A kemi nevoje te ndryshojme ne shqiptaret apo jemi ne rregull
Ne ato momente kur bindemi se nuk kemi nevoje te dryshojme, jemi mbyllur ne kafazin tone i cili na ofrone kenaqesi te rrejshme e afatshkurtera, duke na hapur porten per vuajtje afatgjata. Asnje person, asnje familje, asnje institucion e organizat punuese shteterore e private, asnje parti politike e fetare, as kuvendi, as qeveria dhe as presidenca e nje shteti, qe e perfaqesojne kombin permes tyre, nuk jane aqe te persosur ,qe nuk kane nevoje per ndryshime te perhershme dhe te domosdoshme ne favor personal, familjare e kombetar. Te gjithe kemi nevoje per ndryshime te perhershme, nese nuk deshirojme te mbesim ne nivelin e marrjes vetem me thash e theme, vetem me pune te tjereve, vetem me etiketime, duke harruar veteveten se kemi mbete ne gjendje te mjere intelektuale, politike, morale, fetare, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike e kombetare. Pra kemi nevoje qe perdite e me shume te largohemi prej veseve tona qoroditese, te cilat na demtojne imazhin tone personal, familjar, institucional, shtetnore e kombetar dhe aftesite tona per ta bere nje jete sa me normale e te dinjitetshme. Cili individ, cila familje ne Kosove, ne Shqiperi, e ne te gjitha trojet tona dhe familjet tjera shqiptare neper bote, nuk kane nevoje per ndryshime drejte rregullimit sa me te mire te raporteve nderfamiljare, bashkeshortore, cila familje nuk ka nevoje per ndryshimin e gjendjes se rrites dhe edukimit ma te mire te femijeve te tyre, cila familje nuk ka nevoje qe ta ndryshoj permiresimin e gjendjes ekonomike te saje? Ai individ, ajo familje qe ua kthene shpinen ketyre ndryshimeve qe i permendem me larte, ne mesin e saje do te lulezoi anarhija dhe rremuja, ku do te ngece tersisht rrita dhe edukimi normal i femijeve te tyre, do te depertoi amoraliteti, divorci, narkomanija dhe shume dukuri tjera devijante ne mesin e saje, te cilat e shkaterrojn ate qe nga temeli. Do te ishte mese e qelluar nga secili prej nesh, qe te merremi sa me seriozisht me krijimin e nje personaliteti te shendosh personal, bashkshortor e familjar ku dominon nje atmosphere e kendeshme dhe mirekuptimi ne mes veti, ku dominon shvillimi dhe progresi i perhershem. Pa nje familje te shendetshme e progressive, nuk ka as komb te shendetshem e progresiv. Perpos nevojes qe te ndryshojme si individ e si familje, edhe subjektet tjera po ashtu kane nevoje per ndryshime te perhershme. Cila prej organizatave punuese te nivelit shtetnor e atij privat, cila prej institucioneve te nryshme shtetnore e private, politike, ekonomike, shendetesore, edukativo-arsimore, juridike e tjera institucione, nuk kane nevoje te merren me ndryshimin e gjendjes se vete momentale, e cila eshte mjaft e palakmueshme, duke shkuar drejte nje anarhije totale? Te gjitha kane nevoje per ndryshime rrenjesore, drejte permiresimit te gjendjes se tyre, te mos shkojne edhe matej kah kolapsi, politik, ekonomik, shendetesor, edukativo-arsimor, juridik dhe keshtu me radhe ne secilin segment jetesor. Po nuk filluam sa me pare te bejme ndryshime rrenjesore, do ta humbin kuptimin e vete ekzistues, si person, si familje e si komb. Shoqeria jone kombetare, po shkon drejte falimentimit si shoqeri, si komb e si shtet me nje organizim jo te mirefillet e jo vizionar. Cili komb ka zemer e shpirt ti permiresoi raportet me fqinjet, derisa i ka me teper se sa gjysmen e trojeve dhe popullates se vete te pushtuar e te poshtruar nga ata, perpos kombit tone? Si eshte e mundur te permiresohen mardhenjet me fqinjet tane te cilet na mbajne te pushtuar dhe nderhyjne ne punet tona te brendeshme politike, ekonomike, juridike dhe teritoriale,ku ne kete drejtim po prijne Serbija e Greqija me nderhyrjet e tyre? Si mund te permiresohen raportet e mira me evropen, derisa jemi totalisht te pa organizuar ne baza politike, kombetare, profesionale,ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike dhe ne shume fusha tjera totalisht te korruptuara e te demoluara ne çdo aspekt? Si mund ti permiresojm mardhenjet tona me Evropen, kur ajo nuk po na trajton si komb i barabart me tjeret? Si mund ti permiresojme raportet me boten, kur gjysma e saje na trajton nga kendveshtrimi i majorizimit dhe nenshtrimit si komb ne raport me kombet tjera? Vertete per te gjitha keto kerkohet nje vigjilence e madhe dhe angazhim racional e profesional, per ta gjetur pergjigjen e natyrshme te ketyre pseheve dhe siheve te shumta. Lexuesi im i dashur, kemi nevoje per ndryshime te medha e te kujdeseshme, duke u nisur nga vetevetja, familja, institucionet e ndryshme shtetnore e private, organizatat punuese, partite politike ne nivele komunale e ne nivel vendi, kuvendet e parlamenti i shtetit me deputetet e tyre, qeveria se bashku me ministrat, zavendes ministrat e Kryeministrin e saje dhe Presidenca shtenore. Derisa te bindemi qe t`i bejme keto ndryshime rrenjesore ne te gjitha fushat e permendura ma larte, do te mbyllemi ne kafazin tone hermetik te veteshkaterrimit, te varferise e mjerimit kombetar, drejte asimilimit, hap pas hapi dhe tretjes se qenjes sone kombetare neper bote. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!