Menagjimi i drejte i kohes dhe kuptimi i vlerave te saje, sjelle perspetive te lakmueshme
Qe ti arrijme veprat kapitale dhe rezultatet e frytshme te tyre, duhet kohe, duhet kuptuar ate dhe menagjuar sa me mire veten ne kohe. Kohen qe e percaktojme per arritjen e veprave kapitale dhe rezultatet e fryteshme qe i presim, ma pare duhet te paisemi me vlerat e medha te botes sone psikike, qe i mundesojne rezultatet tona gjate asaje kohe te percaktuar, per arritjen e rezultateve te sukseseshme. Ta bejm realitet kete qe thash me lart, eshte i domosdoshem durimi, kembngulja per ti gjete shkaqet qe pengojne dhe shkaqet qe i tejkalojne pengesat. Po ashtu eshte i domosdoshem besimi ne forcat tona, vullneti, perkushtimi, guximi dhe dashuria, per t`ecur perpara, edhe perkunder pengesave qe tentojne te na sfidojne per ti arrite veprat kapitale dhe rezultatet e planifikuara per gjate asaje kohe te percaktuar ma pare.
Pa marr parasysh pengesat qe na dalin para dhe na ngadalesojn procesin e zhvillimit, dorzimi eshte fatal, te cilin nuk guxojme ta pranojme me asnje qmim. Forca jone e kembenguljes, qendrueshmerise, paluhatshmerise, forca e vullnetit, guximit dhe dashurise, qe gjenden si pasuri ne boten tone psikike, do ta gjunjezoi secilen pengese qe na dele para, ta pengoi zhvillimin e perparimin tone.
Nese e kuptojme vleren e kohes dhe menagjimin e mire te saje, ajo nuk do te behet armike e jona, por aleate e fuqishme e cila na mundeson ti perballojme edhe stuhite me rrenqethese te cilat na sfidojne, t`i arrijme veprat kapitale njerezore me sukses.
Veprat kapitale njerezore dhe rezultatet e planifikuara, nuk arrihen kurr brenda nje nate, duke vrapuar shkel e shko neper kohe. Ato e meritojne kohen dhe menagjimin e drejte sipas vleres qe e kane. Disa rezultate jane te dites, disa te javes, disa te muajt, disa te vitit e disa te dekades, sepse sipas vleres qe kane, u duhet edhe kohzgjatja edhe menagjimi i mire. Po vepruam ndryshe ne raport me kohen dhe menagjimin e saje, ajo do te na kthehet si bumerang kunder nesh, duke e shkaterruar perspektiven tone gjate jetes si individ, si familje e si komb.
Nese kohen e manipulojm dhe mashtrohemi pas vleresimeve afatshkurtera te kenaqesive, me doemos do te perfundojme ne vuajtje afatgjata vete shkaterruese.
Veprat kapitale njerezore e kombetare, nuk arrihen kurr permes vleresimeve dhe planifikimeve afatshkurtera.
Popujt ma te perparuar te botes po deshmojne perdite e ma shume, se e kane kuptuar mire thelbin e rendesine e faktorit kohe dhe menaggjimit te saje ne planifikimet e mira personale, familjare e kombetare te fushave te ndryshme, si ne ekonomi, ne drejtesi, ne shendetesi, ne arsim, ne mbrojtje te vendit e te lirise , ne zhvillimin e teknologjise ushtarake, ne mbrojtje te rendit publik, ne investime kapitale shkencore, per me qene ne balle te zhvillimeve njerezore.
Lexuesi im i dashur, vleresimi i kohes dhe menagjimi i mire i saje, mundeson te arrijme rezultate dhe vepra kapitale njerezore, kombetare, familjare dhe personale si tjeret ne bote, qe nuk e qojne kohen kote. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!