Hipokrizia e Hipokritëve po e shkatërron në temel kombin shqiptar
01. 07. 2023
Hipokrit në politikë, hipokrit në kulturë, në fe e hipokrit në shkencë! Hipokrit në shëndetësi, ekonomi, arsim e hipokrit në drejtësi! Kudo kanë depërtuar hipokritet dhe hipokrizia e tyre në mesin e shoqërisë shqiptare! Vertetë po i kanoset një shkatrrim brenda vetëvetës kombit shqiptar, dy shteteve të tij, politikës, kulturës, religjionit, shkencës shqiptare e ku jo tjetër?!
Hipokrizia vërehetë tek ata individ, të cilët nuk janë të paktë në mesin e shoqërisë sonë, që shtirën sikur janë njerzë të mirë, të virtytshëm, të dashur, të dijshëm, atdhetar, të ndershëm, human e social me qëllim që ti gënjejnë, ti mashtrojnë e ti bindin tjerët, për qëllimet e veta hipokrite në dëm të atdheut, shtetit, popullit, kulturës, shkencës religjionit, shëndetësisë, ekonomis, arsimit dhe drejtësisë!
Hipokrizia vërehet tek ata individ që po përhapen si virues i madhe infektues për shoqërinë shqiptare, të cilët mbajnë qëndrim me dy e më shumë fytyra, që nuk janë të sinqertë, të çiltërt, nuk e zbulojnë fytyren e vetë të vërtetë, shtijnë, shpifin e trillojnë të pavërteta për tjerët, nuk i shprehin haptas mendimet, bindjet, besimet e pikëpamjet e veta, u buzqeshin tjerëve përplotë hipokrizi kur ballafaqohen me ta, kurse prapa shpinës ua mbarojnë varrin!
Hipokritet me hipokrizinë e tyre e përqajnë dhe hasmërojnë popullin shqiptar mes veti, për ta fshehur djallëzinë e tyre që po e qojnë ujtë në millijtë e qareqve antishqiptare dhe në mullijt e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek, për ta fshehur djllëzinë e tyre që po e zhvatin dhe po e shkatërrojnë pasurinë tonë të përbashkët kombtare, që po e përhapin korrupcionin e nepotizmin, krimin e organizuar, prostuticionin, trafikimin me qenje njerëzore dhe po e përhapin narkomanin për përfitime të veta përsonale e grupore!
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!