Hajnia, ligësia, marrëzia dhe sa të kqija janë, paditurinë mëmë e kanë-N.F

21. 09. 2024

Mesazhi i kësaj thënje të urtë nënkupton se hajnia, ligësia, marrëzia dhe të këqijat tjera mes njerëzve, janë veprime të ulta njerëzore, por padituria është më e keqija prej tyre dhe ua vënë kulmin veprave të liga dhe krimeve të ndryshme kundër njerëzimit. Kjo thënje thekson rëndësinë e madhe që ka edukata dhe dituria mes njerëzve, krahasuar me sjelljet negative, arrogante, kriminale dhe gjenocidale që i bëjnë njerëzit e pa edukuar, të paditur, të pasocializuar, pahumanizuar dhe të pamoralshëm.

Padituria e paedukata e qonë njerëzimin në gabime të mëdha, në konfuzion dhe në fatalitet. E çonë në korrupcion, nepotizëm, në krim të organizuar ekonomik, shënëndetësor, arsimor e juridik. E çonë në zhvatje të pasurisë shoqërore, në kapje të shtetit, gjykatave, prokurorisë dhe qitjen në treg të pjesëve të atëdheut e në tradhti. E qonë në përqarje, hasmëri, në vëllavrasje, në urrejtje, në xhelozi dhe çka jotjetër më zi.

Kurse edukata dhe dituria e vërtetë e udhëzojnë njerëzimin drejtë zgjidhjeve të arsyeshme, humane, sociale, morale e kombtare dhe e çojnë drejtë sjelljeve të mira në shoqëri. Edukata dhe diturija janë udhëzuesit më të mdhej që e ndihmojnë njerëzimin të zhvillohet, të kuptoi dhe të vepron në mënyrë etike e të zgjuar. Sa shumë kemi nevojë ne shqiptarët të paisemi me edukatë, dituri, kulturë e shkencë, që ta pasurojmë kombin shqiptar me të mirat që naj sjellin ato gjatë jetës! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje