Mposhtja e shqetesimeve dhe brengosjeve per te kaluaren e pakthyshme dhe te ardhmen e padijshme
Autisugjestioni eshte nje proces psikik i te menduarit tone ku vetevetes i imponojme mendime te ndryshme pozitive apo negative, qe ne esencen e tyre kane permbajtje frikesuese apo te guximshme, shqetesuese apo relaksuese, brengosese apo mosperfillese, optimiste dhe pesimiste, kombtare apo qyqare, te pandershme e tradhtare duke i analizuar ngjarjet e ndryshme jetesore historike e personale, te cilat kane ndodhe apo mund te ndodhin brenda e rreth nesh gjate jetes.
Detyre e secilit prej nesh eshte te mesojme nga pervoja jone personale dhe ajo historike, perparesite e t’metat e saje dhe te bejme perpjekje t` i eliminojme t’metat dhe ti pervetesojme perparesite e mundeshme. Eliminimi i t’metave e gabimeve tona dhe mos perseritja e tyre, eviton brengosjet dhe shqetesimet per te kaluaren tone personale e te kaluaren historike ne pergjithesi e cila nuk kthehet më dhe per te ardhmen e cila nuk dihet se si do te vije.Permes shqetesimeve, brengosjeve, zemrimeve dhe streseve kronike per te kaluaren e cila nuk kthehet më dhe te ardhmen e padijshme, asgje nuk mund te sigurojme e te zgjidhim per jeten tone, perpos qe e shkatrrojme shendetin fizik, psikik, intelektual, emocional, social, moral e at kombtar dhe e shkurtojme rrugen per me mberri më shpejte tek varri.
Nese mesojme nga gabimet tona personale e historike te bera ne te kaluaren, nuk i perserisim herave tjera ato, dhe veprojme me kujdes e vigjilence te plote duke i kryer me ndergjegje e pergjegjesi te larte datyrat dhe obligimet tona, pa ua kthyer shpinen per asnje qaste, qe te mos grumbullohen ato per te nesermen, si nje barre e dyfishuar per ne dhe per gjeneratat e ardhshme.
Mos izolimi i mendimeve rrethe ngjarjeve te pakendeshme te se kaluares e ngjarjeve te se ardhmes e cila nuk eshte e kjarte se si do te vije dhe mos mesimi nga gabimet tona e te tjereve ne te kaluaren, vazhdojme te brengosemi e shqetesohemi per to, pa rregulluar asgje per veten, pos qe e kemi shkurtuar rrugen e cila na qone me shpejte drejte varrit.
E sotmja eshte shpetimi i njeriut nga gabimet e se djeshmes qe kane shkaktuar shqetesime e brengosje dhe eshte pergatitje sa më e frytshme per nje te ardhme me te lumtur, nese nuk hargjojme energji e potencial intelektual e emocional gjate te sotmes duke u brengosur pa kurrfar kuptimi per te kaluaren qe nuk kthehet më dhe per te ardhmen qe nuk e dijme se si do te vije.
Nese e hargjojm energjine dhe potencialin tone gjate te sotmes duke u brengosur pa kurrfar kuptimi per te kaluaren qe nuk kthehet më dhe per te ardhmen qe nuk e dime se si do te vije, do te na ndjekin hap pas hapi vujtjet shpirtnore dhe shqetesimet nervore e emocionale, te cilat e shkaterrojne tersisht shendetin tone dhe e pengojne çdo arritje te sukseseshme gjate jetes.
Permes autosugjestioneve pozitive eshte menyra me e mire, qe te pergatitemi per nje te ardhme me te lumtur duke i perqendruar fuqite dhe aftesite tona ne realizimin sa më efikas dhe me pergjegjesi te larte te detyrave dhe obligimeve qe na dalin ne te sotmen. Po e beme kete potez psikologjik, e kemi siguruar nje baze te forte e te shendeteshme autosugjestive, qe te arrijme sa me shume suksese ne lemije te caktuara jetesore. Ashtu si jemi angazhuar ne e paraardhesit tane ne te kaluaren, e jetojme te tashmen. Si angazhohemi ne te tashmen, e jetojme te ardhmen, ne e pasardhesit tane.
Lexuesi im i dashur, eshte e favorshme per ne qe te mbeshtetemi vetem ne ato mendime, ide e pikepamje, te cilat krijojne bindje, besim dhe pershtypje te forta, optimiste apo krijojne autosugjestione pozitive per mposhtjen e shqetesimeve dhe brengave tona per te kaluaren e pakthyshme e per te ardhmen e pa dijshme, duke i shendrruar ato bindje e besime ne force, vullnet, guxim, deshire dhe dashuri per ta jetuar te tashmen e dinjitetshme, virtytshme, te drejte, te begatshme, te moralshme, te barabart, te lire e kombetare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!