Kemi apo nuk kemi angazhim, guxim, deshire, vullnet dhe dituri te mjaftueshem, ti zgjidhim problemet tona
Si po duket, ne shqiptareve si individ, si familjar dhe si komb ne pergjithesi, po na mungon angazhimi i duhur, guximi, dashuria, vullneti dhe ndergjegja , qe ti zgjidhim problemet tona personale, familjare dhe kombetare.
Po ti posedonim mjaftueshem keto cilesi te domosdoshme, te cilat ndikojne ne zgjidhjen e problemeve tona, do ti kishim punet pakez me ndryshe, e jo ne kete menyre siq i kemi.
Jeta e dinjitetshme dhe e suksesshme u takon atyre njerezve, atyre kombeve dhe popujve, qe veprimet e veta i kane te mbushur perplot me guxim, deshire e vullnet te forte dhe dashuri per ti arrite gjerat e vlefshme dhe idealet e ndryshme kombetare, familjare e personale.
Ndersa ne anene tjeter, atyre qe u mongon guximi, deshira, vullneti i forte, dituria dhe dashuria, jane te denuar te mbesin si sherbtor te tjereve dhe ta shuajn urine me mbeturinat e banketeve, qe i bejne tjeret per rreth tyre. Keto konstatime vlejne si per zgjidhjen e qeshtjeve te ndryshme personale, si per ato familjare dhe si per qeshtjet e ndryshme kombetare.
Fati i mire i mbushur perplot dinjitet, u takon atyre qe kane, dijne dhe dojne te kene deshira, vullnet, guxim dhe dashuri per ti arrite gjerat. Kurse fati jo i mire dhe jo i dinjitetshem, u takon atyre qe nuk dijne, nuk dojne te perpiqen ti kene cilesite e domosdoshme qe u permenden me larte, per te bere jete me dinjitete.Rruge te mesme nuk ka. E treta perjashtohet.
Lexuesi im i dashur kultivimi i angazhimit, guximit, deshires, vullnetit dhe dashurise ne shpirtin tone, na mundeson ti zgjidhim problemet tona personale, familjare dhe kombetare, qe ta bejme nje jete me plote dinjitet e plot begatshmeri. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!