Pasojat qe dalin nga stresi i pakontrolluar
Jeta po behet gjithnje e me dinamike duke na obliguar me sa me shume detyrime qe t´i kryejme per nje kohe te shkurte.
Gjate jetes ballafaqohemi edhe me rrethana te llojllojshme, te cilat ndodhin per shkak te gabimeve tona dhe dukurive natyrore e shoqerore, si psh: humbjen e te dashurve tone, humbjen e pasurive te ndryshme, karrieres, autoritetit, vendin e punes, pamundesite qe te arrijme gjerat te cilat i deshirojme, humbjen e shendetit, prishjen e raporteve ne mes njerezve e anetareve te familjes dhe shume rrethana tjere vertete stresuese.
Perballja me ndonjeren prej ketyre rrethanave dhe perballja me detyrat e shumta qe i ka jeta, mund te sjellin emocione te dhimbshme e te mbushur plot me ankth e presion qe mund te shkaktojne semundje te llojeve te ndryshme trupore dhe psikike.
Sjelljet e parendomta qe nganjehere i bejme dhe semundjet e ndryshme qe mund te na ndodhin, jane pasoje e streseve te shumta qe nuk mund te kontrollohen dhe perballohen lehte.
Stresi nuk mund te evitohet plotesisht dhe nuk eshte e dobishme te evitohet teresisht, por duhet te kemi kujdes qe ai te jete sa me i balancuar dhe mos te dale nga kontrolli.
Perjetimi i rrethanave te ndryshme jetesore, si te rrezikshme per mireqenien tone fizike e psikike gjate jetes, quhet stres.
Stresi i pakontrolluar, shkatrron te gjitha begatite jetesore ne trupin tone fizik e shpirteror, duke bere qrregullime serioze ne tensionin e gjakut, ritmin e punes se zemres, nivelin e sheqerit, qrregullimin e organeve te tretjes, renien e imunitetit, astmen, probleme neuro-muskulore dhe skeletore, semundje te lekures, nderlikimin ne shtatzeni, veshtiresi ne funskionimin seksual, demton proceset e kujteses, veshtireson te mesuarit, perqendrimin e vemendjes, veshtireson te gjykuarit e drejte dhe objektiv, veshtireson gjumin dhe sjell depresionin i cili manifestohet me humbjen e fuqise trupore e shpirterore e cila percillet me nje lodhje totale dhe pa shprese per te jetuar.
Per t’i evituar keto qrregullime serioze qe shkaktohen nga stresi i pakontrolluar, eshte mire qe stresin ta kontrollojme dhe menagjojme duke e mbajtur ne nje gjendje te balancuar permes formave te ndryshme te meditimit, relaksimit te muskujve, duke shetitur ne natyre dhe shoqeruar me bukurite e saj te pafundme e me ajrin e fresket. Edhe biseda me tjeret, ndihmon shume qe ta perballojme stresin.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!