Ne vend te pergjigjes Gjon Kekes e disa intelektualeve te rebeluar mbi baza fetare e politike
Intelektualet dhe kleriket e rebeluar qe e mbeshtesin te kaluaren e nje populli mbi ideologjite e errta fetaro-politike dhe e njetesojne kombin me fanatizmin fetar, ai popull do te vazhdoi matej te jetoi ne agoni dhe thellesisht i pergjumur, edhe pas 2000 viteve roberi , qe na e sollen pushtuesit se bashku me fete e politiken e tyre, te na ndajne e perqajne ne tri fe e shume parti, te na verbojne e mashtrojne ma lehte neper kohe. E vertete eshte se Turqit, siq thote Gjon Keka, na kane masakruar e shkaterruar kulturen e gjuhen tone per pes shekuj me radhe, por mase e vertete eshte se latino-romaket dhe greko-byzantinet, per 13 shekuj me radhe e kane shkaterruar e masakruar, gjuhen dhe kulturen tone Ilire, duke ia imponuar popullates te asaje kohe, ne vende te gjuhes ilire, ta flas gjuhen latine dhe ate greke. I kane mbylle shkollat tona Ilire qe ishin nder shkollat e para ne bote dhe nuk i kane lejuar ta vazhdojne rrugen e civilizimit, e kane demoluar dhe tjetersuar kulturen tone dhe besimin fetar qe e kishim ma pare, njejt sikur turko-aziatiket qe vazhduan pas pushtimit te tyre, me shkollat shqipe, me gjuhen dhe me fene duke i zavendesuar ato me gjuhe zyrtare turke, dhe me kulture e fe te tyre. Po ashtu kane vepruar me shollat shqipe, me gjuhen, kulturen dhe fene si pushtuesit e ma parshem edhe pushtuesit greko-sllave te sotem, qe i shperblej me tokat tona europa plake, ti mbylin shkollat dhe ta ndalojne gjuhen shqipe duke zavendesuar ate me gjuhet sllave e greke, para e pas shpalljes se pavaresise se Shqiperis dhe shporrjes se perandoris pushtuese otomane nga trojet tona . Kjo gjendje po vazhdon edhe sote e kesaje dite per me teper se sa gjysmen e kombit tone qe kane mbetur nen qizmen pushtuse te fqinjeve tane. Intelektualet dhe kleriket shqiptare qe u perkasin te gjitha feve te cilat i posedon kombi yne, nuk po i pengone ky relitet i hidhur dhe secili prej tyre pozicionohet mbi baza fetare e politike, per ti manifestuar opcionet e veta personale, pa menduar fare se sa demin po ia shkaktojne realitetit per te cilin flasin. Keta te rrebeluar e te verbuar me fanatizem fetare, nuk i pengon ajo qe naj kane rrembyer tokat tona, qe nga Alpet Ilire, tani nen qizmen sllovene, e deri tek Janina e Çamerija tani nen qizmen greke, maqedone, serbe, malazeze, boshnjake e kroate, qe jane te populluar me popullate greko-sllave-krishtene dhe e kane asimiluar nje pjese dermuse te popullates sone Iliro-shqiptare ne populate greko-sllave dhe krishtene. A ka turp ma te madhe per intelektualet dhe kleriket shqiptar te rebeluar me fanatizem ekstrem fetare, se sa heshtja e tyre para ketij demi te madhe qe i eshte bere trojeve tona Ilire, qe nga pushtimi i Ilirise e deri ne ditet e sotit, qe po veprohet ne te njeten rruge per tia ngushtuar edhe metej popullit shqiptar vendin e tije dhe trojet e populluara me popullate shqiptare?! A ka turp me te madhe per ata, qe e heshtin asimilimin e popullates Ilire dhe asaje shqiptare ne popullate sllovene, kroate, serbe, boshnjake, malazeze , maqedone, turke dhe greke?! Cili prej intelektualeve e klerikeve shqiptare, mund ta mohoj se nuk jane asimiluar nje pjese e konsiderueshme e popullates ilire dhe asaje shqiptare, ne popujt e permendura me larte?! Sa turpin po e hudhin ne dem te ardhmerise kombetare, intelektualet e rebeluar ne bashkpunim me kleriket e feve, qe gjenden ne mesin tone, ane e mbane trojeve shqiptare e ne diaspore!
Lexuesi im i dashur, e drejte e jotja eshte te besosh ne cilen fe te duash e te perlqen, por nuk ke te drejte te rebelohesh me fanatizem fetar kunder kombit tone, kunder unitetit te tije, kunder lirise, duke shperndare urrejtje mbi baza fetare, politike e regjionale. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!