Duhet kontrolluar thjerzat me te cilat e perceptojme realitetin e kesaje bote

Thjerzat tona, jane ato qe na imponojne menyren e te perceptuarit te kesaje bote. Menyren e sjelljeve dhe veprimeve tona ne raport me te, e ne raport me veten. Sipas menyres se te perceptuarit, bejme edhe interpretimin e realitetit te kesaje bote, natyrore, shoqerore dhe shpirterore.
Secili duhet ta kuptojme se nuk ka persosmeri te vertete ne kete bote, e cila eshte e ndare nga jeta e perditshme dhe ndikimi i saje tek ne.
Jeta i ka sfidat e saje te cilat duhet perceptuar sa me drejte, per ti kapercyer me sa me pak pasoja apo tersisht ne favorin tone personal, familjar, shoqeror e kombetar.
Per ta bere nje perceptim te drejte, duhet te kemi kujdes se me cilat thjerza po sherbehemi, me te huajat apo me tonat, per ti perceptuar sfidat qe na dalin para. Thjerzat ka nevoje te riparohen perhere, nese nuk deshirojme ta deformojme realitetin e kesaje bote, per e kunder interesave tona personale, nese nuk deshirojme ta deformojme karakterin etik e njerezor dhe personalitetin ne pergjithesi, nese nuk deshirojme te gjunjezohemi para sfidave qe naj sjelle jeta dhe te tretemi ne to si qenje e gjalle por pa kurriz.
Lexuesi im i dashur, nese nuk kemi kujdes se, me cilat thjerza po sherbehemi , me tonat apo te huajat per ta perceptuar realitetin kesaje bote me plote sfida, do te tretemi, do te deformohemi dhe do te zhgenjehemi nga iluzionet e pafundme mashtruese gjate kesaje jete. I juaj mesuesi Ise

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje