Kemi apo nuk kemi nevoje per edukate njerezore

A ka ne bote njeri te paster si loti?! A ka njeri qe eshte tersisht pa te meta?! A ka njeri qe eshte tersisht i shejte?! A ka njeri qe nuk posedon sepaku nje veti te kafshes, mos ma shume?! Njerezit e kesaje bote, pa perjashtim racor e fetar, politik e kombetar, posedojne me t`metat dhe perparesite e tyre, kush ma shume e kush ma pak. Genjehen te gjithe njerezit e kesaje bote qe mendojne se jane tersisht te paster, pa gabime dhe pa t`meta. Lum ata qe bejne perpjekje gjate jetes, ti zvoglojne gabimet e tyre, sa te jete e mundur! Mjere ata qe jetojne me gabimet e veta dhe i persosin ato gjate jetes, duke i kriminalizuar e dehumanizuar, ne dem te tjereve e te vetevetes! Sa kemi nevoje te keshillohemi me tjeret dhe edukohemi nga shembujt e mire human e njerezor qe i bejne ata. Shume e lumtur, e kendeshme dhe produktive do te behej jeta, kure arrijme te edukohemi sa ma njerezisht, sa ma kombetarisht, moralisht, te edukohemi me i dashte tjeret, me bashkpunuar me ta, me e dashte punen, dijen, te edukohemi si guximtar ne mbrojtje te virtyteve njerezore, ne mbrojtje te lirise e atdheut tone, edhe kur ka nevoje te sakrifikohemi duke u perballur me armiqte tane, te edukohemi ti rrespektojme miqte, familjen, farefisin pa perjashtim, i madhe e i vogel, burr e grua, fetar e politikan, intelektual e shkenctar, ne tere rruzullin toksor e sidomos ne trollin tone shqiptar, ku flitet shqip e nuk po jetohet shqip, per ta bere nje jete si njerez te barabart dhe me dinjitet, e jo si njerez te pergjakur nga te huajt, te nenshtruar e te poshtruar nga ata.
Lexuesi im i dashur, edukata eshte virtyti yne me i larte njerezor, pa te cilen nuk ka jete te barabarte e njerezore. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje