Miqesia dhe dashuria e rrejshme mes nesh
Nuk eshte miqesi dhe dashuri e vertete e atyre qe ecin sebashku me ne, sikur hija jona qe na ndjeke prapa, derisa te ecim neper rreze te diellit. Sa po te futemi ne nje zone ku nuk ka rreze dielli, ata nuk i kemi prapa, zhduken siq zhduket hija e jone. Sa shume dashuri e miqesi te till ka mes nesh, sa shume dashuri te rrejshme ka ne raport me atedheun, me lirine e pavaresine! Kjo kategori njerezish, sa pak sakrifikojne per tjeret, sa pak miqesi e dashuri kane ne zemren e tyre, e sa pak guxim e vendosmeri, qe t`ia rrisin nderin, moralin, dijen, edukimin dhe zhvillimin ekonomik, shendetesor, juridik e politik te kombit! Miqesi e dashuri e vertete eshte ajo, kur duhet miku dhe kombi, ne kohe te mira e ne kohe te veshtira, eshte ajo kur fjala e dhene mikut, nuk shkilet, kure besa e dhene mbahet edhe ne kohe te mira edhe ne ato te veshtira, per ndryshe do ta marrim epitetin e njeriut qe shkele fjalen edhe besen e dhene. Ata qe shkelin mbi miqesine dhe dashurine e vertete, quhen tradhtar, te pa bese, te padashur, jomiqe dhe te pafytyre. Lexuesi im i dashur, ne nderin tone eshte mos ta shkelim fjalen dhene mikut, shokut, shoqes dhe mos ta shkelim besen dhene kombit dhe atedheut, mos te bejme miqesi e dashuri falso, per interesa tona te ngushta personale qoft fetare, qoft politike, qoft ekonomike, sepse do ta ulim veten deri ne permasa qesharake, te turpshme e tradhtare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!