Cilat jane ilaqet më te mira kunder ndotjes dhe helmimit shpirteror
Sa shume kemi nevoje te paisemi me ilaqin më efektiv e te shkelqyeshem shpirteror te diturise, edukates, vullnetit, guximit, vendosmerise, dashurise, punes, mirekuptimit e bashkpunimit mes veti, pa te cilat nuk ka mbrojtje nga ndotjet dhe helmimet e shpirtit tone, nuk ka jete te shendetshme, te lumtur, te sukseseshme, te begatshme dhe me dinjitet njerezor, nuk ka raporte te shendosha mes nesh si komb nuk ka unitet e perparim ne mesin tone familjar, shoqeror e kombetar.
Sa shume kemi nevoje ne shqiptaret te edukohemi, paisemi me dituri, te punojme, te duhemi, te respektohemi, te bashkpunojme, te ndihmohemi mes veti dhe te sakrifikojme e te punojme per njeri tjetrin, per vendin dhe per lirine tone, sepse pa keto virtyte mes nesh, do ta kemi veshtire dhe te pamundeshme, organizimin e nje jete normale, formimin e nje shteti me tradita kombtare, humane e njerzore qe i mbrone interesat e qytetareve te vete dhe kufijte e vendit, mes ketyre rrethimeve te vrazhda nga fqinjet tane pushtues, te cilet po bashkpunojne ngushte me tradhtaret e kombit shqiptar kunder interesave te shqiptareve.
Sa shume na duhet dashuria, puna, dituria, nderi, uniteti, drejtesia, vullneti dhe guximi mes nesh, qe ta fitojme me ndere, guxim e sakrifice lirine dhe pavaresine e trojeve tona, ne te cilat eshte derdhur gjak i madh per to nga paraardhesit tane.
Vertete shume probleme e shqetesime, brenga e shkaterrime, varferi e perulje po i sjellim vetit, familjes dhe kombit, permes ndotjeve dhe helmimeve shpirterore nga urrejtja, xhelozia, perqarja, fanatizmi fetar e partiak, lakmija e shemtuar, padrejtesia, pertacia, amoraliteti, hajnia, kriminaliteti, drogimi, trafikimi, dhunimi, e helme tjera, qe po na kanosen dhe dita dites po e shkaterrojne interesin tone personal, familjar dhe ate kombetare.
Lexuesi im i dashur, edukata, dituria, puna, vullneti, guximi, dashuria, uniteti dhe bashkpunimi, toleranca e mirekuptimi jane mese te domosdoshme mes nesh si komb, qe te sherohemi sa me pare nga ndotjet dhe helmimet tona shpirterore. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!