A eshte real notimi e cilesimi i nxenesve dhe studenteve shqiptar neper shkolla e univerzitete tona

27 Janar 2019

Nese jo, kush eshte fajtori per kete qeshtje? A eshte pasqyre reale e aftesive, shprehive dhe shkathtesive intelektuale, morale, sociale, humane, estetike, kulturore, punuse, kombtare dhe shkathtesive tjera per jeten cilesimi, testimi e notimi i nxenesve dhe studenteve tane neper nivele te ndryshme te institucioneve tona edukative e arsimore? Nese jo, kush eshte fajtori per kete qeshtje?

Ka apo nuk ka percjellje profesionale pedagogjike e psikologjike organizimi i procesit mesimor- edukativ dhe notimi, cilesimi e testimi i nxenesve dhe studenteve tane? Nese jo, kush eshte fajtori per kete qeshtje? Po kush mundet me qene tjeter perpos byrokratizmi, korrupcioni dhe injoranca, qe i ka perfshire zyrtaret, pergjegjes te arsimit nga larte poshte duke nenkuptuar edhe neglizhencen e nje pjese te mesimdhenesve qe bijne viktime e byrokratizmit, korrupcionit dhe injorances duke hedhur te njejten valle me zyrtaret e larte arsimor?!

“Nuk ka ndonjë vlerësim real në notimin e nxënësve. Besoj në atë të sakt. Ndërsa vlerësim të përafërt me notën që merr nxënësi besoj se shumica e mësimëdhënësve e bën.
Është qështje me peshë dhe rëndësi të madhe të debatohet e të flitet për të. Ju keni bërë shumë mirë që e prekët këtë temë mësues Isa”, Bekim Kelmendi, mesues i gjuhes shqipe.

Nese ndikohemi prej familjarizmit, prej shokeve e miqesise, prej aferise farefisnore, prej perkatesive politike, prej korrupcionit, prej kendveshtrimit simpatik e antipatik, nese i lejojme nxenesit e studentet te kopjojne gjate testimit, nese u ndihmojme atyre ne pergjigjet ndaj pyetjeve, fajin dhe pergjegjesine e bartin ata mesimdhenes qe leshohen ne kete avanture, sepse ky veprim nuk ka te bej fare me cilesimin, notimin dhe testimin real te nxenesve e studenteve tane, dhe ajo pasqyre e notimit, vleresimit dhe testimit eshte pasqyre shume e rrejshme dhe jo objektive, qe i sjelle deme te medha nxenesve, studenteve dhe shoqerise sone kombtare ne pergjithesi.

Nese cilesimin, notimin e testimin e bejme nga qasjet tona te gabushme, per shkaqe te mangsive qe i posedojme dhe mos pergatitjes se duhur per nje cilesim , notim e testim sa më te drejte mbeshtetur ne parimet psikologjike, pedagogjike, didaktike e metodike te metodologjise bashkohore te notimit, nuk mund ti besojme ati vlersimi si vlersim real. Per kete mangesi fajet i bartin pergjegjesit e arsimit, inspektoret, sebashku me mesimdhenesit qe e kane injoruar kete qeshtje shume delikate dhe me rendesi te madhe.

Te gjithe jemi deshmitar te nivelit vlersues gjate testimit ne testin tone kombtar qe mbahet me klase te nenta dhe me maturantet e shkollave te mesme, sepse gati secilit mesimdhenes i ka ra te percjelle nje klase nxenesish gjate testimit dhe e kemi te kjarte se si shkone puna neper ato teste, ku mbi 50% e testeve plotesohen permes telefonave nga brenda e nga jashte, mos te flasimi me testimin e studenteve me nje numer te madh te tyre te grumbulluar me nje amfiteater apo vend tjeter, mesues Bekim.

“Unë e kisha fjalën tek vlerësimi i mësimëdhënësve të cilët nuk ndikohen nga familjarizmi, farefisnia apo edhe nga ana financiare dhe pozita e prindërve të nxënësve të tyre. Poashtu nuk isha i orientuar nga vlerësimi i jashtëm siç është testi kombëtar dhe manipulimi që i bëhet atij. Nëse duam të flasim realisht unë thash që vlerësim të sakt mbi njohuritë e një nxënësi është shumë e vështirë të arrihet. Ajo bëhet në baza të asaj se sa një nxënës është më i dalluar se tjertri dhe në bazë të këtyre matësve edhe mund të arrimë në një masë të kënaqshme. Se si arrinë mësimëdhënësi të bëj një vlerësim të tillë e dimë dhe e kuptojmë të gjithë. Natyrisht duke iu referuar matësve si testi i brendshëm dhe ai i jashtëm dhe mënyra didaktike e të pyeturit ,angazhimi në klasë ,parapërgatitje me shkrim , ese të ndryshme , analizë dhe komunikim gjatë orëve mësimore dhe jashtë tyre.
Nëse flasim për manipulimin e testit kombëtar. Të jesh i sigurtë mësues Isa se edhe pa i treguar askush ka shumë raste që nxënësit e kalojnë atë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Testi Kombëtar nuk është i bërë me nivelizim . Andaj edhe ka të ngjarë që të kalohet edhe pa i treguar askush. Pra për ta përmbyllur atë që e thash më larë me këtë që e thash tani po ju them se unë aspak nuk e mendova vlerësimin se si bëhet në shkallë vendi por si vlerësim në duart e një mësimëdhënësi të përkushtuar”, Bekim Kelmendi, mesues i gjuhes shqipe.

Mesimdhenes qe nuk ndikohen nga rastet ne fjale ka pak. Edhe pse nuk jeni i orientuar ne kete raste nga vlersimi i jashtem, ai vlersim ka ndikim te madh edhe ne vlersimin e brendshem, mesues Bekim, sepse niveli i ulte i hartimit te pyetjeve qe kerkojne pergjigje, imponon edhe pergjigje te nivelit te tille.

Per vlersimin e sakt dhe objektiv qe e keni pranuar se eshte i veshtire, keni te drejte dhe per ate e kam postuar shkrimin tim se kush eshte fajtori per mos vlersim te drejte e te sakt, duke aluduar ne fakultetet e edukimit qe pergatisin kuader te mesimdhenjes dhe a po bejne vertete pergatitje te mire e te mjaftushme te kertij kuadri, per punen e te cilleve mbajne pergjegjesi kompetetntet e inspektoriatit dhe ministrise se arsimit, se sa te perkushtuar jane qe organizimi i procesit mesimor edukativ neper ato institucione , ti plotesoi kriteret qe duhet pergatitur kuadri mesimdhenes.

Sa jane ne nivel dhe sa u pergjegjen kerkesave pedagogjike dhe psikologjike, didaktike e metodike, hartimi i atyreplanprogrameve e tekesteve univerzitare ku marrin njohuri perofesionale dhe kulture pedagogjike e psikologjike, didaktike e metodike, qe te pergatiten knaqshem sipas kerkesave e standardeve bashkohore , si mesimdhenes te ardhshem neper shkollat tona.

Pajtoi plotesisht me konstatimin tuaj mesues bekim se vertete ka nxenes qe i plotesojne testet me forcat e veta personale, edhe pse jane shume te rralle.
Por natyra e perpilimit te testeve, menyra e pyetjeve qe shtrohen ne ato teste, eshte apo nuk eshte produktive dhe qfare kerkon te kuptoi nga pergjigja e nxenesit ? Kerkon te kuptoi kapacitetin e inteligjences se nxenesit, nivelin e njohurive te arritura nga nxenesi, kerkon te kuptoi shkallen e zhvillimit te mendimit kritik tek nxenesi, kerkon vetem te riprodhoi mendimet e konstatimet ashtu si shtrohen ne tekstet dhe literaturen shkollor, apo kerkon nivelin e mendimit analitik te nxenesit, kerkon te kuptoi nga nxenesi aftesite , shprehite, shkathtesite dhe gjindeshmerin e tije ne situata te reja.
Kerkon nga nxenesi te kuptoi nuivelin e tyre edukativ, ne fushen edukates intelektuale, edukates morale, edukates estetike, edukates se punes dhe edukates teknologjike e kompjuterike, kerkon te kuptoi nga nxenesi pavarshmerine etij ne format e ndryshme te gjykimeve e komkludimit, kerkon nga nxenesi te kuptoi se per cilen fushe shkencore ka potencial te dalluar qe te orientohet me kohe ne ate fushe gjate jetes e shume detaje tjera psikologjike, logjike, pedagogjike, didaktike e metodike, qe i duhet nje testi te jashtem kombtar, rajonal, lokal dhe nje testi te brendshem ne shkolle, pa te cilat parime, nuk quhet test por testomani qe del nga duarte e atyre qe nuk kane potencial profesional e as kredite intelektual te hartojne nje test me standarde te kohes, qe bene nje pasqyre reale te tipareve te karakterit, te mperamentit e personalitetit dhe formimit te atyre tipareve tek nxenesit e studententet tane.

Testet pedagogjike e psikologjhike dallojne mes veti i nderuar mesues Bekim. Testi i kombinuar me elemente psikologjike e pedagogjike, bene nje pasqyre më gjitheperfshrese te tipareve te karakterit, temperamentit, personalitetit dhe zhvillimit, ngritjes e edukimit te atyre tipareve tek nxenesit e studentet tane.
Per aq sa jane pergjegjes, per aq sa jane te pergatitur profesionalisht, pedagogjikisht, psikologjikisht, didaktikisht e metodotikisht dhe per aq sa jane te perkushtuar e serioz ata qe i hartojne testet per vlersim te nxenesve e studenteve, qe i hartojne planprogramet mesimore, qe i hartojne tekstet e literaturen shkollore dhe doracaket metodik- udhezues, po per aqe eshte kulitative, reale e objektive pasqyra e vlersimit, cilsimit e testimit te nxednesve e studenteve tane dhe niveli e cilesia e planprogrameve mesimore, teksteve e literatures ndihmese shkollore dhe doracakeve metodik.

I ndjeri Magjister Abdyl Rama, e ka shkruar nje liber prej 300 faqesh ku bene fjale vetem per llojin e perpilimit te pyetjeve qe duhet ti posedojne tekstet shkollore dhe doracaket e arsimtareve. Pyetjet qe i perpilon arsimtari per tua parashtruar nxenesve sa më drejte e sa me objektivisht, enkas per tri etapat e ores mesimore dhe per notimin e cilsimin e nxenesve, ne kete liber me dhjeta e qinda menyra te formulimit te pyetjeve i ka ofruar per mesimdhenesit, qe te jene sa me efektiv, sa më vigjilent dhe sa më te kjarte per nxenesit, gjate zhvillit te mesimit brenda nje ore mesimore, ku secila etape e ores i ka llojet e pyetjeve te caktuara sipas etapes. “Funksioni didaktik i pyetjeve e detyrave ne tekstin shkollor” Mr. Abdyl Rama, Prishtine 1983, I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje