Eshte drejtesi, civilizim apo turp i fuqive te medha europiane qe i coptoi tokat shqiptare dhe ua vuri kufijt mes tyre

Vertete duhet ti bejme pyetje më pare vetit e pastaj Europes dhe Botes mbare, eshte drejtesi, civilizim apo jo, eshte turp apo ndere i  Europes dhe botes mbare, me kete realitet te hidhur qe ua kane imponuar e po ua imponojne shqiptareve?!
Me cilen drejtesi, me cilin humanizem, civilizim, e moral pos arrogances  mund te arsyetohet ndarja e shqiptareve te Ulqinit, Plaves, Gusise, Malesise se Madhe, Hotit, Grudes, e shume fshatrave tjera, me kufi mes Kosoves veriperendimore, per tia dhuruar tokat e tyre Malit te zi?! Me cilin arsyetim perpos arrogances mund te arsyetohet tani dhenja e mbi 8200 hektareve toke malit te Zi?!
Me cilin arsyetim perpos arrogances mund te argumentohet ndarja e shqiptareve te Presheves, Medvegjes, Bujanovcit, Ternovcit, Tupalles e shume fshatrave tjera shqiptare me kufi mes Kosoves verilindore, me ia dhuruar tokat e tyre Serbise?!
Me cilen drejtesi, humanizem, civilizim, dhe me cilin moral pos arrogances munde te arsyetohet ndarja e shqiptareve te Shkupit, Tetoves, Kumanoves, Kerqoves, Struges, Prespes, Ohrit, Manastirit, Dibres dhe shume e shume fshatrave tjera shqiptare me kufi mes Kosoves juglindore dhe Shqiperise lindore, per tia dhuruar tokat e tyre Maqedonise se krijuar artificialisht nga synimet djallezore sllave me aminin e Europes?!                                                                                                                                                                                                                                                           Me cilin arsyetim pos arrogances mund te arsyetohet dhenja e më shume se katermij hektareve toke se fundmi, pa kurrfar shkasi?!
Me cilin arsyetim, civilizim, drejtesi e moral pos arrogances mund te arsyetohet ndarja e shqiptareve te Janines, Çamerise dhe shume fshatrave tjera po ashtu shqiptare, me kufi ndares mes Shqiperise Jugore, me ia dhuruar tokat e shqiptareve Greqise apo laraskes a dhelpres se “civilizimit” europian.                                                                                                                                                                                                                                                            Me cilin arsyetim pos arrogances fashiste antinjerzore mund te arsyetohet ndarja e Kosoves me Shqiperine, mes per mes trungut shqiptar dhe trojeve te tyre per ta shperblyer Serbine fashiste, qe sebashku me greket dhe ruset perhere kane qene ne pozicione fashizoide kunder shqiptareve dhe interersave te tyre?!
Me cilen drejtesi pos arrogances dhe çmendurise njererzore mund te arsyetohen ne ditet e sotit te kohes moderne, civilizimit europian e atij boteror padrejtesite, qe po u behen shqiptareve ne pergjithesi?!
Lexuesi im i dashur, me cilin arsyetim pos arrogances, nivelit te ulte edukativ, kulturor, moral, social e kombtar i kemi vuar veshet ne lesh ne shqiptaret dhe po pajtojme me kete gjendje kaqe te turpshme, te panjerzishme, kaqe  neneshtruese e poshtruese ne raport me kombin shqiptar, i cili eshte nder popujt më te vjeter dhe banor i gadishullit Ilirik, kur nuk kishte as sllav e as grek ne keto troje?! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje