Kritikat e padrejta nuk duhet te na brengosin
Nga deshira qe te behemi te popullarizuar dhe te biem ne sy te mire para tjereve, bejme perpjekje te shumta te leme pershtypje te mira, te njerezit me te cilet komunikojme, gje qe eshte shume e veshtire dhe e pamundeshme, sepse kemi te bejme me lloje te ndryshme te kategorive njerezore.
Keto perpjekje ne shumicen e rasteve, na bejne te ndjeshem edhe ndaj fjaleve me te vogla kritikuese, sepse sjelljet tona qe i bejme ndaje tjereve, i bejme te presim lavdata e mirekuptime nga ata.
Nese ua vejme veshin fjaleve kritikuese qe na vijne nga disa njerez qe i kane ne shpirte sharjet, fyerjet dhe perbuzjet vende e pa vende, do te prekemi shpirtnisht dhe do te na thyhet zemra, gjate komunikimeve me ata.
Kush nuk i done tronditjet shpirterore,nervozen dhe urrejtjen, nuk eshte mire t’ua veje veshin dhe aqe fjaleve kritkuese dhe te brengoset per to, edhe pse ka raste kure kritikat jane me vende dhe te qelluara. Kritikat e qelluara qe na behen, duhet marre me gjakftohtesi, durim dhe vetepermbajtje, duke bere perpjekje qe dalengadale te permiresohemi, sepse askushe prej neshe nuk jemi te perkryer.
Sa do qe te bejme perpjekje t’u leme pershtypje te mira tjereve, perpjekjet tona eshte e pamundeshme te jene te qelluara tersishte per te gjitha kategorite e njerezve, ku prap se prap, do te kete njerez qe sjelljet tona nuk u shkojne per qefi dhe do te jemi ne thumb te kritikes se tyre.
Nese qendron ky konstatim, do te ishte ne menqurine tone qe thumbimeve,perbuzjeve dhe ofendimeve te paqelluara te cilat na vijne nga tjeret, mos t’ua veme veshin dhe mos t’i marrim afer zemres.
Eshte shume e rendesishme per shendetin tone, te qendrojme sa me indifirent ndaje kritikave te padrejta qe na vijne nga tjeret, se sa t’i kundershtojme ata te mos na sulmojne.
Kjo qe u tha me larte, nuk nenkupton te jemi indifirent ndaje cdo lloji kritike, sepse ka dhe kritika qe me te vertete jane te qelluara dhe plotesishte me vende. Ndaje kritikave te tilla duhet te jemi te arsyeshem dhe shum objektiv qe te fillojme te heqim dore dalengadale nga sjelljet dhe veprimet tona qe e meritojne kritiken, perbuzjen dhe urrejtjen.
Pasi qe erdhem ne perfundim se kritikat na qenkan vende e pa vende, edhe ne duhet te kemi kujdese kure e perdorim fjalorin kritikues apo me mire te theme fjalorin keshilledhenes ne komunikim me tjeret.
Keshillat dhe kretikat dallojne dukshem me njera tjetren per nga fjalori tyre. Kritika sherbehet me fjalorin fyes, urrejtes dhe nenqmues, kurse keshilla sherbehet me fjalorin miqesor, bindes dhe argumentues. Njera i largon, armiqeson dhe i bene kundershtare ne mes veti njerezit gjate komunikimit dhe pas tije dhe tjetra i ofron, miqeson dhe i bene te vetepermbajtu, me te kujdeseshem dhe tolerant gjate komunikimit edhe pas tije.
Secili prej neshe pa marr para syshe moshen, gjinine, poziten, profesionin, perkatesine fetare e kombetare, politike dhe gjendjen ekonomike, eshte mire te kemi kujdese kure komunikojme me njerezit, ta perdorim sa me shum te jete e mundur fjalorin keshilledhenes, e jo kurresesi fjalorin kritikues, i cili fatekeqesishte ka kaluar ne mode, te shumica e njerezve kahe te komunikojne ne mes veti.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!