Keshille per femijet e mij te dashur
Kujdes, mos i besoni çdo kujte! Nje pjese e shokëve, miqve dhe njerëzve të sotëm, edhe pse nga goja nxjerrin fjalë të sheqerosura, zemren e shpirtin mund t`i kene të prishura dhe te helmosura. Mund tu presin ne bese, mund tua kthejne shpinen sapo ti kryejn interesat e veta dhe nuk u qendrojne prapa ne ditet e veshtira.
Mos hidhëroheni me keshillat e mia dhe nenes suaj, edhe nese ato u duken të serta e të prapambetura. Kuptoni se, ato kane dale prej zemres dhe shpirtit tone nga miresia dhe dashuria prindore qe e kemi per ju.
Miqtë e shokët, sa do te sinqerte qofshin ata, nuk mund ta zavendesojne sinqeritetin, perkujdesin, miresine, sakrificen dhe dashurine e prinderve. O, femijet e mij te dashur, askush ne bote nuk perkujdeset, nuk sakrifikohet dhe nuk dhuron dashuri ma shume se prinderit. Nese mendoni ndryshe, gaboni dhe mashtroheni keq.
Ne prinderit, e kemi kuptuar shumë mirë dhe e kemi perjetuar me dhermbje ne shpirte, edhe kure keni qene te paknaqur ndojhere me neve, për shkak te kushteve jo te mira, mes te cilave jetonim me plote veshtiresi ne ushqim, ne veshmbathje e ne shkollim, qe nuk patem mundesi as minimumin e deshirave tua plotesojme, per shkak te rrethanave gjithnje e më te kqija qe naj krijonte pushtusi serb.
Une dhe nena e juaj, nuk i harrojme kurr ato kohe te veshtira, qe i perjetuam familjarisht gjate regjimit fashist serbo-jugosllav, e sidomos atehere kur na perjashtuan nga puna neve te dyve, qe nuk i pranuam masat e dhunshme neper organizatat e punes ku punonim, se bashku me nje pjese dermuse te shqiptareve te Kosoves, te cilet po ashtu nuk i pranuan keto masa.
Edhe ju femijet e mij te dashur, mos i horroni keto vuajtje qe i perjetuam se bashku familjarisht, si shume familje tjera kosovare, qe mbeten nen perkujdesin e ndihmave te cilat vinin nga shoqata humanitare “ Nene Tereza” dhe “familja ndihmon familjen”, qe mos te vdesim nga uria.
Ju femijet e mij, mire e kuptuat se, aq sa mujtem une dhe nena e juaj, e beme per ju si prinder. Populli thotë: “sa e ke jorganin, aq i shtrinë edhe këmbët.” Kete ne sebashku me ju e bem Ju, e kuptuat mire dhe e perjetuat ne lekure se prinderit tuaj nuk u moren me ajamet e politikes dhe ishin opozite e politikberjes se kohrave qe shkonin ne dem te qeshtjes kombetare, besa edhe e kritikonim ashper realitetin e hidhur qe e krijonin politikat pushtuse te fqinjeve tane dhe politikat nenshtruese te vendoreve ne mesin tone kombetare, ku dhe na perjashtuan nga puna edhe pse ishim prinde te gjashte femijeve.
Nga ky realitet i hidhur, i pervolet duarte edhe ju se bashku me ne, te dilni faqebardhe dhe ti kaperceni pengesat e kohes dhe ti perballoni kushtet aspak te mira, gjate rrites dhe shkollimit tuaj, duke u perpjekur me djersen e ballit, te krijoni kushte sa do pak per ekzistence e per shkollim, duke mos e zgjedhur punen dhe duke perdorur talentin tuaj per mbijetese.
Per gjitha keto perpjekje tuaja te pathyshme qe i bete te mbijetojme e ti tejkalojme sfidat qe na dilnin para nga pushtusi, ne prinderit e juaj u falenderojme nga zemra dhe u jemi mirnjohes, qe vertete ia dolet dhe po ia dilni faqe bardhe, sebashku me ne!
E kuptuat dhe e pranuat edhe ju qe nuk donim të bëhemi ndryshe, për t’ua plotësuar kushtet, edhe pse e dinim qe perjetuat te zite e ullirit se bashku me ne, nje kohe bukur te gjate prej dhjete vitesh mese paku. Nuk donim te perkulemi para politikave te kohes, të servilosemi, ta perbaltim karakterin, ndërgjegjen dhe dinjitetin tone prindor, intelektual, familjar e kombtare, për hirë të pasurisë, e kushteve më të mira ekonomike, nuk donim ta shesim moralin, besnikërinë e pastërtinë tone qe e kishim per atdheun dhe per kombin.
Jo, kete nuk e beme, edhe pse e hoqem te zite e ullirit, këtë s’mund ta bëjmë dhe tani, kete nuk e bene as prinderit tane e gjysherit tuaj. Duam edhe ju, mos ta bëni kurr as tani, as në të ardhmen tuaj, edhe kure ne nuk do te jemi me ju, sepse dinjiteti e fisnikëria familjare, morale dhe kombetare, jane mbi te gjitha pasurite e kesaje bote dhe mbi te gjitha ajamet e perkoshme politike.
Ju femijet tane te dashur, të gjitha vijnë e shkojnë: pasuria, ajamet politike, qeveritare e pushteti. Ndersa brez pas brezi mbetet vetëm fisnikëria, besnikëria, bujaria, dinjiteti kombetare, sakrifica, karakteri dhe morali familjar.
Me respekt e dashuri per ju, nga prinderit: Isa dhe Kumrije Thaçi!
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!