Mos kritiko nese deshiron te kesh miq
Secili prej nesh sjelljet dhe veprat tona qe i bejme na duken te qelluara dhe te drejta sepse me pare bindemi per te bere diqka e pastaj e bejme.Ate qe e bejme e arsyetojme dhe e mbrojme edhe kur te tjeret na kritikojne.Nese ky konstatim qendron,do te ishte nje mendjelehtesi t´u predikojme tjereve leksione sepse kemi mjafte pune te luftojme me papersosshmerine tone.Kur e them kete e kam mendimin se gati nuk ka njeri i cili do te akuzoje veten,pamarr parasysh se sa ka gabuar.Andaj nese i kritokojme keta njerez,automatikisht do t´i shnderrojme ne kundershtare potencial.
Pra e tille eshte natyra njerzore,fajtori per veprat e veta sado te renda qofshin ato do t´i akuzoje te gjithe perveq vetvetes.
Ne gati te gjithe jemi te tille me pak perjashtime.
Nese i akuzojme,i perqeshim dhe i urrejme te tjeret,ata ne te njejten menyre do te na akuzojne,perqeshin dhe urrejne.
Nuk duhet te akuzojme,urrejme dhe perqeshim se tepermi sepse ata jane te atille,siq do te ishim edhe ne ne kushte e rrethana te njejta,me fare apo pak perjashtime.
Kritikat dhe perbuzjet e ashpra nuk sjellin sukses,ato sjellin vetem kundershtare dhe armiq.
Ata qe deshirojne te mbjellin urrejtje rreth vetes,kenaqen me replikat te cilat helmojne dhe i lendojne njerezit deri ne vdekje,duke nxit urrejtje te ata edhe kur nuk jane te sigurt se kane te drejte.
´´Kritika eshte shkendije e rrezikshme,shkendije e cila ne mendjen egoiste njerezore nxit eksplodim,e nganjehere edhe vdekjen e parakohshme´´
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!