Pasojat jane te dyfishuara nese nuk mesojm prej gabimeve tona
Gabimet qe i bejme nuk kthehen më dhe pasojat qe ndodhin per shkak te tyre, nuk ndalen dote.
E pamundeshme eshte te permiresohet tani, humbja mbi 80% e teritorit tone, humbjet ne njerez, gjakderdhjet, turturat, poshtrimet dhe dhunimet e shkaktuara neper kohe e shekuj. Humbjet ne kulture, ne gjuhe e ne zakonet tona qe i patem dikure, e qe si kemi tani. Me nje fjale, siq i kemi humbur mbi 80% te teritorit, po me ate perqindje i kemi humbe edhe vlerat tona qe i kishim ma pare, per shkak te gabimeve tragjike, qe i benim duke vrapuar pas pushtuseve, duke sherbyer per ta dhe duke harruar veten fare.
Tani e tutje do te thellohen edhe më shume pasojat, nese nuk mesojme nga gabimet e se kaluares, nese i perserisim prap ato dhe nese nuk i korigjojm tersisht sjelljet, te mos shkojne ne favor te pushtueseve e ne dem tonin.
Lexuesi im i dashur, perseritja e gabimeve eshte gabim akoma ma i madhe e i shumfishuar, qe na mbane edhe metej ne rrugen vetshkatruse, me pasoja edhe ma te medha. Ky mesazh vlene per korigjimin e gabimeve personale, familjare, institucionale, politike, fetare, intelektuale e profesionale dhe shtenore e kombtare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!