Degradimi dhe perqmimi i profesioneve nga politikbersit e ka sjelle ne kolaps shtetin dhe jeten e qytetareve
Ky politizim e ka krijuar nje paralize totale te zhvillimit politik, ekonomik, shendetesor, edukativ, arsimor, juridik, kulturor, shkencor dhe ne shume fusha e sektor tjera ne nivel kombtar e shtetnor.
Nuk mund të kemi nje zhvillim efektive ne nivel te vendit nese mbulohen fusha e sektor te ndryshem jetesor, me njerez qe nuk jane ekspert dhe profesionist te fushave e sektoreve perkates.
Fatkeqesisht, profesionalizmi eshte shnderruar tersisht ne militantizem partiak, ne ideologji te ndryshme politike e partiake, ku mese paku behet fjale per pergatitje profesionale e shkencore.
Eshte shume qesharake dhe e demshme per vendin tu ipen pergjegjesi shtetnore, politike, ekonomike, shendetesore, juridike, edukative, arsimore e kulturore atyre qe jane te degjushem per politike, se sa atyre qe jane ekspert e profesionist, te fushes per te cilen u ipet pergjegjesia dhe e pranojn ate pergjegjesi.
Per qudi eshte bere mode te privilegjohen vetem kandidatet sipas perkatesis politike, grupore, e ideologjike, e kurrsesi nuk vije ne shprehje pergatitja profesionale e kandidatit qe privilegjohet.
Ne çdo fushe jane politizuar e degraduar profesionet dhe nuk pytet kush fare per profesionin dhe shkallen e pergatitjes shkencore profesionale te kandidatit te cilit i ipet edhe pergjegjesia, por pyetet perkatesia politike, perkatesia farefisnore, perkatesia gjinore e kerkesa tjera korruptive.
Si mund te quhet ndryshe ky veprim i qoroditur i cili eshte bere mode, perpos fatkeqesi shtetnore e kombetare, ku per minister te energjetikes emrohet nje historjan, minister i drejtesis emrohet nje kimist, minister i arsimit emrohet nje jurist, minister i ekonomis emrohet nje mjek, minister i infrastruktures nje biolog, minister i kultures nje qe nuk ka lidhje me kulturen dhe artin. Akademiket emrohen antar te Akademise sipas perkatesive politike, e jo sipas punimeve shkencore te tyre.
Po kjo gjendje politizuese, degraduse, perqmuse e shkaterruse po i percjelle edhe organizatat e ndryshme punuese, shtetnore e private, po i percjelle edhe institucionet edukativo-arsimore deri tek ato univerzitare, institucionet kulturo-artistike, bizneset private e shtenore, policine, ushtrine, shoqatat e ndryshme shtetnore e jo shtenore, institucionet fetare dhe mjetet e informacionit.
Çdo kund e ne çdo skute kane dale ne balle dhe po u prijne institucioneve tona militantet partiak, militantet fetar dhe grupacione te ndryshme kriminale, qe u sherbejn politikave te kohes, qe u sherbejn qarqeve te ndryshme destruktive dhe antikombetare per interesa te veta personale, partiake e grupor, te cilet më se paku kane merita dhe pergatitje profesionale e shkencore, qe te marrin pergjegjesi, vende te punes dhe pozita nga me te lartat, per ta perfaqesuar vendin dhe kombin tone ne pergjithesi.
Eshte ne nderin tone personal, familjar e kombetar, qe mos ti bashkangjitemi dhe mos ta perkrahim kete rrugtim por ti luftojme me te gjitha mjetet qe i kemi ne dispozicion, te gjithe ata qe po e paralizone tere procesin e zhvillimit shtetnor e kombetar dhe institucional, ne hapsiren e gjeografise shqiptare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!