Politikanët serb po u japin leksione me të gjitha mjetet politikanëve shqiptar qyqyar se si mbrohet popullata e vetë
07. 07. 2023
Politikanët shqiptar andej e këtej kufijëve i kanë fut veshët në lesh dhe nuk kanë mision ti mbrojnë interesat e popullatës që e përfaqësojnë dhe ta mbrojnë shtetin e atdheun e tyre, por mision e kanë ta mbrojnë miqësinë me ndërkombtarët dhe interesat e veta për pushtet, duke u falë troje të atdheut fqinjëve tanë pushtues greko-sllav, pa u preokupuar fare për gjendjen e katandisur të popullatës shqiptare andej e këtej kufijëve.
Fqinjët tanë pushtues sllavo-grerkë historikisht e kanë shfrytëzuar me dinakëri miqësinë me ndërkombtarët, për ti zgjëruar trojet e veta në dëm të trojeve të shqiptarëve, në dëm të popullatës që i takon atyre trojeve, përmes burgosjeve, torturave, dhunimeve, vrasjeve, gjenocidit dhe përmes përzënjes me dhunë nga trojet e shtëpitë e veta. Në të kundërten politikanët shqiptar i kanë futë veshët në lesh me të vetmin synim që ta mbrojnë miqësinë me ndërkombtaret dhe interesat e veta të ulta përsonal për pushtet, edhe në dëm të trojeve, edhe në dëm te shtetit, edhe në dëm të interesave tona kombtare!
Kjo mrapshti, verbëri ligësi dhe budallij politike e politikanëve shqiptar nuk ka të ndalur, që nga pushtimi i Ilirisë e deri në ditët e sotit, duke shkatrruar trungun e atdheut, duke varfruar e masakruar popullatën, për ta ruajtë paqën me gjakatarët gjenocidal greko-sllav, për interesa përsonale e për pushtet, me ata që nuk janë të interesuar aspak për paqë, por për të konfiskuar teritore të shqiptarëve, përmes miqësisë e dinakërisë me ndërkombtarët. Kurse në anën tjetër politikanët shqiptar për ta ruajtë miqësinë e interesat përsonale antinjerëzore me ndërkombtarët, falin pjesë të atdheut, e lënë popullatën e vetë nën zjarrin e robërisë greko-sllave!
Për tu dokumentuar kjo që u tha më lartë për gjendjen e mjerë të politikanëve tanë andej e këtej kufijëve, që nuk interesohen fare për ti mbrojtë trojet shqiptare dhe popullatën e sajë, dëshmon teritori çam me madhësi sa dy Kosova dhe popullata e Çamerisë e asimiluar nën qizmen pushtuse greke, dëshmon teritori i tokave tona dhe popullata shqiptare që ka mbetë nën qizmën pushtuse maqedone, dëshmon teritori i tokave shqiptare të Sangjakut të Nishit, në të cilin nuk ka mbetë asnjë kokë shqiptari atje nga spastrimi etnik Serbisë fashiste dhe teritori i tokave shqiptare me popullatën e saj në Luginën e Preshevës që po e heqë të zitë ullirit nën pushtimin e qizmës gjakatare të Serbisë fashiste, dëshmon teritori i tokave shqiptare dhe popullatës së sajë nën qizmën pushtuse të malazezëve!
Poa ashtu edhe në ditët e sotit për politikanët tanë qyqar e tradhtar dëshmon humbja e mbi 8200 hektarëve tokë rreth demarkacionit me malin e Zi, dëshmon, humbja e mbi 4000 hektarëve tokë reth demarkacionit me Maqedonin e Veriut, dëshmon nënshkrimi i Zajednicës serbe, dëshmon nënshkrimi i marrveshjes për ekstra teritor rreth kishave ortodokse serbe, edhe pse janë ozurpuar me dhunë ato kisha nga shqiptarët e besimit ortodoks, dëshmon përpjekja e politiknëve shqiptar për tia falë Veriun, Trepqën dhe Ujmanin Serbisë, dëshmon pagesa e rrymës për kriminelët serb për afër tri dekada, ku po u paguhet edhe tani në dëmë të popullatës shqiptare.
Tani do të shihet edhe veprimi i kryeministrit të Shqipërisë se ku do tia qet tymin ardhmësisë së Kosovës dhe popullit shqiptar me këtë vizitë që po ia bënë shteteve të ballkanit, edhe pse ka kohë që qëllimet e tij janë treguar se nuk janë konstruktive për interesat e Kosovës dhe për intertesat e kombit shqiptar në përgjithësi?! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!