Pse nuk jemi ata qe ishim dikur dhe pse e pranuam ate qe se kishim kurr

Qe t`u pergjigjesh ketyre pyetjeve dhe pergjigjet te jene sa me afer te vertetes, duhet te merren parasysh disa faktor, si psh: fyqite pushtuse dhe aleancat mes tyre neper periudha te ndryshme historike, te cilat e treguan brutalitetin dhunues kunder qenjes dhe trungut tone njerezor, kulturor fetar, gjuhesor, ekonomik e teritorial. Ky brutalitet vandal i pushtueseve tane neper shekuj shkatrroi çdo gje qe ishte autoktone e jonja. Keto aleanca pushtuse e shkatrruese, perpos qe e perdoren forcen e dhunen ndaj atyre qe nuk nenshtroheshin dhe nuk e pranonin elementin pushtues, e perdoren ne kombinim mashtrimin e lajken dhe paditurine tone, duke ofruar njekohesisht kulaqin edhe kerbaqin, si mjete mashtrimi e nenshtrimi. Pra forca dhe mashtrimi qe u perdoren kunder nesh, nau imponua me dashje apo pa dashje, me lajka e mashtrime, qe t’ia kethejme shpinen asaj qe ishim dhe e kishim dikur dhe ta pranojme ate qe se patem kurre.
Kete pranim te cilin e beme, na kushtoi shume shtrejte, sepse i humbem gati 90% te trojeve tona, i humbem afer 30 miljon banore te substances sone Ilire, qe e kishim ne kohen e Ilirise, duke derdhur gjakun si lum ne luftra qe i benim per tu mbrjotur nga pushtuesit tane. Shkurt shprehur e humbem Ilirine me qendren e saje Dardanine, e humbem Arberine dhe Shqiperine Etnike. E çka fituam krahas kesaj humbje?! E fituam perqarjen e urrtejtjen mes nesh, permes imponimit te tri feve te ndryshme, permes dhunes politike, burgosjeve e vrasjeve masive dhe perzenjes nga trojet tona, i fituam kishat katolike qe naj imponuan romaket, fituam kishat ortodokse qe naj imponuan greko-ruso-sllavet dhe i fituam gjamijat dhe teqet qe naj imponuan turqit dhe arabet aziatik. Fituam emrat romako-latin katolik, si Pal, Leke, Zef, Gjon, Gjergj e tjere. Fituam emrat ortodoks greko-ruso-sllav,si Pjeter, Millosh, Dhimiter, Pandeli, Majko, Bogdani, Budi e tjere. Fituam emrat turko-arabo-aztiatik-islamik, si Sami, Avdyl, Naim, Ismajl, Skender, xhafer e tjere, duke i harruar perfundimisht emrat tane Ilir,si Gent, Bardhyl, Agron, Teute, Dardan, Korab, Petrit dhe Gentiane e tjere. Edhe pse koheve te fundit po e rimarrim veten dalengadale duke i rikthyer ne skene emrat tane te vertete qe i kishim ne kohen e Ilirise.
Kete agresivitet te pushtuseve, quditerishte e shohim edhe ne familjen e madhe te kastrioteve, me ne krye Gjergj Kastriotin- Skenderbe, heroi yne i madh kombetar, ku ne familjen e tije te ngushte kishte emra katolikesh si gjone e gjergj, kishte emra ortodoks,si Voisava dhe emra muslimanesh,si Hamza Kastrioti, i cili e tradhtoi xhaxhajn e vete Skenderbeun dhe u be kunder tije. Ja deri ku ka shkuar perqarja nga ana e pushtusve tane, deri neper meset tona familjare! Ne kete nivel qorodites e masakrues kane ardhe pushtimet romako-bizantine-katolike, greko-ruso-sllave-ortodokse dhe turko-arabo-aziatike-islame!
Nga te gjitha keto te bema te pushtueseve tane, Iliria me kryeqndren e saje Dardanine, me afer 120 mije kilometra katror dhe me afer 40 miljon banor Ilir, qe i kishin emrat e paster Ilir, me kulturen specifike e besimin ne Zot, me edukaten dhe arsimin e niveleve te kohes nder me te mirat, me traditen, veshen, artin , muziken dhe gjuhen, sote kane mbete po thuaja si mite apo enderra tona, sepse keto gjurme i ka mbuluar pluhuri i 20 shekujve me radhe, qe e shkaktuan me paramendim pushtuesit tane.
Kete realite te lashte, si me inate po e ruan perbrenda toka e jone shqiptaro-arberore dhe Iliro-pellazge.
Lexuesi im i dashur, u lus qe te mesojme sa ma shume dhe te kuptojme se kush ishin Iliret dhe Iliria me kryeqndren e saje Dardanine. Te mesojme cilat ishin zakonet tona, besimi, kultura, arti, muzika, vesha, edukata, arsimi dhe gjuha. Te mesojme se ne cilin nivel te zhvillimit e kishim mjekesine, arkitekturen, ndertimtarine, ekonomine, bujqesine, tregtine, zejtarine dhe blegtorine e shpeztarine. Te mesojme se ne cilin nivel e kishim edhe artin mbrojtes ushtarak e shume gjera tjera me interes per lashtesine tone?!Te mesojme historine, arkeologjine, filozofine dhe gjuhesine tone te lashte qe i kishim nder shekuj. Ta mesojme filozofine fetare te Ilirizmit duke e krahasuar me filozofine fetare te katolicizmit e ortodoksizmit krishten dhe me filozofine fetare te islamizmit musliman, sepse edhe ne si popull, nuk kishim asgje me pak se sa popujt e asaj kohe qe i kishim per rreth, ndoshta kishim edhe me shume se ta. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje