Me tekste, literature e me mjete te vjetruara mesimore e pa kabinete, nuk realizohen kerkesat bashkohore te reformes ne arsim

Isa Thaçi
 25 Janar 2018

Reforma ne arsim nenkupton perdorimin e formave, metodave, teknikave, mjeteve e kabineteve mesimore, planprogrameve, teksteve e literatures shkollore me strukture e permbajtje te reja, e me te mira te mundeshme ne procesin edukativ-mesimor, qe i duhen arsimit tone kombetar dhe largimin nga skena e perdorimit te atyre formave, metodave, teknikave, mjeteve, literatures e permbajtjeve mesimore qe jane më pak efektive dhe u ka kaluar koha per edukimin dhe arsimimin e gjeneratave te tanishme e te ardhshme dhe per organizimin e procesit mesimor- edukativ.

Edhe pse jane bere e po behen perpjekje qe te futen planprograme te ndryshuara e te freskuara, duke u liruar nga e kaluara jo e dobishme e tyre, keto perpjekje te politikberseve te arsimit ne nivel ministror e ne nivel kombtar jane bere e po behen kuturu, pa asnje hulumtim shkencor pedagogjik e psikologjik te gjendjes momentale te arsimit ne vende, pa asnje hulumtim e studimit shkencor pedagogjik qe te hetohet niveli i cilesise se planprogrameve, teksteve shkollore, literatures ndihmese, doracakeve metodik, mjeteve mesimore, metodave, teknikave dhe formave te mesimdhenjes e mesimnxenjes.

Te hulumtohet e hetohet menyra e niveli i cilesimit, testimit dhe notimit te nxenesve e studenteve, menyra dhe niveli i bashkupunimit te shkolles me familjen, te arsimtarit me nxenesin, te arsimtareve mes veti. Te hulumtohet e te hetohet menyra dhe niveli i mesimedhenjes nga mesimdhenesit, menyra dhe niveli i mesimnxenjes nga ana e nxeneseve.

Te hulumtohet e te verehet niveli dhe menyra e menagjimit nga udheheqja e shkolles dhe organeve tjera profesionale ne shkolle, per te vrejtur shkencerisht se ku vertete eshte me se e domosdoshme te behen ndryshime, te hulumtohet jane apo nuk jane mundesit ekonomike e kadrovike, ka apo nuk ka potencial shkencore qe vertete te hulumtohet gjendja e arsimit ne teren sa me objektivisht dhe te kuptohet se, ku do te arrijme me ato reforma ne arsim.

Korikulat e ashtuquajtura te Kosoves per arsimin parauniverzitar jane bere sa per sy e faqe, ma shume per te krijuar tollovi e pengesa mes mesuseve, nxenesve e menagjereve neper shkolla, per interesa personale e shperlarje parash, se sa te ofrohet nje udhezim didaktiko-metodik se, si duhet realizuar planprogramet e reja apo korikulat e ashtuquajtura mesimore te Kosoves.

Tani stafi mesimdhenes dhe nxenesit kane ra ne pike te hallit, duke u gjendur mes kerkesave korikulare, gjaja si kerkesa te reja dhe mes teksteve te vjetruara e te stervjetruar te lendeve te ndryshme mesimore, edhe pse ua kane nderruar ngjyren dhe kopertinat e tyre, pa e permendur edhe mungesen e teksteve shkollore neper shum lende te ndryshme te arsimit te mesem e sidomos te atij profesional, po ashtu pa e permendur edhe mungesen e literatures ndihmese shkollore, mungesen e doracakeve udhezues metodik, mungesen e kabineteve dhe mjeteve mesimore sipas kerkesave qe dalin nga reforma ne arsim.

Nuk realizohen kerkesat e reja apo te reformuara te korikulave, me tekste e literature shkollore te vjetruar, me mungese te teksteve te shumta neper lende te ndryshme profesionale, me mungese te literatures, doracakeve udhezues, mjeteve dhe kabineteve mesimore, sa do qe po behen shperlarje parash permes botimit e ribotimit te planprogrameve, teksteve shkollore, literatures ndihmese e doracakeve metodik, sa do qe po behen shperlarje te shumta parash duke i trajnuar mesimdhenesit per perdorimin e formave, teknikave, metodave dhe mjeteve bashkohore ne procesin edukativo-mesimor, thua se ata mesimdhenes na paskan ardhe prej Afrike, pa i degjuar e kuptuar fare metodat, format, teknikat dhe mjetete mesimore, si pjese e pandashme e karieres se mesimdhenesit, me gjithate situate ne arsim e edukim po degradon, per suksese mos te flasim sepse na ka treguar PISA se ne cilin nivel i kemi arritjet tona.

Kjo perpjekje per te bere reforme ne nivel kombetar te edukimit e arsimit tone, po i bije sikur perpjekja e nje bujku, i cili mjaftohet duke thone: ” nje patkue te kalit e sigurova, me duhen edhe tre patkoj tjere ti siguroi, ta siguroi kalin, plugun dhe ushqimin per kali, qe tia filloi ta lavroi token dhe ta mbjelle ate”!.

Vertete me keqardhje me duhet ta them, reformim qesharak, korikula qesharake, trajnime qesharake, e aspak profesionale e aspak pedagogjike e psikologjike, te cilat duhet pershtate doemos realitetit ne te cilin gjendet shkolla shqipe per momentin, me numrin e madh te nxenesve, me standardet e ulta qe i posedon shkolla, me mungesen e mjeteve mesimore, hapsires shkollore ku vendosen e perdoren efektivisht mjetet mesimore dhe ku punojne nxenesit se bashku me mesuesit e tyre, me mungesen e literatures, teksteve shkollore, doracakeve udhezues metodik e didaktik, qe te realizohen sa me objektivisht kerkesat bashkohore te cilat dalin nga metodologjia e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, nga metodologjija bashkohore e testimit dhe cilesimit te nxenesve, te cilat dalin nga metodologjia e bashkpunimit professional pedagogjik e psikologjik mes shkolles e familjes, mes mesimedhenesve e nxenesve, mes stafit udheheqes e stafit professional pedagogjik e psikologjik qe fatkeqesisht i mungojne shkolles!

Nuk behet reforme pa angazhmin professional e shkencor te pedagogeve, psikologeve, sociologeve dhe filozofeve, qe ta hulumtojne shkencerisht gjendjen e arsimit dhe gjendjen e ekonomiko-politike e kadrovike ne vend, pastaj per te eksperimentuar risi te ndryshme, aty ku vertete eshte mese e nevojshme dhe e mundeshme te zavendesohen te vjetrat me te rejat ne arsimin dhe edukimin tone kombetar. I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje