Lufta e pashalleqeve shqiptare, vazhdonte traditen e maparshme vetevrasese te principatave Iliro-Arbrbrore
Pashalleku i Shkodres nuk i ndihmonte Pashallekut te Janines! Ali Pashe Tepelena luftonte kunder Sulit! Pashalleku i Janines luftonte kunder Pashallekut te Shkodres, Vlores, Beratit, Delvines, Elbasanit, Kavajes,…! Pashalleqet e pashallaret shqiptare luftonin kunder njeri-tjetrit dhe nuk bashkoheshin mes veti! Luftonin vetem per interesa personale, shume pak apo aspak, per Shqiperi! Nuk fitonin as pashallaret, as Shqiperia! Fitonte armiku, vazhdonte roberia! Shqiptaret kurre nuk u ngriten ne lufte çlirimtare, si nje popull i bashkuar dhe nen nje komande te vetem ushtarake! Ata luftonin me rend: posa shuhej me gjak nje kryengritje ne Veri te Shqiperise, shperthente tjetra pas disa muajsh apo vitesh ne Jug te saje! Sa shuhej nje kryengritje ne Kosove, kerciste tjetra ne Shqiperine e Mesme! Po sa shuhej nje kryengritje shqiptare ne Karadak, shperthente pas nje kohe tjetra ne Pollog! Sa shuhej nje kryengritje antiturke ne pranvere, shperthente tjetra ne vjeshte, ne krahina te ndryshme te Shqiperise! Sikur benin gara bajraku me bajrak, krahina me krahine, pashallyku me pashallyk, cila po ngritet me shpesh ne kryengritje dhe cila po e mban me gjate frontin e luftes! Shqiptaret benin lufte se, cili eshte ma shqiptar se shqiptari, por shume pak e shume rralle u shkonte ndermend se, si t’i bashkojne armet dhe forcat luftarake per çlirim, jo te nje fshati apo krahine, por per çlirimin dhe bashkimin e gjithe Shqiperise!
Kur luftonte nje pjese e Shqiperise, tjetra bente sehir! Kur gjakosej e digjej nje krahine shqiptare, tjetra shikonte nga majat e malit tymin dhe flaken, mbi shtepite e kasollat e fqinjeve te vete vllezer dhe s’levizte kush nga vendi! Keshtu rradhiteshin shekujt e roberise shqiptare: kryengritje pas kryengritjeje krahinore, djegeje pas djegejeje, gjakosje pas gjakosjeje, sehir pas sehiri,…, por kurre bashkim, kurre çlirim, kurre liri! Shqiptari mbete shqiptar kapedan e princ, shqiptari mbete bajraktar e pashá, egoist e karrierist, mendjemadh e lokalist, mercenar e tradhetar! Abdullah Pashe Dreni, tradhtoi Lidhjen Shqiptare te Prizrenit! Kryengritesit shqiptare te Kosoves nuk e degjonin Hasan Prishtinen! Shqiptaret nuk e donin sulltan Reshatin, por e donin sulltan Hamitin! Ata nuk luftonin per pavaresi, por per autonomi! Ismail Qemali zbriti ne Durres kur ¾ e Shqiperise ishte e pushtuar nga greko-sllavet! Pavaresia e Shqiperise u shpalle ne Vloren e lire, por ne Shqiperine e pushtuar! Esat Pashe Toptani ishte kunder Ismail Qemalit! Shqiperia e copetuar i kishte dy qeveri: njeren ne Vlore e tjetren ne Durres! Shqiperise nuk i pelqenin dy qeverite e qeveritaret e saj dhe therriste gjermanin princ Wid! Shqiptaret nder shekuj, nuk ishin mesuar qe ta qeverisin dhe komandojne veten, por i huaji!
Ata toleruan qe armiqte turko-sllave t’a debojne Ymer Prizrenin, ta burgosin Abdyl Frasherin, ta varin Sulejman Vokshin, ta vrasin ne pabesi Dede Gjon Lulin e Mehmet Shpendin, ta vrasin me tradhti Ramadan Zaskocin e Haxhi Zeken, Çerçiz Topullin e Isa Boletinin! Lexusi im i dashur, derisa t`u japim fund veprimeve tona vetevrasese, edhe matej do te zgjas ky realitet i hidhur, nenshtrues e poshtrues mes nesh si komb. Autor i shkrimit: Fridrik Ndoci, shkurtuar dhe modifikuar nga ana ime. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!