezore, ze fille e zhvillohet qe nga barku i nenes e derisa te pavaresohet tersisht per te jetuar, pa perkujdesin e madhe te nenes dhe prindit tjeter, nuk do te kishte kurrfar mundesije per te jetuar me gjate. Sipas statusit dhe respektit qe e posedon femra ne familje e ne shoqeri, te njetin statues do ta kete edhe bota femijerore, e cila rritet e zhvollohet ne duarte e nje nene. Nje nene, nje bashkeshorte e pa trajtuar mire, me nje nivel te ulte arsimimi, me nje pozite nenshtruese, e pa punesuar, apo verja e kushteve ne punesim e ne shkollim dhe me nje shendet jo te mire fizik e psikik, eshte e pamunder te kete edukim dhe zhvillim te drejte e te mirefillt bota e femijeve tane, mbi te cilet i vare shpresat kombi yne.
Pozicioni i femres ne familje eshte i neperkambur si bashkeshorte, e cila trajtohet vetem si amvise, e jo si intelektuale me te drejta te barabarta ne raport me bashkeshortin. Si nene gjithnje e me shume po i bije vlera dhe po trajtohet nga femijet e vete, si nje person e cila eshte e detyruar vetem tu sherbej femijeve e jo te gjene perkrahje nga ata, qe edhe nena e tyre te kete kohe te merret me punet e veta personale, intelektuale, politike e rekreative. Krahas kesaje pabarazie edhe femra po eskalon me sjelljet e saje destruktive si bashkeshorte e si nene, ku shpeshehere eskalon situata ne menyren me te devalvuar ne mes bashkeshorteve qe nuk kane respekt te dyanshem, qe nuk kane respekt te duhur mes femijeve te tyre. Me nje fjale krijim i nje rremuje ne familje, ku eshte humbur tersisht respekti, mirkuptimi dhe trajtimi i barabart ne mes veti, si bashkeshort e si trup familjar.
Po ashtu edhe ne vendin e punes femra nuk e ka te njetin status dhe trajtim si te mashkullit, nuk e ka nje trajtim intelektual, profesional, kolegial e njerezor, por ka tendenca qe ajo me shume te trajtohet e keqeperdoret si mjet dhe vetem si prone seksuale e dikujt . Kjo dukuri deviante shoqerore e kombetare, po perhapet neper organizata punuese shtetnore e me theks te veqant neper ato private. Permes ketij trajtimi te botes femerore, gjithnje e me shume po i ulet autoriteti, integriteti dhe po i devalvohet ne radhe te pare presonaliteti dhe karakteri i femres nga mashkulli, po devalvohen marrezisht pergjegjesite qe dalin nga vendi i punes, po devalvohen raportet ndernjerezore, po ulet produktiviteti i ndermarrjeve punuese, te cilat po shkojn drejte falimentimit dhe shkatrrimit te prones dhe pasurise shoqerore dhe asaj private, permes keqeperdorimit moral, njerezor e profesional te paleve dhe permes keqperdorimit material e pronesor ne vendin e punes ku punojne palet. Po devalvohet dhe perulet personaliteti professional e pedagogjik i udheheqesit, i mesimdhenesit, i mjekut, i gjykatesit ,i avokatit dhe i udheheqesve ne segmenetet tjera shoqeroro-politike ne nivel komune dhe ne nivel shtetnor, duke i shfrytezuar pozitat dhe pergjegjesite e veta ne deme te statusit te femres sone shqiptare. Femra shqiptare edhe ne politike e ne vendet tjera udheheqese, nuk eshte e barazuar me mashkujt, por e trajtuar si eshte me keqe, e injoruar dhe e perbuzur si personalitet ne aspektin professional, moral, human, politik e kombetar, duke u veshtruar nga shume kush, vetem nga kendveshtrimi eksploatus, si objekt seksual per matrapaz, e shume pak apo aspak e trajtuar si qenje njerzoe, e barabart me mashkullin. Vertete gjithnje e me shume kjo qasje ndaj femres po manifestohet, permes vendit te punes se saje, permes notes gjate shkollimit, permes diplomave e gradave shkencore, permes pozites e shume gjerave tjera fyese e devalvuese per autoritetin e saje.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha te respektohet autoriteti e personaliteti i femres sone, te barazohet me boten mashkullore, te shkollohet e te punesohet pa kushte, te zgjidhet neper vende udheheqese, sipas aftesive qe i ka e jo sipas kushteve qe i parashtrohen, te perkrahet e te ndihmohet profesionalisht e politikisht ne shoqeri e ne familje dhe vertet te jete e barabat me mashkullin, nese e deshirojme nje shoqeri e nje komb komplet te shendetshem e perparimtar. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje