Si mundet te na buzeqesh fati

Nese dojme te na buzqesh fati, secili prej nesh, ma pare duhet t´a dijme se nuk mund t´i kemi te gjitha gjerat te cilat na pelqejne, andaj duhet te mesohemi e te knaqemi me ato qe i kemi dhe te punojme pa rreshtur per ato qe i deshirojme. Po qe se nuk e kemi kuptuar kete parim jetesor, mund t´a veshtrojme boten ne menyre pesimiste, te erresuar me ngjyra deshperuese, mbushur me zhgenjime e deshtime , duke e humbur shijen per jete dhe kuptimin e saje, pa na buzeqeshur aspak fati.
Nje fat i buzeqeshur ne pjesen me te madhe te rasteve, varet nga gjendja e veqante qe e posedojme ne boten e brendshme shpirterore, se sa nga ngjarjet e jashtme jetesore qe na ndodhin. Jeta eshte e mbushur me ngjarje te ndryshme, me gezime, me krenari e lumturi, me hidherime e shqetesime emocionale. Nese kemi vullnet te dobet, kurajo jo te duhur dhe menquri e pervoje te pamjaftueshme jetesore, u dorezohemi atyre ngjarjeve jo te kendeshme ne menyre passive, duke pajtuar me to dhe me goditjet e tyre te ndryshme.
Nese kemi vullnet te forte, kurajo te duhur, dituri e pervoje te mjaftueshme, fati dhe lumturia eshte ne duar tona, sepse timonin e ekzistences jetesore e drejtojme nga dojme ne, e jo nga na qojne rrethanat. Per t´a drejtuar kah deshirojme ne, timonin jetesor pa veshtiresi, duhet t´a kemi te kjarte qellimin dhe deshirat tona se çka dojme te arrijme gjate jetes. Kur qellimin dhe deshirat tona jetesore i kemi te kjarta, sado te veshtira qofshin rrethanat ne te cilat jetojme e veprojme, prap se prap e arrijme qellimin.
Fatkeqet jane njerez qe u frikesohen rrethanave jetesore dhe jane shume te rrembyeshem dhe bijne shpejte ne panik, para rrethanave jetesore qe u ndodhin. Ata jane njerez pa iniciative, nuk kane qellim te caktuar e deshira te kjarta per jeten dhe asgje nuk ndermarrin per t´a ndryshuar fatin e tyre jo te mire. Jane te paqendrueshem dhe dorezohen para qdo sprove.
Ndersa njerezit qe u buzeqesh fati, jane njerez aktive perplote deshira me qellime te kjarta ne jete dhe çdo gje qe e deshirojne, e provojne me kemngulje ta arrijne per te miren e fatit te tyre.Jane te guximshem dhe ballafaqohen me situata ta renda e te veshtira, para te cilave nuk dorzohen e nuk zhgenjehen fare. Lexusi im i dashur, njerezve qe u buzeqesh fati mund te pesojne ndonje permbysje, por kurrsesi nuk e pranojne zhgenjimin.
Eshte gabim i madh nese besojme ne buzeqeshjen e fatit te rastesishem. Fati nuk vie vetvetiu, por ai eshte i varur nga vullneti, deshira, guximi dhe qendrueshmeria jone para rrethanave, qe na sfidojne gjate jetes. I juaj, mesuesi Isë

PëlqejShiko më shumë reagime

Komento

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje