Shkolla shqipe mes te kaluares dhe te ardhmes

Isa Thaçi
 22 Janar 2016

E kaluara e shkolles shqipe dhe e ardhmja po bejn perpjekje mes veti, qe secila ta terhjeke ne komoditetin e vete.

E kaluara e saje edhe pse e vjetruar tej mase, po ngul kemb qe ta ngulfate ne brendine e rehatise dhe komoditetit brenda vetes, qe tani ka kaluar ne rutine e ne shprehi te perditshme, te cilat nuk kerkojne aqe angazhim e perpjekje qe e trazon stafin menagjues, mesimdhenes dhe nxenesit e studentet per nje menagjim, mesimdhenje e mesimnxenje me cilesor, perkundrazi po e pengojne depertimin e se ardhmes me vlerat e cilesite e saje.

Dukurite e kesaje force terheqese po manifestohen dukshem te mos them po mbizotrojne ne shkollen shqipe, me nje numer te madhe nxenesish neper klase, me mungese te kabineteve e mjeteve mesimore sipas lendeve te ndryshme, me nje angazhim te mesimdhenesit si ligjirues i lendes e me nxenes pasiv si degjues te lirigjirates, me mjete gati thuja te vetme te mesimit tabela, shkumsi, shpuza e teksti mesimor.

Dukurite e kesaje force terheqese po manifestohen dukshem edhe permes planprogrameve, teksteve, doracakeve metodik dhe literatures ndihmese shkollore, qe i ka tejkaluar koha dhe nuk ofrojne cilesi sipas nevojes se nxenesve e studenteve qe te pergatiten e te jene konkujrent ne treg.

Testimi, cilesimi e notimi i nxenesve dhe studenteve po behet ende me shume ne forme fushate, duke u mbeshtete mbi bazen e aferise familjare e farefisnore, mbi bazen partiake e korruptive, ne vend qe te mbeshtetet mbi instrumetet dhe parimet shkencore pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodologjike te testimit, cilesimit e notimit bashkohor dhe vertete te arrihet nje pasqyre reale e objektive e suksesit apo mos suksesit te nxenesve e studenteve tane.

Pikpamjet, idete dhe bindjet e vjetruara te politikbersve te arsimit nga larte poshte jane bere pengese e madhe e depertimit te vlerave bashkohore ne menyren e organizimit me cilesor te procesit mesimor edukativ, ne menyren e bashkpunimit familje-shkolle dhe nxenes, ne menyren e bashkpunimit te arsimtareve mes veti dhe mes nxenesve, duke penguar punesimin e pedagogut dhe psikologut shkollor neper shkolla, si kuader i percaktuar dhe i pergatitur profesionalishte qe te sherbejne ne menyre profesionale per keto qesdhtje e qeshtje tjera me vlere e shume delikate per shkollen.

Mungesa e pedagogut shkollor dhe psikologut dhe mungesa e sherbimit te tyre profesional pedagogjiko-psikologjik neper shkollat tona, e ka zbehe tejmase bashkpunimin professional e adekuat familje-shkolle dhe nxenes, bashkpunimin adekuat mes arsimtareve dhe bashkpunimin mes nxenesve . Kjo zbehje po i sjelle kokqarje shkolles, mesimdhenesve, nxenesve e familjareve ne arritjet e duhura te suksesit ne mesimdhenje e mesimnxenje.

Nuk depertojne risite dhe nuk ka progresivitet e ardhmja e shkolles sone shqipe, me nje mentalitet hipokrit te mesimdhenesit, qe kerkon vetem nenshtrim te nxenesit, me nje pasivitet te pa pare rreth punes, mesimit dhe menagjimit, me lokale e wce jo forte higjenike, me nje nxemje jo edhe aqe te volitshme, te mos them tersisht anarhi e papergjegjesi nga askush e shume gjera tjera qe nuk premtojne nje te ardhme te deshirueshme, nuk premtojne me e kryer misionin e shejte mesimdhenesit shqiptar dhe shkolla jone shqipe.

Kurse ne anene tjeter e ardhmja per shkollen tone me forcen terheqese te saje permes nje numri te madh shpikjesh shkencore te lemive te ndryshme shoqerore, natyrore e shpirterore, qe premtojn nje te ardhme me te mire, qe kerkojne nje kosto te larte investimi per tu bere realitet i shkolles, kerkojne pergatitjen e stafit mesimedhenes e stafit menagjues qe keto te arritura te shfrytezohen sa me racionalisht, kerkojne nje angazhim me te madh kolektiv qe nga larte posht e anasjelltas, duke i dhene pergjegjesi njeri tjetrit per punen qe e kane ne kompetenca te veta.

Shkollen tone po e prete me duar te hapura kompjuterizmi, kibernitika, teknologjia moderne pedagogjiko-psikologjike e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, e notimi dhe cilesimit, e permbajtjeve te reja e bashkohore te fushave te ndryshme edukativo-arsimore, po e prete qasja me profesionale e zgjidhjes se problemeve te ndryshme te nxenesve, bashkpunimi sa me profesional shkolle familje percjellja profesionale e punes se mesimdhenesve dhe nxenesve e kerkesa tjera qe e qojne shkollen shqipe drejte te arriturave me te medha te kohes.

Ka ardhe koha e fundit qe i madh e i vogel nga larte poshte ti ndihmojme secili pa dallim shkolles shqipe qe te ecen ne trend me kohen dhe te largohet sa me pare nga ato dukuri, qe tani jane vjetruar dhe u ka kaluar koha. I juaj, mesuesi Ise


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje