Keshilla per jeten shkurt
Mesimdhenja e sukseseshme e mesimdhenesit, ne radhe te pare, varet kryesisht nga menyra dhe niveli i formimit te kultures, aftesise e shkatesise profesionale, pedagogjike e psikologjike, ne radhe te dyte nga menyra e edukimit dhe formimit te tipareve te karakterit e personalitetit te tij.
Po ashtu ne radhe te trete, mesimdhenja e sukseseshme, varet nga niveli i infrastruktures shkollore, niveli i paisjes se kabineteve me mjete mesimore, nga niveli i hartimit te planprogrameve mesimore, tekseteve e literatures ndihmese shkollore, nga niveli i pergatitjes se doracakeve metodik- udhezues per mesimdhenes dhe nga niveli i mirmbajtjes se higjenes, ajrosjes, ndriqimit, qetesise dhe i ngrohjes se ambienteve shkollore .
Dhimbjet, vuajtjet dhe trishtimet, varferia, roberia, nenshtrimet e poshtrimet e nje populli perfundojne atehere, kur ai e merre ne duar te veta fatin, besimin, vullnetin, guximin, deshiren, dashurine dhe veprimet e qendrushme, qe ta ndryshoi nivelin e te jetuarit dhe nuk prete kote nga tjeret, t`ia ndryshojne ate nivel e ate gjendje jetesore qe e posedon.
Ai popull qe nuk ndermerr veprime te duhura per ta ndryshuar nivelin e te jetuarit dhe pret kote nga tjeret, per ta bere ate ndryshim, pasardhesit e tij do te lindin, rriten dhe do te mesohen duke prite nga tjeret dhe vdesin tmerrsisht nga dhimbje te ndryshme, vuatje, varferi, roberi, nenshtrim e poshtrim nga pushtusit e ndryshem te tyre.
Ne mesin tone kombetar, ne atë politik, akademik, kulturor, ekonomik, shendetsor, arsimor, juridik etj, ka mjaftë njerze qe marrin vendime në menyre të pandergjegjegjshme, te papergjegjshme, te ngutshme, koke ne vete dhe pa u konsultuar me aske, sidomos ne kete qeshtje po prijne politikanet tane.
Për te gjitha keto veprime te ngutshme, te pamatura dhe aspak te menqura, çmimin po e paguajme shume shtrejtë si komb dhe fatkeqesisht po ua leme pasardhesve tane, ta paguajn edhe më shtrejte haraqin e gabimeve tona!
E ardhmja e nje kombi eshte e vendosur ne vetedijen e nderdijen e tij kolektive.
Çfarë fara mbjellë ai në ndërdijen e vet, me kohen, frytet e tyre do ti korr.
Nese mbjellë fara barishtore, barishta do te korr,
Nese mbjelle fara pemesh, e drithrash, frytet e tyre do ti vjele e do ti korr.
Nuk duhet te mbizotroi reklama mbi filozofine e jetes, sepse asgje e rastesishme nuk eshte ne kete jete, nuk eshte as reklama!
Filozofia e jetes nuk eshte reklame por eshte urtesi, menquri, largpamesi, modesti, respekt, dashuri e pune.
Lum kush e kupton akumulimin e menqurise ne filozofine e jetes!
14 Shkurt 2019 në 7:35 MD •
“Asgje nuk mund t`i rezistoje vullnetit njerezor, i cili do te rrezikonte madje edhe ekzistencen per hire te nje qellimi te caktuar”- Benjamin Disrael.
Po ta kishte populli shqiptar deshiren, vullnetin, guximin, unitetin, dashurine dhe menqurine njerzor, i cili do te rrezikonte edhe egzistencen e vete per hire te nje qellimi te caktuar, asgje nuk mundet t`i rezistoi deshires, vullnetit, guximit, unitetit, dashurise dhe menqurise njerzore te tij.
Athu edhe sa kohe duhet te presim ne shqiptaret, ti posedojme ne nivel te duhur keto virtyte njerzor te cilat u permenden më larte, qe ti perdorim per zgjidhjen e qeshtjes sone kombtare, pa ndihmen e te cilave nuk do ta zgjedhim kurr?
Mesuesi i kujdesshem dhe i vemendshem, qe ka deshire, vullnet, motiv e dashuri rreth problemit te perzgjedhjes se metodave, teknikave, formave dhe pyetjeve me te efekteshme per mesimdhenje dhe mesimnxenje.
Qe ka kujdese e vemendje te shtuar rreth problemit te motivimit te nxenesve, menaxhimit te tyre ne klase dhe rreth problemit te vleresimit, cilesimit e notimit, do tia dale faqebardhe, ne misionin e tije te shejte kombetar.
Edhe pse misioni i tij eshte i varur bukur shume nga faktore tjere qe ndikojne ne mbarvajtjen e sukseseshme te organizimit ne procesin e mesimdhenjes e mesimnxenjes dhe ne proceset tjera organizative brenda shkolles e jashte saje.
Ata qe percaktohen me vetedie e vullnet dhe me dashuri per profesionin e mesuesit, eshte mëse e nevojshme per ta, te paisen sa më shume te jete e mundur me cilesi e virtyte te larta njerezore e profesionale dhe te paisen me kulture te maftushme pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, qe te sigurojne sukses sa me te madhe ne profesionin e shejte te mesimdhenjes se tyre.
Pa potencialin e fuqishem njerezor te leximit, mesimit, studimit dhe pa dashurin ndaj librit, do te mbesim pak njerez per veteveten, per familjen, per kombin, per shtetin dhe do te behemi gazi dhe turpi i botes.
Eshte koha e fundit ti bashkohemi masivisht kerkeses qe sa me pare te rikthehet neper shkollat tona sherbimi pedagogjik e psikologjik i pedagogeve dhe psikologeve shkollor, qe nga qerdhet, institucionet parashkollore, shkollore e deri tek Univerzitetet ne pergjithesi, per tia kthyer autoritetin e ketyre institucioneve ne permasa shkencore pedagogjike e psikologjike te edukimit dhe arsimit tone bashkohor e kombetar.
Te rikthehet Enti Pedagogjik Republikan qe ishte ne nivel te Kosoves, te rikthehen Entet Pedagogjike Rajonale dhe ato komunale, per tua dhene shansen profesionisteve te arsimit dhe edukimit, te merren seriozisht e profesionalisht me hulumtimin dhe studimin e problemeve te shumta qe dalin nga fusha edukativo-mesimore ne te gjitha nivelet ne vendin tone dhe te lirohen keto ente nga stafi punues i militanteve partiak, te cilet e kane shkatrruar tersisht arsimin dhe edukimin tone.
Per ndryshe, çdo gje ka dale prej kontrollit te sanimit te gjendjes dhe zgjidhjes se problemeve ne menyre profesionale, sepse kete qellim e kishte Daksneri, Unmiku dhe perkthyesit e tyre shqipfoles, militant- partiak e injorant te arsimit tone kombtar dhe po vazhdojne ta kene edhe sote.
Dukurite devijante paraqiten tek mesimedhenesi, ne ato momente kur ai ka te beje me cilesimin e notimin e atyre nxenesve e studenteve qe jane bije te politikaneve, biznismeneve, familjareve e farefisit te atij qe cileson e noton, qe jane bije te shokeve e miqeve te tije dhe raste tjera, ku ka mundesi te volitshme te lajmerohen keto dukuri qoroditese , ne procesin e cilesimit dhe notimit te nxenesve e studentyeve tane.
Sa më large ndikimit te faktoreve devalvues, qe gjendet mesimdhenesi, aq me objektiv e real do behet procesi i cilesimit dhe notimit te nxenesve e studenteve dhe aq më shume do te favorizohen vlerat madhore te drites se diturise, edukates, arsimit, mesimit dhe leximit ne pergjithesi qe i posedojne ata.
Mesimdhenesit qe lirohen nga ndikimi devalvues i faktoreve ne procesin e cilesimit e notimit, do tua dhene hakun secilit nxenes e student sipas merites e vleres se tyre qe e posedojne ne fushen intelektuale, emocionale, morale, sociale, humane, kombtare dhe ne fushen e ngritjes dhe persosjes se shprehive e shkathtesi te tyre.
Nese i kthemi vetevetes, nuk eshte mire, as e drejte, as njerzore te behemi ciceron te oborreve mbreterore, pallateve shtetnore dhe ciceron i anarhive partiake, per interesat te ulta personale dhe per egoizmin tone te pangopur.
Assesi nuk eshte mire, nuk eshte as e drejte e as njerzore te heshtim si te vdekur para keqeperdorimeve, korrupcionit e deformimeve tjera individuale, familjare, shoqerore dhe kombetare, sepse demet jane te perbashkta, qe do te kuptohen heret ose vone, nese nuk i kemi kuptuar deri më tani.
Politikanet e vertete shqiptar dikur thonin: ” kure eshte mire Shqiperia, jemi mire edhe ne”.
Tani politikanet falls po thojne: ” kure jemi mire ne, eshte mire Shqiperia, Kosova dhe jane mire edhe trojet tjera shqiptare”, edhe pse nen pushtim greko-sllav”.
Secili prej neve kemi nevoje te bejme ndryshime progresive e sistematike, qe t`i eliminojme, apo se paku ti zvoglojme mangesite dhe veset tona personale, mundesisht duke i zavendesuar me virtyte e vlera njerezore.
Po se beme kete, kemi pranuar poziten e stagnimit dhe mbylljen ne labirinthin tone te errte e hermetik.
7 Shkurt 2019
Ishte mekat, mendjelehtesi, shkurtpamesi dhe tradhti ndaj interesave kombetare e shtetnore dhe ndaj atdheut ne pergjithesi, qe u besuam per dy dekada me radhe premtimeve boshe, mashtrimeve dhe genjeshtrave te pafund te politikaneve tane.
Ata i servireshin Europes dhe se bashku me te e shkatrruan shtetin e Kosoves, pasurite tokesore e nentoksore te saje, shiten ne menyre te paturpshme asetet më te medha te pasurise kombtare, e varferuan skajshmerisht popullaten dhe nenshkruan asociacionin e komunave serbe, si nje bombe e kurdisur mes shtetit te Kosoves.
Po ashtu ata nenshkruan edhe demarkacionin me malin e zi, per leverdite e veta e per leverdite e pushtuseve tane dhe per synimet destruktive te Europes qe beheshin ne dem te shqiptareve e ne favor te sllaveve serbo-malazez.
7 Shkurt 2017
Vlerat tona qe i posedojme dhe antivlerat jane barazi me deshiren qe na ve ne levizje, me vullnetin qe formesohet sipas deshires sone, me veprat te cilat dalin prej vullnetit qe e posedojme dhe me fatin qe kryesisht eshte i varur nga veprat tona qe i bejme ne jete, si individ, si familjar, si institucion, si shtet e si komb.
Eshte njerzore dhe menquri nga ana jone mos ti lejojme te na deformohen deshirat qe na vejne ne levizje, prej te cilave varet vullneti yne. Nga niveli dhe menyra e vullnetit qe e posedojme, varen veprat tona dhe fati yne, i cili kryesisht eshte i varur nga veprat qe i bejme.
Kolegjet private po themelohen ne trojet shqiptare sikur kepurdhat pas shiut, pa iu nenshtruar kontrollit profesional pedagogjik. Funksionojne me planprograme mesimore te pa lincencuara shumica prej tyre. Funksionojne me kushte jo te duhura qe i ofrojne per mesim dhe me kuader profesional e pedagogjik te pa pergatitur sa e si duhet per mesimdhenje!
Licencimi i tyre më shume behet ne forme te shitblerjes se mallrave ne treg, dhe licencimit mbi baza korruptive, se sa qe i nenshtrohen licencimit profesional e ligjor te rregullave shkencore pedagogjike.
“Nuk e kam ditur, nuk e kam besuar, se Aleanca dhe PDK-ja e, deri diku, edhe Nisma, do ta përjetojnë aq rëndë humbjen e pushtetit!
Ajo që dëgjuam sot në sallën e Kuvendit, e konfirmon katërçipërisht këtë fakt. Në vend se të kërkojnë falje për degradimin që i bënë shtetësisë së Kosovës dhe institucioneve të saj; për vjedhjet dhe mashtrimet; për nepotizmin dhe korrupsionin galopant; për arsimin dhe shëndetësinë e rrënuar; për skandalet e panumërta; për pasurimin e tyre të paskaj dhe për varfërimin e qytetarëve të Kosovës, që udhëheqja e derisotme ua nxiu jetën dhe ua vrau shpresën.
Deputetët e këtyre partive, të nxitur nga liderët e tyre, derdhën tirada të pafund gënjeshtrash, shpifjesh e akuzash në adresë të Albin Kurtit dhe të LVV-së e, pjesërisht, edhe ndaj partnerit të saj të koalicionit, LDK-së.
Është e qartë si drita e diellit se humbjen e pushtetit shumëvjeçar këto parti po e përjetojnë si tragjedi”. Prof. Dr. AGIM VINCA
Shkollave tona u mungojne kabinetet e mjaftushme sipas lendeve mesimore dhe u mungojne mjetet mesimore, ku ne vend te kabineteve perdoren klaset per organizimin e procesit te mesimdhenjes e mesimnxenjes, ne vend te mjeteve konkretizuse e racionalizuse mesimore perdoret shkumsi, tabela, teksti i lendes mesimore dhe menyra e imponuar e ligjirimit frontal nga ana e mesimdhenesit dhe degjimit frontal e pasiv nga ana e nxenesve, ne vend qe te organizohet puna me grupe e procesit te mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, siq preferohet ne shkollat e shekullit 21.
Planprogramet apo korikulat e ashtuquajtura te Kosoves, tekstet, literatura ndihmese shkollor dhe doracaket metodik- udhezues, perpos qe mungojne dukshem, edhe niveli i pergatitjes se tyre nuk premton as per se afermi plotesimin e standardeve te shkolles se shekullit 21.
Ndriqimi, mirembajtja e pastertise, ngrohja e lokalit shkollor dhe hapsira e mjaftushme qe eshte faktore dominante per ploltesimin e kushteve te domosdoshme te organizimit te sukseshem ne procesin e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, nuk premtojne as per se afermi nivelin e standartit te shkollave te shekullit 21, te mos them se jemi shume mbrapa ketij shekulli.
Besimi ne forcen qe e posedojme, na mundeson ti bejme realitet endrrat dhe vizionet tona, permes fuqise e cila gjendet brenda nesh.
Forca qe gjendet brenda nesh na pret ta zgjojme nga gjumi dhe ta perdorim per ti bere realitet endrrat dhe vizionet qe i posedojme.
Po se beme kete veprim gjate jetes, endrrat dhe vizionet do te na vdesin se bashku me forcen, qe po flene brenda nesh dhe po na prete ta zgjojme nga gjumi.
Eshte ne menqurine tone mos ti leme te na vdesin si te pa realizuar enderrat dhe vizionet, se bashku me fuqine e forces qe e posedojme secili brenda vetes sone.
MASHT-i dhe DKA-te , qellimshem i kane mbylle vendet e punes se pedagogeve e psikologeve shkollor dhe sherbimin pedagogjiko-psikologjik te tyre neper shkolla.
Kete veprim e kane bere qe ne vend te pedagogeve e psikologeve te angazhohen militant partiak dhe ta ngulfatin politikisht shkollen, duke ndaluar ta kryejne detyren e tyre profesionale e te shejte pedagogjike e psikologjike, ne ndihme e ne favor te mesimdhenesve, nxenesve dhe prinderve te nxenesve.
Trajnimin e mesimdhenesve dhe menagjusve te shkollave, MASHT-i dhe DKA e dijne fare mire se nuk mund ta bej kush me mire e me profesionalisht, se sa pedagogu e psikologu i shkolles dhe sherbimi profesional i tyre pedagogjiko-psikologjik ne shkolle, pa patur nevoje te behen shperlarje parash e shpenzime te kota per meditje te atyre trajnereve apo militanteve partiak gjate tranimit te mesimdhenesve.
Edhe pse ata nuk jane kompetent e profesional per trajnime, si pedagogu e psikologu i shkolles qe duhet me qene prezente brenda ne shkolle duke percjellur ne menyre profesionale organizimin e procesit mesimor dhe te vijne ne perfundim se ku duhet te jipet ndihma dhe cilat jane pikat e dopta qe te intervenohet per trajnim e pergatitje te stafit mesidhenes, ne menyre sistematike.
Nese nuk ndermarrim urgjentisht ne nivel kombtar masa te menqura, racionale, njerzore, unike, e te qendrushme, per ta eliminuar rrenjesisht budallakine qe i ka kapluar tersisht kokat, shpirtin dhe trupin e shqiptarit, nisur nga politikanet, intelektualet e më gjere, procesin e perqarjes, mosmarrveshjeve, urrejtjes mbi baza politike, fetare, regjionale mes nesh dhe
procesin e shkatrrimit te vendit, asimilimit tone e vetevrasjes si komb, ne vend qe ta pengojme e ta eliminojme, do ta rrisim e do ta shpejtojme edhe më shume.
Prej prince Vidit e më pare neper kohe, te mos them prej shpalljes se pavaresis me 1912, e deri te Edvin Rama e Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me shoke, qe ka pas fatin apo fatkeqesine Shqiperia e populli shqiptar, ti kete ne balle te politikes se saje, nuk ka fakte bindese qe keto personalitete politike e kane sjelle ndoj te mire per Kosoven e trojet tjera shqiptare te coptuara ne kater pjese mes fqinjeve tane pushtues greko-sllav, besa as per Shqiperine, pos qe kane sherbyer si vazal te dikuj tjeter per interesa te veta personale.
E njejta qorbe bajate iu ka perserite edhe Kosoves e trojeve tjera shqiptare me politikanet qe kane pas fatin apo fatkeqesine ti kene ne balle te politikes, ata qe më shume u kane sherbyer qarqeve antishqiptare, me pak perjashtime kuptohet, se sa qe i kane sherbyer atdheut dhe kombit te tyre.
Fatkeqesisht eshte deshmuar e po deshmohet neper periudha te ndryshme historike dhe ne ditet e sotit, se në genin e nje pjese te shqiptareve, te mos them te krejte shqiptaret, ne tru e ne vetedijen e tyre eshte instaluar vesi i keq dhe i qoroditur qe po e stimulon perqarjen, mos unitetin dhe ndarjen mbi baza fetare, politike, grupore dhe mbi baza regjionale, qe eshte deshmuar jo vetem nga ana e politikaneve dhe intelektualeve tane, por kjo vetij e mbrapshte po deshmohet edhe nga nje pjese e qoroditur e popullit shqiptar, qe e kane quar e po e qojne veteveten dhe popullin, me hapa te sigurt drejte asimilimit dhe vetvrasjes si komb, duke u sherbyer marrezisht pushtuseve tane, ne dem te qeshtjes kombtare dhe ne dem te bashkimit te trojeve tona.
Per aq sa jane pergjegjes politikbersit e arsimit, per aq sa jane te pergatitur profesionalisht, pedagogjikisht, psikologjikisht, didaktikisht e metodotikisht dhe per aq sa jane te perkushtuar e serioz ata qe i hartojne testet per vlersim te nxenesve e studenteve, ata qe i hartojne planprogramet mesimore, qe i hartojne tekstet e literaturen shkollore dhe doracaket metodik- udhezues.
Po per aqe eshte kulitative, reale e objektive pasqyra e vlersimit, cilsimit e testimit te nxenesve e studenteve tane dhe niveli e cilesia e planprogrameve mesimore, teksteve e literatures ndihmese shkollore dhe doracakeve metodik.
Po per aq eshte kualitative percjellja profesionale e organizimit te procesit mesimore-edukativ, percjellja e bashkpunimit mes arsimtareve, percjellja e bashkpunimit te arsimtareve me nxenesit dhe percjellja e bashkpunimit profesional pedagogjiko-psikologjik e shkolles me familjen.
Perpjekjet e politikbersve te edukimit e arsimit tone per te bere reforme ne nivel kombetar, po i ngjajne perpjekjeve te nje bujku, i cili mjaftohet duke thone: ” nje patkue te kalit e sigurova, me duhen edhe tre patkoj tjere ti siguroi, ta siguroi edhe kalin, plugun e tij dhe ushqimin per kali, qe tia filloi ta lavroi token dhe ta mbjelle ate”!.
Vertete me keqardhje me duhet ta them gjendjen e reformimit ne arsim dhe gjenjen e trajnimit te mesimdhenesve, reformim pa risi, korikula pa risi, tekste, literature ndihmese shkollore e doracak metodik- udhezues qe nuk perputhen me kerkesat e korikulave, e trajnime te mesimdhenesve qe u ka humb rruga tersisht mes korikulave e teksteve, literatures ndihmese shkollore e doracakeve udhezues metodik, qe nuk i perfillin parimet shkencore pedagogjike e psikologjike, te cilat duhet pershtate doemos realitetit ne te cilin gjendet shkolla shqipe dhe nxenesit e saje per momentin.
Do te ishte qesharake, e turpshme dhe tragjike per mjekesine, per ekonomine, per bujqesine, per drejtesine, per biologjine, kimine, matematiken, ingjinjerine, arkitekturen dhe per shkencat e ndryshme ushtarake, te vehen ne balle te tyre pedagoget, psikologet, sociologet dhe filozofet, e tua besojne atyre te bejne reforma neper keto fusha te ndryshme shkencore e te bejne trajnime per aftesimin e ekspereteve te fushave perkatese.
E njejta gje qesharake, e turpshme dhe tragjike po behet me fushen e arsimit dhe edukimit, duke ua besuar reformat ne arsim dhe trajnimin e mesimdhenesve atyre qe mese paku kane potencial profesional e shkencor per tu marr me keto qeshtje delikate, ku e kane vendin te marrin pergjegjesi te tilla profesionale, studjusit dhe ekspertet e shkencave shoqerore filozofike, pedagogjike, psikologjike e sociologjike.
Shkollen shqipe nga qerdhet e deri te Univerzitetet po e presin me duar te hapura kompjuterizmi, kibernitika, teknologjia moderne pedagogjiko-psikologjike e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, e edukimit, notimit dhe cilesimit te nxenesve e studenteve tane, qe i mungojne institucioneve tona edukative e arsimorer.
Po e presin permbajtjet e reja dhe bashkohore te fushave te ndryshme edukativo-arsimore, po e presin qasjet më profesionale te zgjidhjes se problemeve te ndryshme rreth nxenesve, rreth bashkpunimit sa më profesional shkolle familje, bashkpunimi profesional mes arsimtareve dhe mes arsimtareve e nxenesve.
Po e pret percjellja profesionale e pedagogut dhe psikologut te shkolles rreth menyres se organizimit te procesit mesimor edukativ te mesimdhenesve dhe rreth menyres se angazhimit te nxenesve ne procesin mesimor, e cila percjellje po i mungon institucioneve.
Po e presin me duar te hapura edhe shume e shume procese tjera organizative qe e qojne shkollen tone drejte te arriturave e sukseseve më te medha te kohes dhe drejte barazimit me shkollat e univerzitetet tjera bashkohore e te moderuara ne bote.
Pikpamjet, idete dhe bindjet e vjetruara te politikbersve te ministrise se arsimit nga larte poshte. Aftesite shprehite dhe shkathtesite e menagjereve te shkollave dhe mesimdhenesve, gjithnje e më shume po behen pengese e madhe e depertimit te vlerave bashkohore ne menyren e organizimit te procesit mesimor edukativ.
Po behen penges ne menyren e bashkpunimit familje-shkolle dhe nxenes, ne menyren e bashkpunimit te arsimtareve mes veti dhe arsimtareve mes nxenesve.
Po behen pengese e punesimit te pedagogut dhe psikologut shkollor neper shkolla, si kuader i percaktuar dhe i pergatitur profesionalishte qe te sherbejne ne menyre profesionale per qeshtje te shumta e me vlere organizative dhe shume delikate e te ndjeshme per shkollen.
Mungesa e pedagogut shkollor dhe psikologut dhe mungesa e sherbimit te tyre profesional pedagogjiko-psikologjik neper shkollat tona, e ka zbehe tejmase dhe e ka tjetersuar bashkpunimin professional e adekuat familje-shkolle dhe nxenes, bashkpunimin adekuat mes arsimtareve dhe bashkpunimin mes nxenesve .
Kjo zbehje po i sjelle kokqarje shkolles, mesimdhenesve, nxenesve e familjareve ne arritjet e duhura te suksesit ne mesimdhenje e mesimnxenje.
Nuk do te kemi zhvillim efektive ne nivel shtetnor e kombetar, pos stagnim total, derisa mbulohen fusha e sektor te ndryshme jetsor e shtetnor, me njerez qe nuk jane ekspert dhe profesionist te fushave e sektoreve qe u permenden me larte.
Fatkeqesisht, profesionizmi eshte shnderruar tersisht ne militantizem partiak, qe mese paku vjene ne konsiderate pergatitja profesionale e shkencore e njerzve qe emrohen neper fusha e sektor te ndryshem jetesor e shtetnor.
Eshte qesharake dhe kriminale tu ipen pergjegjesi shtetnore e kombetare, politike, kulturore e shkencore, atyre qe nuk jane te pergatitur profesionalisht, moralisht e kombtarisht, edhe pse jane te pershtatshem e te degjushem politikisht.
Politikanit e intelektualit nuk u ka hije as nuk u shkon per shtati te jene gjumash dhe te zgjohen nga gjumi kur behet teper vone.
Politikanit e intelektualit nuk u ka hije as nuk u shkon per shtati te jene mburravec, te perdorin fjale te medha e te bejne pune te vogla, te paraqiten patriot, demokrat e dietare te mdhej dhe te paraqiten revolucionar, trima e atdhetar te forte, sepse puna qe e bejne ata flete vete, e jo zhurma qe e bejne per ta ngrite kultin personal mbi kultin e tjereve.
Politikanit e intelektualit nuk u ka hije as nuk u shkon per shtati te paraqiten si te ndershem e humanitar, si te drejte e jo lakmitar, si altruist e jo egoist, ndersa ne realitet te jene pak më ndryshe, te punojne kunder vendit te vete, te ngatrrohen e te perqahen mes veti per interersa te ulta personale, ne vend qe ti mbrojne interesat e perbashkta kombtare dhe ta mbrojne Atdheun nga pushtusit tane.
Politikanet tane po kerkojne nga mesuesit ngritje notash e sa më shume kalushmeri dhe njeherit tu zbriten pagat atyre, qe te kene buxhet te mjaftushem ti stimulojne shoferet e vete, edhe pse paguhen dyfish më shume se sa mësuesit dhe prap tu mbetet ne rezerve buxhet i mjaftushem per ahengje te ndryshme dhe per dreka e darka te shumta.
Ne kete menyre po “reformohet arsimi” jone e shkolla shqipe dhe po “rriten” standardet e organizimit te procesit mesimor edukativ.
Ne kete menyre po ” rritet” vlera dhe cilesia e planprogrameve mesimore, teksteve, doracakeve metodik, literatures shkollore dhe kabineteve e mjeteve mësimore.
Ne kete menyre po “rriten” dita dites aftesite, shkathtesite e shprehite e mesimdhenesve per nje mesimdhenje sa më “bashkohore”, e mesimnxenje sa më te “suksesshme”!
Ruje o Zot shkollen shqipe nga kthetrat e politikaneve!
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!