Mos ua rrembe kontributin, nderin dhe lavdin tjereve, mbaj tuat nese i ke
Ata qe vuajne nga kompleksi i ndergjegjes se vrare, moralit e dinjitetit te ulte dhe dinakerise qe e posedojne, bejne perpjekje te pa rreshtura dhe perdorin çdo mjete per t`ua rrembyer lavdin, nderin, kontributin dhe krenarine qe e posedojne tjeret. Ky veprim i ulte, e tregon ate pjese te unit te atyre e cila thote:” Shikomni e degjomni mua. Une jame i veçante. Ajo qe e them dhe e beje une eshte ma interesante, ma e vlefshme dhe ma e sinqert, se ajo qe e thua dhe e bene ti. Kontributi dhe arritjet e mija jane ma te vlefshme se sa, kontributi dhe arritjet tua”, e shume marifetlleqe te ketije niveli te ulte e qesharak.
Egoja e ketyre rrembyseve te nderit, kontributit, lavdit dhe krenarise se tjereve eshte ajo pjese shpirterore, qe ka deshire dhe bene perpjekje me çdo kushte, te bije ne sy te opinjanit, te degjohet e te rrespektohet nga ta dhe te konsiderohet si ma i veçant ne mesin e tyre, edhe pse keto perpjekje i bene ne deme te kontributit, nderit dhe lavdit qe e posedojne tjeret.
Veprimi i qoroditur i ketyre rrembyseve, ma shume ua ule nderin, moralin, kontributin dhe lavdin e tyre , nese e posedojne ne opinjan, se sa ua rrite.
Lexusi im i dashur, nese ke deshire ta ruan nderin, kontributin, lavdin dhe krenarine tende , mos bene perpjekje tua rrembesh tjereve! I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!