Disa prej shkaqeve që po i sjellin pasoja të pariparueshme edukimit dhe arsimit tonë kombtar
10. 07. 2015- ripostim
Po si larguam shkaqet që po e pengojnë organizimin e mirëfillt të edukimit dhe arsimit tonë kombëtar, do të jetë e pa mundëshme të eliminohen pasajat e shumta, që ditaditës po e përfshijnë këtë fushë jetike të realitetit tonë, pa të cilën është e pamundëshme të ecim në trend me kohën dhe të bëjmë jetë me dinjitet, të begatshme e të lumtur.
Hapsira e pamjaftueshme e lokalit shkollor, numri i madh i nxënësve nëpër klasë. Mungesa e kabineteve dhe mjetëve audiovizuele, ilustrative dhe demonstrative mësimore, mungesa e teksteve shkollore e univerzitare për disa lëndë mësimore të profileve të ndryshme, cilesia e dobtë e hartimit dhe përmbajtjeve të tyre për nga niveli teknologjisë pedagogjike e psikologjike.
Hartimi i korikulave apo planprogrameve shkel e shko nga njerëzit që nuk kanë përgatitje profesionale.
Pergatitja e kuadrit mësimdhënës jo aq e lakmueshme. Hartimi dhe përpilimi i testeve për cilesim, pa kritere të mjaftushme pedagogjiko-psikologjike për nivelet dhe moshat e ndryshme të nxënësve dhe studentëve. Testi kombëtar është i komprimituar fare, ku po marrin pikë më shumë ata nxënës që dijnë vetëm të kopjojnë e per dituritë e zotësitë e tyre mos të flasim!
Nxënësve të shkëlqyeshëm që përpiqen me forcat e veta, po u bije vlera gjithnjë e më shumë nga konkurenca jo reale e kolegëve të tyre. Regjistrimi i nxenesve e studenteve dhe kalueshmeria e tyre mbi baza partiake, familjare, farefisnore e mbi baza korruptive. Marrja e gradave dhe titujve shkencor po ashtu duke ngulfatur tërsisht vleren e mirfillt të edukimit, arsimit dhe shkencës.
Emrimi i kompetentëve dhe përgjegjësve të arsimit nga nivelet më të larta e deri të ato me të ulta, po bëhet pa i respektuar kriteret profesionale, pedagogjike e psikologjike, duke u mjaftuar që ata të jenë vetëm militant partiak. Neglizhenca në punë dhe papërgjegjësia ndaj askujt dhe nga askush e shkaqe tjera që nuk po i përmend në këtë shkrim, të cilat po i sjellin pasoja të mëdha arsimit dhe edukimit tonë kombtar!
Lexuesi im i dashur, keto jane disa prej shkaqeve të cilat po i sjellin pasoja të pariparueshme edukimit dhe arsimit tonë kombetar. Po nuk i larguam sa më pare këto shkaqe, pasojat do të thellohen edhe më shumë në edukimin dhe arsimin tonë, ku haraqin më të madh do ta paguajnë gjeneratat që do ti lëmë pas!
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!