Keshilla per jeten shkurt
Derisa nuk arrijme ti tejkalojme modulet dhe sistemet e vjetruara te jetes, do te mbetemi ne te njejten gjendje te te jetuarit.
Kemi apo jo shume analfabet me diplome ne politike, ne religjion, ne kulture e ne shkence ne shqiptaret dhe pse?
30. 01. 2021
Votat që doti marrin nga Elektorati LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR janë votat e atyre që janë punësuar, kanë marr grada e poste, tituj e privilegje të shumta nga partitë e veta dhe nga ata që kanë pas fatin tua gjuajn nga një kockë në pjatë padronët e tyre, që te lëpihen me to dhe të shërbejnë verbërishtë si militantë partiak në favor të padronëve politik.
Kjo përqindje e këtij elektorati është shumë më e vogël sesa elektorati që ka mbetë pa vende të punës, pa privilegje, pa grada e pa poste dhe po e vuajn jetën në varfëri e në skamje, në padrejtësi, në terror politik, duke u tmerruar nga korrupcioni, nga nepotizmi, nga krimi i organizuar politik, e krime tjera të pafundme në vëndin tonë që po i ushtrojnë satrapët e politikës!
Këtij elektorati shumicë që ua kanë vrarë shpresën partitë politike te cekura më lartë per dy dekada me radhe, shpresa e vetme dhe e fundit e tyre u ka mbete tek personaliteti i Albin Kurtit dhe i Vjosa Osmanit dhe subjekteve te tyre politike ne aleance, te cilet nuk i ka provuar elektorati se çfare do ti sjellin vendit, siq i ka provuar prontistët e panistët per dy dekada me radhë se kush ishin e kush janë ata në skenën tone politike.
22. 01. 2021
Tu besosh prap premtimeve te Liderit te LDK-es, PDK-es, AAK-es, NISM-es, AKR-es, si Isa Mustafes, Enver Hoxhes, Ramush Haradinajt, Fatmir Limes, Behxhet Pacollit dhe patericave te tyre, te cilet e treguan “marifetin” e vet per dy dekada me radhe se kush ishin e kush jane, eshte e njejte sikur tu besohet rrenave te Nastradin Hoxhes, prodhuar ne shekullin e dhjete!
Vetem ata qe jane te mjere apo ata qe jane shitur per pak pare, u besojne genjeshtrave te perseritura qe dy dekada me radhe, me te cilat eshte genjyer shume keq ky popull dhe po vazhdon te genjehet!
18. 01. 2021
Stresi kronik dhe ankthi jane shkaktar te shkaterrimit te shendetit, shkaktar te plakjes se hershme dhe vrases të jetegjatesise sone, sepse permes stresit kronik e ankthit humbim energji te madhe trupore, mendore e shpirterore, per shkak te shqetesimeve te shumta emocionale rreth ngjarjeve e problemeve te ndryshme qe na ndodhin gjate jetes.
Instituti Amerikan i Stresit gjate hulumtimit dhe studimit te proceseve degjenerative qe i shkakton stresi kronik, ka ardhe ne perfundim se “shumica e problemeve shendetesore, mplakja e trupit dhe e mendjes shkaktohen prej stresit”.
Shume njerez duken më te moshuar seq jane ne te vertete dhe me nje shendet degjenerativ, per shkak se trupi i tyre ne periudhat e ndryshme te krizave stresuse hargjon shume më shume energji fizike, mendore dhe emocionale.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!