Për kë po lufton sot opozita kosovare, për shtet apo për pushtet

04. 07. 2023

A ka kush mes popullit shqiptar që se ka kuptuar këtë opozitë, që po lufton për pushtet e jo për shtet?! Nuk besoi, pos tradhtarëve zhvatësve të Kosovës, nepotistëve, të korruptuarëve dhe organizatorëve të krimit, sëbashku me bandat terroriste serbe në veri! Kjo opozitë që po fshihet kaq dinakërisht prapa miqëve ndërkombtar europiano- amerikan, a mos e ka për synime ta mbroi shtetin e Kosovës, popullin e saj dhe teritorin e atdheut, apo të rikthehet në pushtet?! Nuk i besoi aspak miqësisë së pistë të PDK-s, LDK-s, AAK-s, NISMËS, AKR-s dhe të PSD-s me shumë fytyra, maskuar me pafytyrësinë e tyre në emër të miqësisë me Amerikën e me Europën, që kanë tjetër synim, pos ardhjes në pushtet!

A ka kush mes shqiptarëve që i beson kësaj opozite e cila po përpiqet dhe po e bënë të pamundëshmen që ti kthej me dhjeta mija shqiptar që janë përzën me dhunë nga bandat terroriste serbe prej veriut të Kosovës, të cilët edhe pas 24 viteve liri, ende nuk po munden të thehen nëpër shtëpitë, arat dhe fushat e tyre nga bandat terroriste serbe në veri, të komanduara e të derigjuara nga presidenti terrorit i Serbisë, me synimin që ta aneksoi veriun e Kosovës, Trepçën dhe Ujmanin para syve të KFORIT? Nuk ka kush që i beson, pos tradhtarëve që gjenden mes shqiptarëve!

Këtë opozitë që ishte në pushtet për dy dekada me radhë, a ka kush mes shqiptarëve, pos tradhtarëve, që nuk e kanë kuptuar se e ka kap shtetin për interesa të veta përsonale e partiake, i ka kap gjykatat, prokurorinë, sistemin politik e ligjor, për të abuzuar me to, në dëm të zhvillimit ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik. Në dëm të shtetit, popullit dhe në dëm të interesave tona kombtare, për interesa të veta shumë të pista! Kjo kapje abuzive dhe bllokadë e shtetit, po deshmohet edhe në ditet e sotit nga deputetet opozitar në parlament, duke bllokuar funksionimin e tij norma, edhe pse paguhen nga taksat e popullit, haram e paqin!

A ka kush mes shqiptarëve, pos tradhtarëve, zhvatësve dhe shkatërruesve të shtetit të Kosovës, që ia beson kësaj opozite udhëheqjen e shtetit, e cila është dëshmuar për dy dekada me radhë si rrënues e tij, si rrënues e pasurisë kombtare, si rrënuese e interesave të popullit, si abuzuese me instrumentet shtetnore, si abuzues me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, si politikë e korruptuar deri në fyt, me korrupcion, me nepotizëm, dhe me krim të organizuar në të gjitha sferat e ndryshme shtetnore, si sociopat në politikë që kanë bashkpunuar me bandat kriminale serbe në veri, e çka nuk ka bërë tjetër për të keqën e Kosovës, shtetit dhe popullit të sajë opozita në fjalë?! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje