Njerezite i krijojne rrethanat apo rrethanat i krijojne njerezit
Nuk besoje qe rrethanat jane vendimtare per krijimin e njerezve, por njerzit jane vendimtar per krijimin e rrethanave te ndryshme, edhe pse dukshem ndikohen prej tyre. Vendimet tona te ndryshme qe i marrim gjate jetes per te vepruar diçka, vendosin per fatin tone te mire, apo jo te mire, sepse rrethanat nuk vendosin ne percaktimin e fatit te njerzve. Shumica prej nesh e dijme fare mire, “se ka njerze te cilet kane lindur te privilegjuar me perparesi gjenetike, perparesi ambientale, perparesi familjare dhe perparesi mardhenjesh”, te cilat i kane humbur te gjitha duke u bere shembull jo i mire per tjeret, permes humbjeve te medha dhe mossukseseve. Po ashtu dime se ka njerze, “ pavaresisht nga rrethanat me te cilat rrethohen, kane shperthyer pertej kufijeve te kushteve te tyre, duke marr vendime te ndryshme e te reja per jeten, e jane bere shembuj te fuqise se pakufishme te shpirtit njerezor” dhe shembuj motivues te arritjeve te medha per tjeret. Ne ato momente kure vendosim seriozishte per te bere diçka me vlere, i krijojme mundesite ta bejme jeten tone nje nga shembujt ma te mire dhe frymezues per tjeret, e jo te mbetemi shembull i keq, shembull jo frymezues e zhgenjyes per tjeret, duke mos marr vendime ta ndryshojme per te mire statusin tone jetesor. Lexusi im i dashur, vendimet qe i marrim gjate jetes, jane ato qe vendosin per fatin tone, te mire apo te keq. Rrethanat nuk vendosin, edhe pse i veshtiresojne vendimet qe i marrim per rregullimin e fatit dhe statusit tone, sepse ne jemi akter kryesor ne krijimin e rrethanave, te mira apo te kqija qofshin ato. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!