Veshtiresit dhe pengesat qe dalin gjate zgjidhjes se problemeve

Gjate zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore personale,profesionale, familjare, politike e kombetare,  eshte konstatuar nga kendveshtrimi filozofik, pedagogjik, psikologjik e sociologjik se, pos pengesave te ndryshme qe dalin para nga tjeret, problemi me i madh eshte konstatuar vete individi apo grup individesh, qe i qasen zgjidhjes se problemeve ne situata te ndryshme dhe natyra e situates problemore qe na dele para per ta zgjidhur.
Niveli i ulte  ta kuptojme sa me drejte, se si duhet zgjidhur nje situate problemore, sjelle  veshtiresi e pengesa te medha per zgjidhjen e tyre, sepse problemet qe nuk kuptohen drejte, nuk zgjidhen drejte, perpos qe veshtiresohen edhe me shume.
Pengese e veshtiresi tjeter e zgjidhjes se situatave problemore eshte skema e ngurte dhe e murosur ne mendjen tone qe i qasemi zgjidhjes se problemeve, ne vend qe skema te jete ma fleksibile, me gjitheperfshirese, qe i eliminon tmetat e asaj skeme te ngurtesuar e te murosur ne menyren e mendimeve tona. Me shablone te murosur e  me skema te ngurta ne kokat tona, nuk zgjidhen situatat e ndryshme problemore, por veshtiresohen edhe me shume.
Mungesa e vullnetit, kambngulesise, mungesa e pervojes dhe pergatitjes profesionale, po ashtu eshte pengese dhe veshtiresi serioze qe ndikon ne menyren e zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore.
Pengese  dhe veshtiresi e madhe e zgjidhjes se situtave problemore jane  edhe veset e shprehite tona  qe  nuk na lejojne  te mendojme thelle e sa ma racionalisht, per ti zgjidhur problemet e ndryshme  drejte, mire e sa me njerezisht ne favor tonin.
Lexuesi im i dashur, pasi qe eshte konstatuar shkencarisht se problemi me i madhe i zgjidhjes se situatve problemore jemi ne si individ, si familje dhe si komb, duhet ti ndermarrim te gjitha masat, qe ti eliminojm pengesat dhe veshtiresit te cilat ia sjellim vetevetes, familjes dhe kombit ne pergjithesi. I juaj mesuesi Ise


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje