Kritika dhe lavdi pa mbulese eshte helm shpirteror ne shendetin intelektual, emocional, moral e social
Ti kritikon apo ti lavdon tjeret eshte lehte, kurse ta kritikon veten eshte veshtire. Kritika e lavdi pa mbulese ndaj tjereve dhe lavdi ndaj vetes, dita dites po kalone ne mode mes shoqerise dhe kombit tone, duke i rrenuar vlerat e tjereve me antivlera, per qillime te caktuara djellezore, perqarese e urrejtese mes neve.
Ky “pesticid” helmues, i quajtur kritike e lavd pa mbulese po e shkaterron ndergjegjen, ndjenjen njerezore, humane, morale e kombetare, duke i ngritur ne kembe me lavde te ndryshme e avancime lloj lloj pakurrizori, butaku dhe gojrrumbullaku. Kurse ne anen tjeter i shafitin per toke ata qe kane kurriz dhe ecin vertikalisht si njerez.
Sa e mjere eshte kritika qe nuk fillon me veten por u turret tjereve, duke i paragjykuar ata me lloj lloj etiketash e thash e themve ne dem te autoritetit te tyre dhe sa i mjere eshte lavdi duke e nxjerre veten “hero”, ” veteran” apo ma mire te them perbindesh i pangopur ne mesin e tjereve dhe shoqerise tone kombetare, duke devalvuar çdo gje njerezore. Edhe pse, keta perbindesha asgje me vlere nuk kane bere, perpos qe i kane shkaterruar e demnoluar vlerat.
Sa shume kritikues e lavdrues pa mbulese ka neper meset tona shoqerore ku kemi linde e jemi rrite dhe ku po jetojme tani! Tipat e tille njihen fare mire se, i kane blere “vlerat” dhe jane shitur per to, ne dem te tjereve dhe ne dem te interesave tona kombetare.
Lexusi im i dashur, nuk eshte e ndershme per ne t`i blejme “vlerat” dhe te shitemi per to, qe ta marrim epitetin e “herojte”, “veteranit”, “shkenctarit” apo “akademikut”, spse me mendimet, qendrimet, opinjanet, mimiken dhe sjelljet tona gjate jetes, i demaskojme vete ato, qe i kemi blere dhe per te cilat jemi shite. I juaj mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!