A po reformohet apo jo shkolla jone kombetare shqipe

Nese me reformen nenkuptohet zavendesimi i proceseve te vjetruara edukativo-mesimore, me procese te reja qe i pergjigjen kohes e interesave te nxenesve, studenteve dhe interesave te kombit shqiptare, po dyshoi se shkolla jone eshte ka ecen knaqshem drejte reformimit real e objektiv te saje.

Nese me reformen nekuptohet zavendesimi i planprogrameve te vjetruara me ato qe i pergjigjen kohes dhe qellimit te reformes, shiquar realisht planprogramet apo korikulat pak apo aspak prermtojne arritjet e synimeve qe i ka vertete reforma ne arsim sipas sistemit te Bolonjes.

Nese me reformen nenkuptohet zavendesimi i teksteve, doracakeve metodik dhe literatures ndihmese shkollore e cila eshte vjetruar, te zavendesohet me tekste, doracak metodik e literature bashkohore qe u pergjigjen ndryshimeve sipas reformes.

Tekstet, doracaket metodik dhe literatura shkollore, perpos qe mungojne per shumicen e lendeve te ndryshme. Autoret e teksteve dhe pergjegjesit e arsimit qe e percjellin kualitetin dhe standardin e tyre, më shume po bejne gare per perfitime personale, se sa gare per cilesi e kualitet te tyre permbajtesor sipas standardeve pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjik qe ti pergjigjen moshes se nxenesve, nivelit te shkollimit dhe natyres profesionale qe e posedon shkolla.

Nese me reformen nenkuptohet zavendesimi i metodave, formave, teknikave te ndryshme dhe mjeteve mesimore te vjetruara apo te papershtatshme per organizimin e procesit mesimor, me ato më te pershtatshme, ka mjafte hapsire te dyshohet se nuk ka kurrfar kordinimi te planifikuar te realizohet ky synim i reformes ne arsim, pos nje anarhi e pa organizuar drejte ketij synimi.

Nese me reformen nenkuptohet zavendesimi i metodave, teknikave, formave dhe testeve te ndryshme e te vjetruara permes te cilave cilesohen, notohen e testohen nxenesit e studentet tane, me ato te reja e më te pershtatshme, edhe ketu ka hapsire te mjaftushme te shqetesohemi sepse praktika po deshmon se nuk i kemi te kordinuar si duhet synimet tona drejte reformit te arsimit tone kombtar.

Nese me reformen nenkuptohet zavendesimi i pergatitjes se vjetruar te mesimdhenjes se mesimdhenesve tane me pergatitje te reja sipas kerkeses se planprogrameve, teksteve, doracakeve metodik, literatures shkollore, mjeteve mesimore dhe ndryshimi i qasjes se tyre rreth notimit, cilesimit e testimit te nxenesve, vertete edhe ketu ka hapsire te madhe per te deshiruar edhe më shume.

Nese me reformen nenkuptohet zavendesimi i vjetruar i bashkpunimit shkolle, familje dhe nxenes, i bashkpunimit te arsimtareve mes veti dhe arsimtareve mes nxenesve, me nje qasje te re bashkpunimi professional, pedagogjik e psikologjik, kjo kerkes e domosdoshme nuk mund te realizohet pa pedagogun e psikologun, te cilet i mungojne shkolles sone.

Per ta mbeshtete dyshimin tim personal, do ta ngacmoi vemendjen e opinjonit dashamires te shkolles sone kombetare shqipe, permes disa pyetjeve qe vejn ne pahe dyshimin, se sa eshte reformuar edukimi, arsimi dhe shkolla jone kombetare shqipe.

A eshte larguar apo jo nga sistemi i vjeter edukativo-arsimor shkolla jone?

Sa eshte reformuar arsimi yne kombtar, planprogramet mesimore apo korikulat, tekstet, doracaket metodik, literatura shkollore, mjetet mesimore, metodat, teknikat, format e organizimit te procesit mesimor, format e cilesimit, notimit dhe testimit te nxenesve e studenteve, format dhe menyra e bashkpunimit, shkolle, familje, nxenes, menyra e bashkpunimit te arsimtareve mes veti e mes nxenesve?

Sa eshte pais shkolla jone me hapsire te mjaftushme, me mjete moderne mesimore dhe sa po i perdor ato apo nuk i perdor fare? Apo perdoren apo jo format, metodat dhe teknikat e reja te avancuara, ne organizimin e procesit mesimor, apo mos po i fasadojme ato me nje shkums e me nje shpuze pran tabeles se mesimit?

A jane te pershtatura e sa jane permbajtjet arsimore- edukative dhe sa po bejme perpjekje qe ato permbajtje permes njesive mesimore tua pershtatim moshes, kapacitetit dhe interesave te nxenesve dhe studenteve gjate shkollimit, qe te aftesohen e te pergatiten per nje jete me te mire, me te begatshme e me te lumtur?

A jane tejkaluar mardhenjet hierarkike mes nxenesit e arsimtarit per ta larguar moralin hipokrit dhe poziten nenshtruese te nxenesit ne mesim?

A eshte larguar shkolla jone kombetare nga skematizimi dhe dogmatizimi i mendimeve te nxenesve e studenteve tane, qe te krijohet atmosfera dhe bindjet e tyre se “Une po mesoj e po studjoj” e nuk po me”Mesojne tjeret”?

Sa ka krijuar kushte pedagogjike e psikologjike shkolla jone qe nxenesi e studenti te jete jo vetem aktiv ne punen mesimore, por te kontriboi maksimalisht edhe per zhvillimin e vete sipas kerkesave te kohes dhe nevojave personale te tij?

A ka ndryshuar e sa ka ndryshuar funksioni i mesimdhenesit qe te jet me pak” enciklopedi qe ecen” apo “liber qe flet” e me shume strateg, hulumtues, programer, diagnostifikues dhe terapeut pedagogjike e psikologjik. Organizator i punes, keshillues dhe edukator i gjeneratave te reja?

A e ka tejkaluar verbalizmin dhe formalizmin ne mesim shkolla jone dhe sa eshte e lidhur ajo me jeten shoqerore e jeten e nxenesit, sa jane krijuar kushte qe ajo ti orientoi profesionalisht nxenesit neper drejtime studimi ,sipas aftesive qe i posedojne ata?

Ka edhe shume e shume pyetje tjera per ti bere ne kete drejtim, por per kete rast po mjaftohem me kaqe pyetje, duke besuar se lexusi im i dashur do te vije vete ne njefar perfundimi, se apo reformohet si duhet apo jo shkolla jon kombtare shqipe, nese nuk po deformohet? I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje