Gabimet qe i beme dhe po i bejme ne dem te qeshtjes sone kombetare, duhet permiresuar
Ne si komb ende kemi ma shume armiqe se sa miqe ne bote, sepse kurr nuk kemi dite te bejme miqe dhe te rreshtohemi me miqte e vertete, duke u pozicionuar kush pas romakeve, kush pas bizantineve, kush pas turqeve e kush pas greko-sllaveve, kush pas komunizmit, kush pas shovenizmit e kush pas nazizmit, kush internacionalist e kush ballist, duke luftuar e duke u vrar mes veti per lirine e tjereve dhe per formimin e shteteve te tyre dhe duke harruar veteveten e interesat tona kombetare. Ne si komb jemi perserites te pakorrigjueshem te gabimeve tona historike dhe po vazhdojme me avazin e vjeter duke poshtruar veteveten e duke i madheruar tjeret pa e gjete nje mes ma te volitshem, qe nuk e demton qenjen dhe dinjitetin tone kombetare ne raport me tjeret.
Qe nga Iliria, Arberia dhe sot ne trojet shqipetare, ende kane mbete ne gjakun e shpirtin tone tradhetia, zilia, lakmia, egoizmi, karrierizmi, mendjemadhesia, bajraktarizmi, lokalizmi, shpifjet dhe shpiunazha ne mes nesh e kunder kombit ne pergjithesi, duke u sherbyer me mjetetet ma te ulta pushtueseve tane. Ne tradhtohemi mes veti, mashtrojme njeri tjetrin, e urrejme, e fyejm dhe ma lehte ngaterrohemi mes veti e luftojme, se sa ngatrrohemi e luftojme me pushtuesit tane! Ne mesin tone kombetar , ende eshte ma e forte ndjenja e egizmit, lakmise, karrierizmit, se sa ndjenja e atdhetarizmit per ta bere Shqiperine. Ne edhe sote e kesaje dite, nuk e kemi mbi te gjitha kombin dhe e trajtojme ate si perkatesi e feve krishtene e islame, duke u orjentuar verberisht e mjerisht mbi baza fetare nga lindja e nga perendimi, ne vend qe te krijojme mardhenje te mira si komb e me dinjitet kombetar, edhe me lindjen edhe me perendimin, per aqe sa ata na trajtojne ne menyre te barabart me veten e tyre si komb. Per qudi, as dje e as sot nuk kemi qene, as nuk jemi ne unitet e ne pajtim kombetar, gjithnje te shperndare e te perqare, sipas synimeve te atyre, qe nuk deshen te na shohin kurr te unisuar si komb. Ishim dhe jemi gjumash dhe na del gjumi kur behet teper vone. Iishim dhe jemi mburravec qe i perdorim fjalet e medha dhe bejme pune te vogla. Paraqitemi patriot te medhenje e nuk jemi te tille , paraqitemi demokrat e me zemer e shpirt jemi diktator kunder vetevetes, paraqitemi revolucionar e ne shpirt jemi antirevolucionar, praqitemi si humanitar, e veprojme si anti humanitar, luftojme ma pare vendin tone dhe ne mes veti, se sa qe luftojm me pushtuesit tane. Jemi me shum romantik se sa realiste, jemi anarkist e nihilist, se sa optimist real, jemi me shume besnik ndaj te huajve dhe te pabese ne mes veti, e kemi braktisur besen kombetare dhe ia kemi ulur vleren asaj, e kemi braktisur burrerine, patritizmin dhe atedhedashurin, duke i konsideruar si relike te vjetra historike, e jo si frymezim per veprim kombetar e per interesa te kombit. Edhe sot e kesaj dite nuk mendon kush, pse Shqiperija mbete e ndar epoke pas epoke, qe nga shtetet Ilire, qe nga principatat arberore, pashallaqet dhe vilajetet turke dhe qe nga banovinat, obllastet dhe pokrajinat greko-sllave, te cilat po vazhdojne te ekzistojne edhe ne ditet e sotit, ku po sorrullaten bijte serb, malazez, maqedon dhe grek neper trojet tona dhe i promovojne idete e tyre reakcionare kunder shteteve e kunder popullit shqiptar, ndersa politikanet tane i rrudhin krihte si qyqare dhe behen sikur nuk po ndodhe asgje! Ne, nuk i shiqojme grekosllavet se si po e poshtrojne popullin shqiptare por vajtojm duke e poshtruar veten si islamist, si xhihadist, si fundamentalist, si ISIS, si mongolo arab, e çka jo tjeter, ne te njejten linje me propaganden greko-sllave, duke kerkuar nga populli shqiptar edhe te konvertohemi ne dreqin e te birin, sepse nuk po na pranojka Europa ne “parajsen” e vete keshtu siq jemi.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha qe ti permiresojme gabimet tona si individ, si grupacione politike e inteltuale, si grupacione fetare, si organe shtetnore dhe si komb ne tersi, nese nuk deshirojme te tretemi edhe me thelle ne gabimet tona te turpshme kunder vetevetes.Ripostim – I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!