Mos keni frike nga pengesat gjate jetes

Ata qe u frikesohen pengesave gjate jetes krijojne imazhe te zymta,zhgenjyse dhe te tmerrshme per jeten e tyre personale dhe shoqerise ne pergjithesi, duke e humbur guximin, vullnetin dhe deshiren, per t‘i tejkaluar pengesat qe u dalin gjate jetes. Frikacaket,ziliqaret,xhelozet,injorantet dhe pertacet,nuk kane jete te begatshme,te lumtur,dinjitoze dhe te lire,perpos vuajtje,mjerim dhe roberi, duke pritur drejtesi,begati,lumturi dhe liri nga tjeret,bash sikur te ishin femije.
Te drejtat tona,duhet ti fitojm vete me guximin e pashoqe, vullnetin e fuqishem e te panenshtruar dhe deshiren e zjarrte per te levizur perpara ne menyre madheshtore,duke arritur aspiratat tona edhe perkunder pengesave qe munde te na dalin. Kush mbeshtetet ne fuqine madhore per te levizur perpara e per te bere ndryshime rrenjesore,shpirti i tije do te mbushet plote guxim,plote vullnet dhe deshire te zjarrte, per me u perballur pa meshirshem me frikesimet,imazhet e zymta,zhgenjimet dhe pengesat qe u dalin perpara gjate jetes.
Shembull te fresket e konkret e kemi MAJLINDA KLMENDIN qe e arriti majen me te larte te suksesit te saje ne bote.Shembull tjeter edhe me konkret qe u perballen me friken e tmerrin dhe e filluan luften fyta fyt me gjakatyret serb, per ta fituar lirine, krenarine dhe pavaresine e vendit, ishin Adem Jashari me baben e vete Shabanin dhe vellaun Hamzen, te cilet me miqet e tyre dhe familjaret, hedhnin valle mu ne goje te ujkut dhe e benin luften balle per balle me ujqit gjakatar serbe, me guximin e pashoq deri ne flijim.Kush e uli me gjake token tone arberore per liri e pavaresi,perpos,Zahir Pajazitit,Agim Ramadanit,Xheve e Femi Lladrocit dhe vellazerit Haradinaj me shume e shume shoke e shoqe,miqe e mikesha nga te gjitha trojet shqiptare. Keto personalitete nuk e kane perfillur friken dhe pengesat qe u kane dale perpara,nuk e kane vajtuar fatin momental qe ishte ne ate kohe dhe nuk priten liri e pavaresi nga tjeret,ate e fituan vete.Merrne me mende,a munde ta bejne kete frikacaket, qe jane te mbushur plote frike,imazhe te zymta,zhgenjime e vese tjera te panumerta deri te urrejtja e xhelozia ndaj njeri tjetrit e ndaj tjereve? Jo kurr.
Sa me shume e sa me guximshem te perballemi me friken dhe pengesat qe na dalin perpara gjate jetes,aqe me shume zvoglohen ato dhe nuk munde te na rezistojne fare. Lexuesi im i dashur,beju i guximshem,forcoje vullnetin dhe rrite deshiren, qe vete ta besh jeten sa me te lumtur,vete t‘i fitosh drejtat tuaja dhe vete ta fitosh lirine edhe pavaresineqe .
Mos prite shume drejtesi nga tjeret e nga kjo bote,sepse nuk do ta perjetosh kurre ne ate nivel qe t‘i e deshiron ate.Levize perpara e kurr mos u ndal,po deshe te jesh kreator i fatit tende madhor.Mos e vajto fatin qe e ke per momentin,por merre ne duar tuaja fatin qe e deshiron.


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje