Eshte fat i keq per nje popull kur e voton nje qeveri qe nuk i mbrone interesat e tij
4. 11. 2020
Kan thene te menqurit: ” si eshte populli eshte qeveria e tije”. Edhe pse po me dhemb ne shpirt ta pranoi kete fajsim te popullit per nje elite pushtetaresh, qe nuk i mbajne me ndere pergjegjesite e veta te cilat u takojne dhe nuk i mbrojne interesat e perbashkta kombetare qe ua ka besuar populli. Realiteti sado i hidhur duhet pranuar!
Sa shume perandoreve, princerve, mbreterve u kemi shkuar prapa, ne beteja e ne paqe, e sa pak apo aspak ata i mbrojten interesat tona kombetare dhe atdheun. Sa e sa presidente, ministra e kryeministra i vuam ne balle te kombit me voten tone, qe ua besuam, e sa pak apo aspak i mbrojten interesat tona te perbashkta ata!
Sa shume perandor, princa e mbreter ua dhuruam preandorive, principatave e mbreterive te ndryshme, e sa pake apo aspak bene ata per Ilirine, per Arberine dhe per Shqiperine tone te dashur!
Si eshte e mundur kjo fatkeqesi per ne si popull qe perandoret tane, mbreterit dhe princat te bejne shume per tjeret e pak opo aspak per neve?!
Pse nuk u mbushem mend qe 2000 vjete, te mos u shkojme prapa atyre pushtetareve, qeveritareve, parlamentareve, deputeteve, ministrave e kryeministrave, te cilet nuk i perfaqesojne interesat tona kombetare dhe nuk i mbrojne ato me dinjitet?!
Pse ua japim voten pse, pse, … ae di kush psehin e ketij veprimi te ulte?! A mos valle per interesat tona te ngushta personale e familjare ia lejojme vetit kete turp e kete marre?!
Eshte fat i keqe per nje popull, kure me voten vete e zgjedhe dhe e mbrone nje qeveri, nje presidence dhe nje parlament, qe nuk i mbrone interesat e perbashkta kombetare, nje qeveri qe e shkaterron shtetin dhe e shet vendin. Kete fat duhet ndryshuar sa më pare, nese deshirojme te mos jetojme se bashku me fatkeqesine deri ne zhdukje. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!