Mendimet negative na e marrin pameshirshem qetesine shpirterore
Qetesia shpirterore eshte shume e qmueshme per secilin,sepse na bene te ndjehemi ne harmoni me veteveten,familjen,rrethin ku jetojme e punojme dhe me boten mbare. Mendimet negative e asgjesojne tersisht ndjenjen e qetesise shpirterore,duke i verejtur vetem ato gjera,procese dhe fenomene natyrore,shoqerore e shpirterore qe nuk po ecin drejte e nuk jane ne rregull.Kjo menyre e te menduarit na e merre shpresen per ta bere nje jete me te mire, duke na e shtuar gjithnje e me shume urrejtjen per veten e per tjeret,duke na mbushe me paragjykime per cdo gje e per cdo kende.Me nje fjale kjo menyre e te menduarit na bene te shqetesuar tej mase edhe per gjerat qe nuk ia vlene te shqetesohemi fare. Nene ndikimin e mendimeve negative,zvoglohet kthjelltesia e ndijimeve dhe perceptimeve tona rrethe gjerave,proceseve,dukurive dhe fenomeneve natyrore,shoqerore,personale dhe shpirterore.Zvoglohet aftesia e mendimeve te verteta e te sakta pozitive,duke u larguar gjithnje e me shume prej gjykimeve dhe konkludimeve te argumentuara,me nje ecje marramendese drejte paragjykimeve.
Mungesa e kthjelltesise se ndijimeve,perceptimeve,mendimeve,gjykimeve dhe konkludimeve,e shnderrone cdo gje ne krize e cila krijone gjithnje e me shume shqetesime shpirterore,duke na zvogluar vazhdimisht durimin e tolerancen per perballimin e krizave.
Jeta e lumtur konsiderohet e pamundeshme, fillim e mbarim dhe nje luks per nje pakice te vogel njerezish. Nese perfshihemi nga kjo gjendje psikike, tek ne, perhere ekziston nje problem t’merrues, qe na terheke vemendjen dhe nuk na lene fare te qete shpirterisht,duke e shnderruar nje model te perhershem krizash. Nuk duhet harruar kurre se fuqia e mendimeve negative eshte shume me e madhe, se sa fuqia e mendimeve pozitive.Per kete arsye terhiqemi shume me lehte ne fushen e mendimeve negative,se sa ne fushen e mendimeve pozitive.Nese e kemi parasysh kete dukuri te mendimeve tona, e kemi shume me lehte ta ndryshojme stilin e te menduarit nga ai negativ,ne ate pozitiv.
Mundesia e vetme per te menduar pozitivisht,eshte mbeshtetja ne procesin psikik te mirnjohjes dhe falenderimit si procese madhore te mendimeve pozitive te cilat na mundesojn te kuptojme dhe na lidhin me burimin e pa shterrshem te te mirave qe naj ofron kjo gjithesi e mrekullueshme e cila kontrollohet nga nje dore e shejte dhe e plotefuqishme qe eshte e barabart per te gjithe.Asnje mendim i yni nuk e ka kete force te mrekullueshme, te naj ofroi gjitha keto te mira te pafundme, qe na presin miqesisht rrethe e per qarke nesh.Vetem mendimet tona negative na bejne te pa mundeshme lidhjen miqesore me kete miqesi kaqe te madhe e te shejte.
Nese e perdorim mirenjohjen dhe falenderimin si procese madhore psikike,nuk na mbetet kurre pa i vlersuar mundesite e pafundeshme dhe shume te vlefshme per jeten, qe naj ofrojne kembet dhe duarte tona,syte e veshet,goja,buzet dhembet e gjuha,fyti e lukthi,mushkerite e zemra,gjaku e truri,muskujt e eshtrat,sistemi nervore ne pergjithesi e gjendrrat endokrine ne vecanti.Merrni me mende se cfare pasurie e pafundme na eshte dhuruar secilit qe ta perdorim per te miren e jetes sone.Vetem mendimet negative nuk na lene te jemi mirenjohes e falenderues, ndaj kesaj mrekullije te pafundeshme qe na eshte dhuruar gratis.
Do te ishim te mjere nese nuk jemi mirenjohes edhe ndaj rrezeve te diellit,ajrit,ujit dhe tokes te cilate jane burim i pashterrshem per jeten tone me te mire e me te lumtur dhe per jeten e botes shtazore e bimore.Merre me mende se sa te pa fuqishem apo sa hiqe fare, do te ishim pa keto mrekulli te shejta, qe naj ofrojne gjitha te mirat e kesaje bote.Mirenjohja e falenderimi si fenomene te madherishme psikike,na mundesojne fare lehte lidhjen e pandashme me burimet e pashtershme qe jane rrethe e rrotull nesh dhe brenda trupit tone qe e presine fuqine madhore te menqurise sone ti vejne ne jete te gjitha ato te mira te pashterrshme qe i keme ne dispozicion per nje jete sa me te mire e sa me te lumtur.Po u mbeshtetem ne fenomenin psikike te mirnjohjes dhe falenderimit ndaj te mirave te pa fundme qe naj ofron gjithesia,nuk ka vende aspak per shqetesime,brengosje dhe stresim kronik ne shpirtin tone gjate jetes.
E lus fuqishem lexusin t’im te dashur qe ta zhvilloje sa me shume tek vetja procesin psikik te mirenjohjes dhe falenderimit,ndaj miresive te pafundme qe naj ofron burimi i pashtershem i cili eshte krijuar prej nje dore te shejte e te plotefuqishme te te lumit Zot.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!