Po e ndjej thellë në shpirtë përqarjen dhe shkaterrimin tëndë populli im i dashur

5. 07. 2020- ripostim

Pse populli im, të lutem pse, nga komb shqiptar po përqahesh, po shkatërrohesh e po poshtrohesh në popull partishë, feshë e ideologjishë, pse të lutem pse?!

Pse nuk po i friksohesh dhe turpërohesh udhtimit tënd drejtë zhdukjes sistematike, duke imituar injorishtë e pandërgjegjshëm mbeturinat e reliket e huja fetare, politike, ideologjike e prapshti tjera, prodhuar për të zezën tënde, pse poulli im i dashur pse?!

Si nuk u mësove, si nuk po mëson, si nuk u mbushe e nuk po mbushesh mend, që asgjë nuk fitove pos humbjeve tragjike, me imitimin dhe me shërbimin që ua bëre e po ua bënë sistemeve të huja politike e fetare, si sistemeve politike e fetare të latino-romakëve, greko-bizantinëve, sllavo-ortodoksëve dhe turko-aziatikeve, të përqar mes veti e të hasmëruar si është më keq?!

A mos po e trepron me këtë dembelëllak që asgjë nuk po mëson, nuk u mbushe mend dhe asgjë nuk po fiton pos humbjeve tragjike?!

Si bre si nuk u mbushe mendë duke vrapuar pas fashizmit dhe nazizmit italian e gjerman, pas komunizmit rus, socializmit veteqeverises titist serbo-jogosllav, përherë në dëm të vetëvetës, ne dem të jetës, në dëm të unitetit, në dëm të trojeve tona, në dëm të kulturës, gjuhës, historisë dhe në dëm të zakoneve e traditës sonë, si bre si çka të ka gjetë me këtë hutij, shkurtpamësi, përplot mes veti përqarje e hasmëri?!

Pse nuk ndjeve dhembje e nuk po ndjenë për teritorët tua të humbura më par, mbi 100 mij kilometra katror, për popullatën e torturuar, masakruar, dhunuar, përqmuar dhe të përzënë me dhunë nga trojet e veta, neper shekuj e dekada dhe prap po vazhdon ti humbish, siq i humben më pare paraardhesit tane, pse bre pse, çka të ka gjetë që nuk po mbushe mendë?!

A ka turp, ligësi e tragjedi më të madhe për ne shqiptarët, pos edhe të na zhdukin tërsishtë nga faqja e dheut, që na kanë ndarë e përqar mes veti dhe naj kanë coptuar trojet si është më keq e më zi, një gjymtyrë na ka mbetur nën Greqi, tjetra nën maqedoni, një gjymtyrë e mbetur nën Serbi e tjetra nën Mal te Zi! Pa i harruar edhe gjymtyrët tjera të humbura e të tretura nën Slloveni e nën Kroaci, nën Bosne e Hercegovinë! Ku ka turp më të madh o populli im i dashur për një komb, se kjo që i ka ndodhur kombit tonë shqiptar?!

A ka turp e fatkeqësi më të madhe, që na ka zë gjum i thellë para prehjes se thikave të gjelatëve shekullor, që po i mprehin të amputojnë prap gjymtyrë të trupit tonë e të atdheut, falë qyqarëve tanë politik, dhe qyqarllakut tonë si popull, që u kemi shkuar e po u shkojmë prapa politikanëve sociopat, qyqarë, tradhtar, që ishin e janë fatkeqesia e jetes sonë, fatkeqesia e pasardhësve tanë dhe fatkeqësia e tokave tona!

Sa turp, sa ligësi e sa fatkeqësi ti mbyllim syt ,të qëndrojmë duarkryq si sociopat, si qyqar, si tradhtar, si budallenjë, të përqarë e të hasmëruar mes veti prapa politikajve tradhtar dhe para përpjekjeve të fqinjëve tanë pushtues, të na e marrin Trepçën, Ujmanin dhe pjesen Veriore te Mitrovicës, veriun e Kosovës dhe jugun e Shqipëris së bashku me detin jugor të sajë?! Vërtetë turp i turpit që nuk e lanë as ujtë e detit! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje