O Atdhe! Më je i dashur sa më ska, më je nënë, më je motër, më je vëlla-N.F
25. 09. 2024
Kjo thënje e urtë, shpreh një ndjenje të thellë për atëdheun dhe një ndjenjë të lidhjes së fortë emocionale me vëndin e origjinës. Atdheu përshkruhet si një baba i dashur dhe i afërt shpirtërish e emcionalisht, si një nanë, motër dhe vëlla, duke theksuar lidhjen e ngushtë dhe dashurinë ndaj vëndit të vetë, njëjtë si ndaj antaëve të familjes. Po ashtu kjo thënje shfaq ndjenjen e respektit e dashurisë së madhe dhe ndjenjen e thellë shpirtnor të përkatësisë ndaj atdheut.
Ata që nuk e vlerësojnë atëdheun ose e tradhtojnë ate, mund të kenë pengesa emocionale, sociale, shpirtërore, intelektuale, morale apo politike, brenda vetëvetës, të cilët i bënë të ndjehen të distancuar ose mospërfillës ndaj atëdheut. Një faktor tjetër, mund të jetë ndikimi i sjelljeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve negative e shkurtëpamëse, që e nxisin ndjenjen e mosbesimit ndaj vëndit të tyre. Në raste tjera, ka të bëj edhe tradhtia nga mungesa e ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe vlerat që i ka atëdheu.
Po ashtu ndikim të madh negativ ndaj atëdheut, ka edhe mosnjohja sa e si duhet e historisë sonë kombtare nëpër shekuj e dekada, mos njoha e pasojave që i ka përjetuar populli ynë nga luftra të ndryshme gjatë historisë dhe mosnjohja e coptimit të madh të atdheut nga pushtusit tanë, të vjetër e të rinjë. Po ashtu, Interest e ngushta egoiste përsonale dhe politika e gabuara, mund të qojnë deri te akti i tradhtisë së popullit që i takon dhe tradhtisë së atëdheut ku jeton. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!