Keshilla per jeten shkurt

 

Kur ne mesin e nje shoqerie, shpirti, mendja, emocionet dhe morali i intelektualeve e politikaneve eshte i smuar, ajo shoqeri nuk ka kurajo te perballet me ndryshime, me risi, nuk i perballon dot sfidat qe i dalin para saje, sepse i mungon aspirata, vullneti, deshira, kombengulesia, guximi dhe projektet per ti quar proceset perpara.

Ajo shoqeri, te cilen e kane infektuar me smundjet e veta karieriste e egoiste nje pjese e intelektualeve dhe politikaneve, nuk i beson te tashmes dhe te ardhmes, nuk beson ne organizimet “progresiv”, nuk behet pjese e nje pergjegjesie per te miren e kombit, vendit dhe shtetit, nuk behet pjese e nje pergjegjesie kolektive, pjese e nje sakrifice te interesave personale, ne dobi te atyre shoqerore e kombetare, sepse elitat e saje intelektuale e politike, ne vend qe te qendrojne ne balle te shoqerise duke iu prir ndryshimeve, duke i perballuar sfidat e kohes, ato merren me veteveten dhe me interesat e tyre personale.

Atyre qe u kane zen rrenje neper kokat e veta sjelljet e programimet e vjetruara, nuk i bejne as perpjekjet me te vogla ti rifreskojne ato me sjellje e programime te reja, qe i kerkon dinamizmi i kohes. Vertete kjo kategori njerzish jane bere nje rrezik potencial per depertimin e risive dhe ndryshimeve sistematike, duke e hapur deren e madhe te shkatrrimit.

Veprat e prof. Dr. Akademik Skender Kodres, Ph.D, jane shume interesante e me vlere shkencore per filozof, pedagog, sociolog, psikolog, psikiater e neuropsikiater dhe per student te ketyre fushave, qe synojne permes perfitimit te kultures, edukimit, aftesisive, shprehive e shkathtesive te ketyre shkencave tu ndihmojne klienteve e pacienteve te tyre. Intelektualeve te fushave te ndryshme e qytetareve ne pergjithesi per mirembajtjene dhe zhvillimin e shendetit perceptues, intelektual, emocional, social, human, moral, kulturor, shkencor, kombtar e njerzor te tyre.

Per hire te kesaje game te madhe shkencore, dale nga kontributi kolosal i Akademik Kodres, eshte ne nderin e Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkences dhe Arteve ne Prishtine, Shkup , Tirane, eshte edhe ne nderin e antareve te ketyre Akademive, qe ne gjiun e tyre te kete sa më shume ekspert dhe njohes te mire te shkencave filozofike, pedagogjike, sociologjike, psikologjike, psikiatrike e neuropsikiatrike, qe ta jetesojne praktikishte dhe ta qojne edhe një hap perpara, punen shkecore te Akademik Kodres, te cilen e ka vuar ne sherbim te shendetit psiko-fizik te njerzimit e ne veçanti ne sherbim te kombit shqiptar, e cila tani dihet boterisht.

“Të gjithë duam te ndryshojmë, por kur i afrohemi ndryshimit, ne humbasim deshiren per te ndryshuar… Shoqeria ështe e interesuar per pergatitjen e njerzeve më te mirë që te kene mundesi te jenë njerze te vlefshem per vete, per familje, komunitet dhe per kombin, te cilit i takojne. Te jenë plotesisht te pergatitur qe ti perballojne sfidat e shekullit te ri”, Prof. Dr. Akademik Skender Kodra, Ph,D.

Sa shume ka nevoje per ndryshime rrenjesore kjo bote njerzore!

“Unë e di edhe teorikisht edhe praktikisht se sa i veshtire është proçesi i ndryshimit: unë e di se sa e dhimbshme është te mos e duash veten siç je; unë e di se sa e veshtirë është të duash të jesh ai qe nuk je; unë e di se ç`do të thotë të zbulosh kush je; unë e di se sa tragjike është të marrësh vesh se nuk je ai që hiqesh…”, Prof. Dr. Skender Kodra, Ph,D.

Xhozef Edison, ne momentin kur i ka vizituar varrezat e qytetit te tij, i ka thene disa fjale e mendime me vlere:

“Kur veshtroi varrezat e fisnikeve, çdo emocion i lakmise vdes tek une; kur lexoi epitafet e bukura, çdo deshire e tepruar largohet; kur shohe pikllimin e prinderve mbi nje gure varri, zemra ime tretet me dhemshuri; kur shikoj varrin e prinderve, mendoi kotesine e pikllimit te tyre; kur shikoj mbreterit qe prehen ne varreza se bashku me ata qe i rrezuan, me shkon mendja se sa kote u perpoqen dhe sa kote u munduan; kur shikoj varret e njerezve te shejte te cilet aqe shume e perqane boten me grindjet dhe konfliktet e tyre, une me pikllim e perjetoi ndjenjen e habise dhe trishtimit ndaj perleshjeve, perqarjeve dhe debateve te njerezimit…”

Është stërngarkuar skena e politikës sonë kombtare me njerze te korruptuar e me jarana të Serbise, malit te Zi, Maqedonise, Greqise dhe me jarana te qarqeve te ndryshme antishqiptare.

Po na dalin lule në kapuq politikanet e më parshem te Shqiperise e te Kosoves, krahasuar korrupcionin e jaranine e politikaneve shqiptar me fqinjet tane pushtues sllavo-grek andej e ketej kufijeve dhe me qarqet antishqiptare, kohve te fundit e sidomos pas luftës.

Sipas mendimit tim personal, popullit shqiptar nuk i ka mbetë gje tjeter në duar, pos ti bije fyllit te Nastradinit dhe të tretët rrugëve të botës, per ta siguruar kafshaten e bukes, ose të ndermerr diçka seriozisht, që ta merrë fatin e tij në duar të veta. I juaj, mësuesi Isë

Si po duket po pres kote qe do ta thote kush fjalen per kete gjendje jo te mire ne edukimin dhe arsimin tone kombetar, nga ana e atyre reformatoreve, trajnereve, perpiluseve te planprogrameve, hartuseve te tekesteve shkollore, literatures dhe doracakeve udhezues e metodik per nxenes e mesimdhenes dhe nga ana e atyre perpiluseve te testeve kombtare e testeve tjera lokale per nevojat e perditshme te shkollave rreth notimit e cilesimit te nxenesve , sepse ata e kane fute koken e tyre ne zalle si struci, per ta mbrojtur nga vapa e kohes, edhe pse mendonin per veten se jane eksperte te rralle e te papar, trajner profesional dhe te vequar nga tjeret.

Nuk eshte mire te koritemi duke vrapuar pas tjereve per interesa te ulta personale, ne dem te interesave dhe autoritetit te tjereve dhe interesave kombtare, siq po koriten disa ne mesin e popullit shqiptar!

Ata qe i mendojne dhe i analizojne mire e drejte pasojat dhe leverdite e veprimeve te veta, po ashtu qe e mendojne edhe fundin e jetes, nuk do te shkelin lehte ne drrasen e kalbur, sepse asgje nuk do te marrin me veti ne ate bote, pos ndergjegjes se tyre personale.

Ne provimin e programit nderkombtar para PISE-s, rane poshte ne provim, jo vetem nxenesit e mesimdhenesit tane, qe mese paku apo aspak jane fajtor per kete gjendje, por fajin kryesor e bartin mbi ndergjegjen e tyre te ulte, pergjegjesit dhe menagjusit e arsimit, se bashku me politiken e tyre te korruptuar kembe e koke nga larte poshte.

Derisa te ndiqet praktika e politizimit te profesioneve ne te dyja shtetet shqiptare nga politikanet tane, te cilet e kane kap shtetin ne te gjitha segmentet e tij dhe nderhyjne ne çdo sfere me militantet e vete partiak, do te vazhdoi kjo smundje e mjere paralizuse e shkatrruse ne te gjitha proceset e zhvillimit shtetnor e kombetar, politik e ekonomik, shendetesor e arsimor, juridik, kulturor e shkencor.

Jane bere shume palo shqipfolesish ne mesin e kombit tone qe po ia hajne edhe kockat popullit shqiptar, jo vetem mishin, jo vetem qe po e perqajne e hasmerojne mes veti, jo vetem qe po e varferojne por edhe po e poshtrojne nga te gjitha menyrat.

Menyra se si sillemi mes njerzve dhe se si sillemi ti plotesojme nevojat, deshirat dhe synimet tona, tregon kjarte se kush jemi, pershkruan sakt nivelin e botes shpirtnore, intelektuale emocionale, nivelin e karakterit dhe personalitetit qe e kemi.

Te gjitha karakteristikat qe i posedojme perbrenda, manifestohen jashte permes menyres se sjelljeve tona qe i bejme me rastin e realizimit te deshirave, qe ia kemi vuar vetit si qellim.

Shembuj per te mire e per te keq rreth sjelljeve tona, qe i bejme gjate jetes, jane te shumte, te cilet na bejne te ndjehemi krenar dhe te turpshem, heret ose vone.

Eshte mire perdite e ngapak ti humanizojme e socializojme sjelljet tona, nese deshirojme te deshmohemi si qenje te arsyeshme, humane e njerzore.

Eshte ndjenje e mrekullushme dhe menquri e madhe atehere kur e kuptojme dhe bindemi, se nuk kemi nevoje ta lejojme veten te varemi nga tjeret, sepse brenda qenjes sone gjendet fuqia e jashtzakonshme e cila na mundeson te bejme ndryshime te duhura e progresive dhe te organizojme menyren e te jetuarit tone ashtu siq duhet dhe te pavarur nga tjeret.

Çdo gje qe e bejme gjate jetes, nese e mendojme edhe fundin e saje, nuk do te koritemi e nuk do te turperohemi para botes, para kombit, miqeve, farefisit, familjareve e para vetit!

Zemra, shpirti, mendja, motivi dhe emocioni jane qender e fuqise sone, ku skalitet e forcohet energjia, deshira, vullneti, guximi, edukata, dituria e dashuria, pa te cilat na mungon energjia, fuqia dhe njerzishmeria.

Çdo gje ne jete qe e bejme, do ece shume më lehte e më njerzisht, nese veprimet tona e kane shtytes vullnetin, deshiren, guximin, diturine dhe dashurine per atdheun, kombin dhe per lirine tone.

Si gjithmone edhe tani, gati e kemi harruar veten si kombe dhe nuk mendojme fare, se si ta zgjidhim njehere e mire qeshtjen tone kombetare. Perkunder kesaje, politikanet tane vrapojne si te verbuar pas Europes, pa kurrfar koncepcioni dhe pergatitje politike, profesionale e kombetare, qe te futemi ne te symbylltas, pa e zgjidhur qeshtjen tone kombetare dhe pa e siguruar te shkojme te barabart me tjeret ne Europe, jo te ndare e te perqare si eshte më zi, nen nxitimin e larove, kujtagjive dhe tradhtareve te kombit, qe punojne vetem per interesat e veta, te cilet po e shesin vendin dhe po e permbysin çdo gje qe eshte kombetare, nen ndikimin e forcave te medha e aleancave te ndryshme, qe nuk ishin kurr ne favorin tone dhe sote po ashtu nuk jane.

Deshira per t’i mashtruar, shfrytezuar e keqperdor tjeret per interesa te ulta personale, qone drejte krimeve te medha njerezore, qe nuk jane edhe aq te pakta ne rruzullin tokesor dhe ne trojet shqiptare.

Lum ata qe kane mundesi te mos e lejojne veten te depertoi ne shpirtin e tyre, ndjenja e deshires per mashtrim, shfrytezim e keqperdorim te tjereve, me permasa shkaterruese per njerzimin dhe vete personin qe noton neper ato ujra te zeza.

Të ndjehemi të rëndësishem, te dashur, te dijshem e te ndershem mes njerzve është njëra ndër dëshirat më njerëzore e cila na bënë të dallojme prej gjallesave tjera toksore. Po të mos ishte kjo ndjenje nxitese, ne do te jetonim ne erresiren e madhe te paditurise dhe ne mungesen e ketij civilizimi njerezor.

Fatkeqesine, nenshtrimin, pushtimin e poshtrimin, ia kane imponuar kombit shqiptar e atdheut tone dhe po ia imponojne edhe tani perandoret tane shqipfoles, sundus e shkaterrues te atdheut dhe kombit shqiptar, ne bashkpunim me te huajte dhe me pushtusit tane, duke iu sherbyer atyre ne menyren me te ulte njerezore ne dem te qeshtjes sone, unitetit, bashkimi dhe perspektives se gjeneratave te ardhshme.

Besoje qe ka ardhe koha e fundit te mbushemi mend dhe mos tu sherbejme perandoreve tane sundues qe u sherbejne te huajve e pushtuseve tane, ne dem te qeshtjes sone kombtare dhe ne dem te trojeve tona, por tu sherbejme atyre qe i sherbejne vendit, shtetit dhe kombit shqiptar.

Nuk eshte mire t`u behemi krah me asnje qmim, siq iu kemi bere krah deri me tani , per interesat tona personale politikaneve, intelektualeve klerikeve fetar dhe njerzeve egoiste, karieriste, kojtagjije, xheloze, inatqor dhe atyre qe urrejne. Kete veprim njerzor duhet ta bejme sa më pare, nese deshirojme te shpetojme nga fundosja e perjetshme si komb.

Egoizmi i kastes politike, intelektuale e fetare po i preke majat me te larta te pangopesise, duke vuar veten ne epiqender, pa menduar se kane pergjegjesi morale, intelektuale, politike, fetare e kambetare para shtetit e para kombit. Pa menduar fare qe po ia sjellin shkaterrimet ne mase pasurise kombtare, pa menduar fare per nivelin e larte te varferise qe ia kane sjelle atdheut, qe ia kane sjelle vendit stagnimin e zhvillimit te institucioneve te ndryshme ekonomike, shendetsore, arsimore e juridike dhe pa menduar se e kane fute maksimalisht perqarjen mes nesh si komb.

Nese me reformim te arsimit dhe me trajnim te mesimdhenesve kuptojme ndryshimin e gjerave te vjetruara ne arsim e te mesimdhenesit dhe zavendesimin e tyre me permbajtje te reja, nuk mund ta bejne kete dytyre kaqe serioze e me vlere te madhe kombtare militantet partiak qe nuk e kane pergatitjen superiore profesionale pedagogjike e psikologjike, qe ne menyre shkencore te hulumtohen dukurite e vjeteruar ne arsim dhe njohurite e mesimdhenesve qe i ka shkele koha ti zavendesojne ato me te reja, sipas kushteve dhe mundesive qe i posedon vendi, sipas rrethanave qe po na imponohen dhe na derigjojne ne aspektin ekonomik, profesional e kadrovik.

Forma e sjelljes se njerezve sipas sjelljes se mbiunit te liderit te tyre, duke u mjaftuar me shijet, mendimet, idete, pikepamjet dhe sjelljet e tij, eshte treguar si jo e suksesshme, jo humane, shkaterruese, perqarese, nenshtruse dhe jo produktive mes njerezve te botes, mes njerezve te nje kombi, te nje regjioni, te nje komune, posaqerisht tek ne shqiptaret.

Konstatimi psikologjik i modelit psikodinamik e ka definuar boten e IDIT personal , si bote e pafundme deshirash te tij, EGON si bote e arsyes se tij per te bere perzgjedhjen e deshirave te mundeshme, te lejushme, te drejta e te ndershme dhe SUPEREGON si bote e nivelit te tij me te larte logjik, qe ka kapacitetin te kontrolloj deshirat qe dalin nga bota e IDIT te njeriut, ne bashkpunim me EGON dhe te bëjne frenimin e atyre deshirave qe shkelin mbi parimet e rregullave njerzore.

Ështe ne favor tone te kemi kujdes, qe ta ruajme baraspeshen e IDIT, EGOS, dhe SUPEREGOS, nese deshirojme jete te qete, te lumtur, te barabart, jete te ndershme e me dinjitet dhe jete pa qrregullime psikiko-emocionale, intelektuale e morale. I juaj, mësuesi Isë

 Sa më njerzisht, e sa më me vullnet, deshire e dashuri dhe sa më me këmbngulje e qendrueshmeri i qasemi pervetesimit te edukates, diturise dhe perkushtimit ndaj punes intelektuale, aq më njerzor, më te dijshem, me te edukuar, me te pergatitur dhe me te suksesshem na bejne ato.

Edukata, dituria dhe puna jane pasuri e pazavendesushme per secilin njeri, te cilat gjenden ne duarte e secilit. Secili mund t`i hudhe posht ato e te mos kujdeset fare per to, mundet edhe t`i mbroje, pervetesoi e ti persos ato gjate tere jetes.

Lum per ata qe nuk i hudhin posht, edukaten, diturine e punen dhe nuk i perbuzin por i mbrojne, i pervetesojne dhe i persosin gjate tere jetes!

Niveli i ulte i edukimit dhe i vetedijes se personit apo grup personash, qe ta kuptojne drejte e sa me objektivisht, se si duhet te zgjidhet nje situate problemore, sjelle pengese e veshtiresi te madhe per zgjidhjen e saje ne favor tonin personal, professional, familjar, institucional, shtetnor e kombetar, sepse situatat problemore, qe nuk kuptohen drejte, ato edhe nuk zgjidhen drejte, perpos qe veshtiresohen më shume.

Iluzionet si forme e deformuar e ndijimit dhe perceptimit tone, e shtremberojne tersisht realitetin duke na mashtruar shpesh qe gjerat e zeza ti ndiejm e perceptojmë si te bardha e anasjelltas.

Ti ndiejme e perceptojme dukurite e keqija si dukuri te mira, padrejtesine si drejtesi, pandershmerine si te ndershme, tradhtine, paftyresine si patriotizem, rrenen si te vertete, mashtrimet e humbjet si fitore.

Keto jane disa prej grackave te vetmashtrimit qe naj imponon iluzioni yne dhe iluzionet qe na imponohen nga tjeret dhe nga momente e situata te ndryshme.

Na duhet kujdes sa më i shtuar, qe mos te bijme viktime e ilizioneve tona ne radhe te pare, e ne radhe te dyte mashtrimeve iluzore qe na vijne qellimshem nga manipulusit e mashtrusit e ndryshem te kesaje bote, duke u nisur permes politikes manipuluse, fese, artit, kultures, ekonomise, edukimit, arsimit e marifetllyqeve tjera te shumta e te kamufluara me iluzione, si teknike e forte e mashtrimeve neper raste te ndryshme, nga larte poshte e anasjelltas, qe po prezentojne sidomos ne shoqerine tone shqiptare, duke na sjelle deme te medha e te pariparushme personale, profesionale, familjare, politike, kulturore, historike, ekonomike, juridike, shkencore e kombetare.

Keqpershtatja ne ballafaqim me faktoret e ndryshem natyror, shoqeror e shpirteror sjelle kokeqarje tek ne, sjelle stres, shqetesim, brengosje, konfrontim, frikesim, zemrim dhe hidherim, te cilet jane shkaktar nemer nje i qrregullimeve psikike.

Ata qe e meritojne falenderimin e respektin e popullit, duhet me doemos ta ndjekim rrugen e tyre njerzore dhe te mos shkelim me asnje kusht e me asnje qmim, mbi idealin e tyre, por ta japim edhe ne kontributin e njerzishem brenda mundesive tona.

Nuk eshte mire e as e ndershme per politikanin, intelektualin, analistin e ngjarjeve te ndryshme dhe gazetarin, te marrin pergjegjesi si te tille, nese nuk jane te afte e te gatshem te manifestojne menquri, guxim, drejtesi, respekt e ndershmeri ndaj atdheut, kombit dhe lirise se tij ne pergjithesi.

Kur shkollat tona shqipe, mesuesit e tyre dhe prisit e institucioneve te arsimit e edukimit, nga niveli qendror, rajonal, komunal dhe lokal mbushen mende dhe e kuptojne se eshte e domosdoshme per interesat tona kombtare, qe te investohet sa më pare e pa hezitim ne gjetjen e talenteve te ndryshem neper shkollat tona , perkrahjen, stimulimin dhe zhvillimin e tyre, do të nxjerret nga kriza e kolapsi total kombi shqiptar dhe do te shpetoi nga injoranca e atyre qe gjenden ne balle te politikes e ne balle te institucioneve tjera.                                                                                                                     Me kete perzgjedhje mëse te qelluar e te domosdoshme, i japim mundesi e potencial te forte zhvillimit dhe perparimit te vendit, ne fushen e edukimit, arsimit dhe ne fusha tjera jetike te shtetit tone kombtar.
Investimet e natyres se tille, perpos qe jane te qelluara, ato jane te domosdoshme dhe urgjente per ngritjen e standardit jetesor te popullit shqiptar dhe perfaqesimit te tij më denjesisht ne bote.

Sjelljet tona politike, intelektuale e fetare ne nivel te vendit e ne nivel kombtar, shumicen prej tyre i karakterizon korrupcioni fund e krye, genjeshtra, jomenquria, perqarja mes nesh, i karakterizon nenshtrimi e perulja tersisht ne raport me nderkombtaret, ne raport me fqinjet tane pushtues, i karakterizon shkelja mbi ligjin dhe kushtetuten, manipulimi me institucionet e ndryshme shtetnore e private ne fushen e ekonomise, shendetesise, edukativo arsimore, juridike, kulturore e shkencore ne te dyja shtetet dhe ne mbare trojet shqiptare.

Eshte lehte te zemrohemi, friksohemi, hidhrohemi, xhelozohemi e te dashurohemi, por eshte shume veshtire me i menagjuar keto emocione drejte personave te duhur, ne mase, ne kohe, me arsye, ne menyre dhe ne situate te duhur. Qe nga koha antike eshte bere perpjekje dhe tani po behet nga filozof, pedagog, sociolog e psikolog te ndryshem, per ta gjete menyren më efikase te menagjimit tone emocional gjate jetes. Kemi nevoje secili prej nesh, kush më shume e kush më pak, per menagjimin sa më efikas te emocioneve tona, sepse mos menagjimi i duhur i emocioneve na shkaterron shendetin, familjen, karieren, autoritetin, raportet mes miqeve e familjareve dhe na shkaterron pasurine e jeten.

Te ai popull ku puna menagjohet nga papuntori, dituria nga i padijshmi, edukata nga i paedukuari, politika nga i korruptuari, feja nga pseudofetari, kultura nga i pakulturuari dhe historia e shkenca nga pseudohistoriani e pseudoshkenctari, vertete stagnon ne vend zhvillimi e perparimi i nje kombi dhe shkatrrohen te gjitha proceset e organizimit jetesor te njerzeve!

Derisa te shkojne bashke si mishi me kocken padituria, mendjemadhesia, krenaria, lakmia, mburrja, urrejtja, xhelozia, amoraliteti dhe tradhtia, tek shqiptaret, kurr nuk do te perparoje Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare qe jane nen pushtim.

Obligim moral, intelektual e njerzor e kemi te kujdesemi ne menyre sistematike, qe te bejme sa me pak gabime gjate ndijimeve e perceptimeve tona rreth botes se jashtme natyrore e shoqeror dhe asaje te brendeshme shpirtnore, nese e deshirojme nje jete me te sukseseshme, nese deshirojme njohuri sa me te peraferta ndaj nje realitetit te caktuar, nese deshirojme vizion e largepamesi sa me reale e objektive. Nese deshirojme qe puna dhe dituria jone te mbeshteten ne parimet univerzale te njohjes sa me te perafert te nje realiteti te caktuar te botes se jashtme natyrore e shoqerore dhe asaje te brendeshme shpirtnore.

Nese nuk e harmonizojme, ngrisim dhe nuk e persosim ne menyre te barabart jeten emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale, shendetesore e kombtare, me jeten ekonomike, ato perpos qe e luftojne njera tjetren per mbizotrim, na luftojne edhe neve fizikisht e psiqikisht.
Ky mos harmonizim ne fjale po deshmohet dita dites si armiku më i madh i njerzimit, shendetit dhe jetes se tij.

Nese nuk kemi bere e nuk bejme sa duhet per prinderit tane, eshte mese e kjarte se nuk bejme asgje edhe per tjeret, edhe per lirine, per kombin e per atdheun, sepse naj ka verbuar syt, tjetersuar mendjen dhe deformuar karakterin e personalitetin tone lakmia e padituria qe e shemtojn njeriun, duke vrapuar pas karierizmit dhe perfitimeve te pandershme personale.

Ne ate shtet ku shkilen vlerat njerzore, ligjet dhe kushtetuta, genjehet e mashtrohet populli, eshte e pa mundesdhme te behet jete e mire, e qete, progresive e me dinjitet.

Historia e politika qe e kane krijuar rrejshem pushtusit tane ne bashkpunim me tradhtaret e lakmitaret ne radhet tona, perhere, na ka genjyer e po na genjen, gjithnje ne dem te qeshtjes sone kombtare, teritoriale, fetare, politike, gjuhsor e kulturore. Kjo ishte dhe eshte vetgenjeshtra e madhe shumne shekullore,qe ia kemi bere vetit dhe po ia bejme per shkak te shkurtpamesise qe gati naj ka verbuar syte, shurdhuar veshet, tjetersuar mendjen, deformuar emocionet, karakterin dhe personalitetin tone, fatkeqsisht!

Nuk mund te kemi lumturi te qendrueshme, nese ate e mbeshtesim mbi padrejtesite qe ua bejme tjereve, mbi vlerat e ulta njerezore, mbi mashtrimet, degjenerimet e dyfytyresine, mbi korrupcionin, trafikimin e qenjeve njerezor, prostitucionin e dhunimet dhe mbi tradhetine kombetare.
Nuk mbijeton gjate lumturia nese perfshihemi nga ligesite e veset e ndryshme njerezore, te cilat u permenden më larte, per kundrazi na kthehen bumerang ato gjate jetes.

Sa shume jemi trete neper kohe, sa shume na kane ndare e perqare dhe sa shume na kane zhduk pushtusit tane, e sa pak kemi mesuar e po mesojme nga e kaluara, nga gabimet tona, te mos na perseritet më, historia me te kqija! Deri kur do te na zgjas kjo pergjumje?! Deri kur do te veprojme kaqe symbyllur, deri kure do te qendrojme pa e trazuar ndergjegjen tone personale, e kombetare, qe kemi mbete shume prapa ecjeve bashkohore, kemi mbete te pushtuar e te poshtruar nene pushtuesit grek dhe serbo-sllavo-ortodoks edhe ne ditet e sotme!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje