Injoranca po e ngulfate frymemarrjen e lire dhe punen konstruktive ne institucionet tona
Injorantet jane te pagdhendur politikisht, profesionalisht, kombtarisht, fetarisht dhe jane te pagdhendur moralisht e pa edukate te duhur. Keta, nga padituria e tyre e injorojne diturine e tjereve, profesionalizmin, atdhedashurine dhe sakrificen qe e bejne kudo me punen dhe veprat e veta, ne interes te institucioneve dhe interes kombtar. Injorantet rrembejne e shkaterrojne çdo gje qe gjejne perpara, sipas pozites e pergjegjesise qe e kane dhe mundesive qe u ipen, duke pervetesuar sa ma shume per veten e per klanet ku bejne pjese. Keta, e injorojne dinjitetin, moralin, besimin, perspektiven dhe ekzistencen jetesore te tjereve ne nivel vendor, rajonal e kombetar, sepse injoranteve u mungon dinjiteti e morali i vete, u mungon edukata intelektuale e kombetare, u mungon edukata profesionale e politike dhe ajo fetare.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha ta luftojme injorancen, se pari ne radhet tone, e pastaj kudo qe gjalleron ajo neper institucione shtetnore, politike, fetare, kulturore, ekonomike, shendetesore, arsimore dhe juridike, qe ti lirojme institucionet tona nga ngulfatja, te marrin fryme lirshem dhe te ecin perpara, si shoqet e tyre neper bote. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!