Nuk mund te behet reforme cilesore ne arsimin tone kombetar me keta politikan qe i kemi ne balle
Isa Thaçi
Reforme celesore ne arsim nuk mund te behet me militant partiak qe mese paku jane te pergatitur ne menyre profesionale per te bere reforme te duhur, cilesore, racionale dhe te mundeshme per realitetin tone kombetar, per nevojat e ngutshme te vendit dhe per lemije te shumta deficitare qe i mungojne vendit tone ,te cilat jane te domosdoshme te jetesohen sa me pare ne skenen tone kombetare edukativ e arsimore.
Nuk mund te behet reforme e drejte, cilesore dhe e verifikuar shkencarisht ne fushen e edukimit dhe arsimimit tone kombetar, pa pjesemarrjen aktive te pedagogeve ne radhe te par, psikologeve ne radhe te dyte, sociologeve dhe filozofeve ne radhe te trete, te cilet jane kuadrat me te pergatitur profesionalisht, moralisht e kombetarisht qe te merren me hulumtimin, studimin dhe argumentimin e problemeve te ndryshme te arsimit e problemeve tjera shoqerore dhe te konstatojne shkencerisht se ku duhet bere e si duhet bere reforma.
Ne cilen fushe te arsimit duhet intervenuar më pare, ku duhet ndryshuar e zavendesuar e vjetra me te rene, ku duhet futur drejtime te reja deficitare te shkollave profesionale, te cilat na mungojne per tregun bashkohor, qe te jemi konkurente ne treg. Kemi apo jo potencial ekonomik e kadrovik per ti bere realitet ndryshimet, e jo te na mbesin deshira te shkruara vetem ne leter.
Fatkeqesisht ne balle te reformave ne arsimin tone kombetar gjenden partiak qe dijne vetem te perkulen partiakisht dhe nuk kane kurrfar pervoje profesionale e shkencore dhe kurrfar pervoje praktike ne fushen edukative e arsimore, per ti dal zot reformimit te duhur , te domosdodhem e te suksesshem ne edukim e arsim.
Ata qe i patem ne balle te reformes dhe keta qe i kemi tani gjate ketyre 20 viteve me radhe, nuk kane patur potencial professional- intelektual e nuk kane dhe sote, nuk kane dijte dhe nuk e dijne te bejne reforma te duhura, cilesore, reale, objektive , racionale dhe te mundeshme ne arsimin tone kombetar.
Ka qene e ditur, eshte dhe tani se nuk mund te priten risi dhe reforma te duhura qe shkojne ne interes te arsimit tone kombetar, ne interes te nxenesve e studenteve dhe ne interes te shoqerise ne pergjithesi, kur ne balle te arsimit e te reformave gjenden jurista, ekonomista, kimista, biolog, ingjinjer dhe matematicient! Jo bre nuk pritet prej tyre diçka me vlere, perpos shkaterrimit te bazes se edukimit e te arsimit, sepse kjo kategori e profesioneve nuk e ka per destinim studimin e hulumtimin shkencor te edukimit dhe arsimit tone kombetar.
Eshte turp i madh per politikbersit e arsimit, të mos i kemi ne balle te tije, njerezit e pergatitur shkencarisht e profesionalisht per qeshtje edukative e arsimore dhe per reforma ne arsim!
Si eshte e mundur qe kete pergjegjesi te madhe kombetare mos ta kene ne duar te veta pedagoget e psikologet tane ne radhe te pare si profesionist te pergatitur enkas per arsim e qeshtje tjera shoqerore, sociologet dhe filozofet ne radhe te dyte, qe e kane deshmuar veten shkencarisht e kombetarisht se e meritojne te jene ne balle te arsimit tone kombetar dhe ne balle te hulumtimit, studimit dhe argumentimit te qeshtjeve te ndryshme shoqerore?!.
A mund te barazohen vlerat e pergatitjes profesionale te pedagogeve, psikologeve, sociologeve e filozofeve per qeshtje te ndryshme te edukimit e arsimit me juristet , kimistet ingjinjeret, matematicientet, ekonomistet, biologet, politikanet te cilet pak apo aspak kane informacion shkencor per arsimin e edukimin?
Do te ishte qesharake, e turpshme dhe tragjike per mjekesine, per ekonomine, per bujqesine, per drejtesine, per biologjine, kimine, matematiken, ingjinjerine, arkitekturen dhe per shkencat ushtarake, te vehen ne balle te tyre pedagoget, psikologet, sociologet dhe filozofet, dhe tua besojne atyre te bejne reforma neper keto fusha te ndryshme, qe jane jetike per te ardhmen e kombit tone, siq eshte jetike e mbijetike fusha e arsimit dhe edukimit, ku e kane vendin te marrin pergjegjesi profesionale studjusit e shkencave shoqerore filozofike, pedagogjike, psikologjike e sociologjike.
Eshte veprim i pamenqur, te priten reforma cilesore e te qelluara me militant partiak ne balle te arsimit tone kombetar, te priten trajnime efektive e te persosura te puntoreve te arsimit nga ata qe kane nevoje per veti te trajnohen e te pergatiten si duhet per mesimdhenje e per mesimnxenje! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!