Nuk kemi nevoje te bejme jete si delet nen diktatin e tjereve
Te shpetojme nga menyra e te berit jete si delet qe ua percaktojne strehimin, ushqimin dhe kullosat e tyre barinjte, eshte i domosdoshem percaktimi i nje standardi themelor rreth mendimeve, bindjeve, qendrimeve, qellimeve dhe sjelljeve tona gjate jetes. Nese nuk e percaktojme nje standard themelor rreth menyres se te jetuarit, mund te rreshqasim ne mendime, qendrime, bindje, qellime e sjellje, qe pasojne me nje cilesi jete ma te ulte se sa e meritojme. Fatkeqesisht shumica prej neve nuk percaktojme kurrfar standardesh rreth mendimeve, bindjeve, qellimeve dhe sjelljeve tona gjate jetes, duke pajtuar me nivele te ndryshme e te ulta jetese, nen arsyetimin qe nuk jemi trajtuar mire nga prinderit, nen arsyetimin e mungeses se kushteve e mundesive per te bere jete ma te mire, nen arsyetimin e mungeses se edukimit, arsimit dhe krijimit te shprehive, shkathtesive e mjeteve te duhura per te bere jete ma te mire, nen arsyetimin e moshes, si i moshuar ose si i ri dhe nen arsyetimin e rrethanave te ndryshme e jo te lakmushme, qe i ka sjelle koha. Keto bindje nuk jane gje tjeter pos nje sistem i gabuar besimi, per ta shfajsuar dhe per ta kufizuar e shkaterruar veteveten. Fuqia e marrjes se vendimit per ta percaktuar nje standard themelor rreth mendimeve, bindjeve, qendrimeve, qellimeve dhe sjelljeve tona gjate jetes, na bene te afte t`i menjanojme sa ma pare shfajsimet e kota dhe te marrim vendime, t`i ndryshojme mardhenjet me tjeret qe nga familja e deri tek nivele te ndryshme shoqerore, duke pershtate ambientin e punes dhe llojin e saje, duke mirembajte ne rregull e si duhet shendetin fizik, intelektual, moral, estetik, kulturor, social e human, duke bere ndryshime progresive ne familje, ne organizaten e punes te ciles i takojme dhe ne mese tjera e te ndryshme shoqerore ku jetojme. Lexusi im i dashur, marrja e vendimit per percaktimin e nje standardi themelor rreth mendimeve, bindjeve, qendrimeve, qellimeve e sjelljeve tona, per te jetuar me standarde jo te ulta, por te merituara, e ka te njejten fuqi, si per individin, si per familjen, si per organizatat punuse, si per organet politike, fetare, kulturore, qeveritare e shtetnore ne nivel kombtar dhe i shembe menyrat e sistemit te besimeve tona per ta shfajsuar veten rreth gjendjes se jeteses jo te mire e te shemtuar. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!